Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Kët&e...
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Kët&e...
Një anëtar i një bande kriminale nga Glasgou, i cili furnizonte dhe shiste kokainë dhe kanabis, është fshirë nga regjistri i ...
Në kuvend vijon seanca maratonë ku pritet të hidhet për votim reforma e njëanshme e propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama e...
Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhv...
Banorët e një lagjeje në qytetin e Durrësit ankohen për mungesën e pastrimit të mbeturinave. Përmes një denoncimi ...
Një aksident tragjik në punë i mori jetën një 35-vjeçari me origjinë shqiptare në Rasora, në territorin e komun&e...
Kuvendi pritet të votojë sot hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita. Në seancë pri...
Detaje të reja kanë dalë nga çështja Balluku, ku disa fakte që janë administruar në dosje, kanë detyruar SPAK t&e...
Një punonjës i UPS-it, i cili humbi një email paralajmërues dhe ndryshoi gabimisht rrugën e transportit, bëri që pjesë t...
Një marinar 24-vjeçar i Marinës Mbretërore Britanike është paraqitur në gjykatë, i akuzuar për përgatitje p&...
Një pjesë e një pallati shtatëkatësh është shembur në zonën Maltepe të Stambollit, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Dy persona kanë humbur jetën, tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur nën rrënoja, ndërsa dhjetë persona, mes tyre tre fëmijë, janë nxjerrë të plagosur.
Tre katet e poshtme të ndërtesës u shembën, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave që dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja. Për shkak të rrezikut të shembjes së pjesës së mbetur të pallatit, autoritetet kryen edhe një shembje të kontrolluar.
Kreu i ekipeve të shpëtimit shpjegoi se ndërhyrja ishte e domosdoshme për të ulur peshën e ndërtesës dhe për të krijuar kushte më të sigurta për operacionin e kërkim-shpëtimit. Ndërkohë, hetimet për shkaqet e shembjes kanë nisur menjëherë dhe autoritetet turke kanë zbuluar parregullsi të dyshuara në ndërtesë. Sipas raportimeve, katër kate të pallatit ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Prokuroria Publike e Anadollit ka urdhëruar ndalimin e arkitektit të ndërtesës dhe të menaxherit që ishte përgjegjës gjatë periudhës së ndërtimit. Për zbardhjen e shkaqeve është ngritur edhe një komision ekspertësh, ku bëjnë pjesë një inxhinier civil, një specialist i sigurisë në punë dhe një ekspert i kontrollit të ndërtimeve. Një nga pistat që po shqyrtohet nga autoritetet është edhe pretendimi se një shtyllë e ndërtesës mund të jetë prerë gjatë punimeve në katin përdhes. Fatma Kaya, e cila drejtonte një dyqan pëlhurash në katin përdhes të ndërtesës, e ka mohuar kategorikisht këtë mundësi. “Nuk ka asnjë mënyrë që të jetë prerë një shtyllë atje. Nuk kam nevojë për aq shumë hapësirë. Unë shes copa të vogla trikotazhesh dhe pëlhura të tjera”, tha ajo. Kaya deklaroi se ka fotografi të dyqanit para dhe pas rinovimit, të cilat sipas saj tregojnë se nuk është kryer asnjë ndërhyrje e tillë në strukturë.
Megjithatë, ajo zbuloi një tjetër detaj që tashmë po shqyrtohet nga hetuesit. Sipas saj, çarje të dukshme kishin nisur të shfaqeshin në muret e ndërtesës disa muaj para shembjes. “Pas prillit, çarjet filluan të zmadhoheshin shumë”, deklaroi ajo. Kaya kishte regjistruar me telefon edhe pamje të çarjeve në muret e ndërtesës. Videot janë bërë publike dhe pritet të shqyrtohen nga ekspertët si pjesë e hetimit. Në një prej tyre, ajo dëgjohet duke i drejtuar vëmendjen një gruaje të quajtur Elif te çarjet në mur. “Elif, nuk dua të të tremb, por këto çarje kanë filluar të shfaqen këtu. Dhe me kalimin e ditëve, ato bëhen më të mëdha”, dëgjohet të thotë ajo.
Pamjet mund të ndihmojnë ekspertët për të përcaktuar nëse ndërtesa kishte shfaqur shenja të problemeve strukturore përpara shembjes. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në Maltepe nën koordinimin e ekipeve të emergjencës, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e tre personave që ende rezultojnë të zhdukur.
Deri tani, dy persona janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat dhe dhjetë të tjerë janë shpëtuar të plagosur, mes tyre tre fëmijë. Krahas operacionit të shpëtimit, autoritetet po hetojnë historikun e ndërtesës, mënyrën e ndërtimit, lejet, ndërhyrjet e kryera ndër vite dhe çdo mundësi për dëmtim të strukturës mbajtëse. Hetimi pritet të përcaktojë nëse shembja erdhi si pasojë e problemeve strukturore, ndërhyrjeve të paligjshme apo faktorëve të tjerë.
Me ardhjen e temperaturave të ngrohta shtohen rastet e hasjes së gjarpërinjve në fusha, rrugë, oborre dhe banesa. Edhe pse jo të g...
Një marinar 24-vjeçar i Marinës Mbretërore Britanike është paraqitur në gjykatë, i akuzuar për përgatitje p&...
Ish-kreu i shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme, August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dh...
Kryeministri britanik Andy Burnham udhëton sot në Berlin, ku do të zhvillojë takimin e parë ballë për ballë me kancela...
Më 15 tetor 2024, në një sallë hoteli në Aleksandri të Virxhinias, përtej lumit Potomak nga Uashingtoni, një ish-agjent ...
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Kim Yo Jong, i ka kërkuar Koresë së Jugut të tregojë “respekti...
Të paktën 28 persona, mes tyre pesë fëmijë, janë vrarë dhe 118 të tjerë janë plagosur nga një valë...
Një përplasje e re mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka shpërthyer për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një prej ...
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbushur dje 74 vjeç, por mesazhet që ka marrë për ditëlindje kanë qenë diametralisht t&eum...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të mërkurën në Split të Kroacisë se qeveria e saj është e gatshme të...