Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur takimet në Kosovë me krerët e lartë shtetërorë. Ai fillimisht është mirëpritur nga presidentja Vjosa Osmani, dhe më vonë gjatë ditës do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Rutte ka thënë në një intervistë për Al Jazeera Balkans një ditë më parë se, Kosova është shtet shumë me rëndësi dhe që NATO-ja ka prezencë të konsiderueshme përmes KFOR-it.
“Ka pasur zgjedhje, do të shohim se si do të formohet Qeveria e re, por kjo është pjesë e procesit demokratik. Nuk ka gjë të keqe”, ka thënë Rutte, duke shtuar se aleanca bën përpjekje të vazhdueshme që ky shtet të jetë në formën e vet më të mirë.
Shefi i NATO-s ka thënë ditë më parë se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore, dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.
Ivan Vejvoda, hulumtues në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se beson që Rutte do ta shfrytëzojë këtë vizitë për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane.
Çështja e rishqyrtimit të pozicionit të SHBA-së në Evropë ka nisur të qarkullojë prej deklaratave që ka bërë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në shkurt, kur ka thënë se evropianët nuk mund të presin që prezenca ushtarake amerikane në kontinent do të zgjasë përgjithmonë, teksa u ka bërë thirrje evropianëve që t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje.
Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që evropianët të paguajnë më shumë në këtë sektor, duke ngritur dilema nëse ata do të ishin tani në gjendje të mbronin SHBA-në, siç e kërkon Neni 5 i NATO-s.
SHBA-ja i ka rreth 100.000 trupa në Evropë, ndërsa prej tyre 600 janë të vendosura në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, që në total i ka rreth 4.600 pjesëtarë.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se tani për tani nuk ka ndonjë ndryshim të planifikuar sa i përket pozicionimit të forcave të tyre. Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”./REL
PAKISTAN- Anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Balochistanit, BLA ditën e sotme kanë hapur zjarr në një tren pasag...
GJERMANI- Magdeburg, Mynih, Mannheim: brenda pak muajsh, kriminelët kanë vrarë njerëz me automjete. Pse shumëfishohen aktet e kë...
KOSOVË- Ambasada gjermane në Kosovë pak ditë më parë publikoi një foto ku dukeshin bjeshkët e Kosovës. Ambasada n...
trump jr SERBI- Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Donald Trump Jr., ka mbërritur ditën ...
takimi ARABI SAUDITE- Bisedimet e nivelit të lartë mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për përfundi...
KOSOVË- Tash e një vit, Kosova e nxori jashtë ligjit dinarin serb, por në veri të vendit, paraja e gjen rrugën. Ndërsa bank...
GROENLANDË- Groenlanda ka shumë pak banorë dhe burime të mëdha minerale. Papritur edhe Donald Trump tani interesohet për të...
PRISHTINË- Një sherr mes disa të rinjve ka agravuar në përplasje fizike mës tyre. Ngjarja mësohet se është regjis...
SHBA- Tregjet financiare botërore po përballen me një tronditje të fortë, pasi frika për një recesion të mundshëm...
Rutte KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë sot, më 11 mars Kosovën. Vizita e Rutte n&eum...