Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Pentagoni tha se Rusia “ka gjasa” që ka dislokuar një armë antisatelitore në hapësirë më herët gjatë këtij muaji. Por, ky pretendim i Shteteve të Bashkuara është hedhur poshtë menjëherë nga Moska.
Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, u tha gazetarëve gjatë një konference për media më 21 maj se një armë e re hapësinore u lansua pesë ditë më herët në orbitën e njëjtë ku gjendet një satelit i Qeverisë amerikane. Ai shtoi se vlerësimet e Pentagonit “tregojnë karakteristika të mëtejme që ngjasojnë me ngarkesa antihapësinore të dislokuara më 2019 dhe 2022”.
“Sigurisht, ne themi se kemi përgjegjësinë dhe jemi të gatshëm të mbrojmë domenin tonë, domenin hapësinor dhe të sigurojmë mbështetje të vazhdueshme dhe të pandërprerë për Forcën e Përbashkët dhe të Kombinuar”, tha ai.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, më 22 maj mohoi këtë deklaratë, duke e cilësuar si “informacion të rremë nga Uashingtoni”.
“Ne gjithmonë jemi kundër vendosjes së pajisjeve sulmuese në orbitën e Tokës”, tha Ryabkov gjatë një prononcimi për mediat në Moskë.
Një numër në rritje i shteteve i janë drejtuar hapësirës dhe dhjetëra prej tyre kanë aftësi që të lansojnë anije kozmike. Ndërkaq, rreth 80 shtete dhe shumë kompani private kanë asete në orbitë, duke ngritur shqetësime në botë se hapësira mund të shndërrohet në një armë, edhe pse që nga viti 1967 ekziston një traktat për hapësirën që thotë se armët duhet të qëndrojnë në Tokë.
Më 20 maj, një rezolutë e propozuara nga Rusia në Kombet e Bashkuara kundër garës së armëve në hapësirë nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit, pasi shtatë shtete, përfshirë SHBA-në, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, votuan kundër, ndërkaq shtatë të tjera, përfshirë Rusinë dhe Kinën e përkrahën rezolutën.
Muajin e kaluar, Rusia vendosi veto ndaj një rezolute të SHBA-së kundër armëve bërthamore në hapësirë. Përfaqësuesi amerikan në OKB, Robert Wood, atëbotë akuzoi Rusinë se po përdorë taktika manipuluese sa i përket çështjes së armëve bërthamore në hapësirë.
Në shkurt, mediat raportuan se SHBA-ja i kishte përshkruar ambiciet bërthamore në hapësirë të Rusisë dhe armët e mundshme bërthamore antisatelitore si kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pas raportimeve, Uashingtoni e akuzoi Rusinë se po zhvillon armë antisatelitore, ndërkaq presidenti Joe Biden, publikisht i siguroi amerikanët se as SHBA-ja e as komuniteti ndërkombëtar nuk përballen me ndonjë rrezik.
Atëbotë, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se shteti i tij “gjithmonë ka qenë në mënyrë kategorike kundër dhe edhe tani është kundër dislokimit të armëve bërthamore në hapësirë”
Marrë nga REL
Tomas Szunyog KOSOVË- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është shprehur së fundmi se Bash...
Ebrahim Raisi IRAN- Qindra mijëra iranianë kanë dalë në rrugët e Teheranit që nga mëngjesi i sotëm pë...
Foto ilustruese PALESTINA- Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do ta njohin shtetin palestinez më 28 maj, një ...
Foto ilustruese SERBI- Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë me qendër në Beograd përmes një letre i ka bërë...
Foto ilustruese MAQEDONI- Në Maqedoninë e Veriut më 22 maj po rivotohet në shtatë vendvotime në njësinë e pestë...
Foto ilustruese PALESTINË- Norvegjia do të njohë ekzistencën e shtetit palestinez nga 28 maji. Lajmin e njoftoi sot kryeministri norveg...
Përkujtimi ANGLI- Kanë kaluar shtatë vjet nga sulmi i 22 majit të viti 2017 në koncertin e Ariana Grande-s në Manchester. Nga...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dërguar një mesazh të ri udhëheqjes së Maqedonisë s&eum...
Foto ilustruese SHBA- Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shteteve të Bash...
Viktimat BRAZIL- Një 16-vjeçar ndërmori një akt të rëndë duke vrarë prindërit dhe motrën për shkak...