
Një incident i rëndë është shënuar sot rreth orës 15:00 në qytetin e Podujevës, konkretisht në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku një person ka pësuar lëndime serioze si pasojë e një sulmi me thikë. Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin për këtë akt. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë me dije se rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse dhe se hetimet kanë filluar në koordinim me Prokurorinë.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informacionin për një lëndim trupor të shkaktuar nga një mjet i mprehtë në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti,” ka deklaruar Ahmeti.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini”, ku i plagosuri ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është e rënduar dhe jo stabile.
“Pacienti është sjellë nga Podujeva me plagë të shkaktuara nga një mjet i ftohtë. Janë realizuar të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe ai është dërguar menjëherë në sallën e operacionit. Në ndërhyrje janë përfshirë ekipet e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asaj torakale. Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe jo stabile,” ka deklaruar Syla.
Autoritetet janë duke e trajtuar rastin me seriozitet të lartë dhe pritet të publikohen më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve fillestare.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Shtator18:41
Shpenzoi mijëra euro nga fondet e BE për darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet me burg
Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator pë...
BOTA
2 Shtator18:36
Sulm me thikë në Marsejë, disa të plagosur, agresori vritet nga policia
Një burrë ka goditur me thikë të paktën katër persona në Marsejë këtë pasdite. Pas sulmit burri u ...
BOTA
2 Shtator18:05
Vuçiç takohet me Vladimir Putinin: Jemi të gatshëm të punojmë së bashku për të mbrojtur territorin e Beogradit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, se për Beogradin ësht&eum...
BOTA
2 Shtator17:43
Afganistani shkundet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, numri i viktimave shkon në 1400! Ja sa ishte magnituda
Një tërmet tjetër, me magnitudë 5.5 ballë, tronditi Afganistanin juglindor të martën, duke shkaktuar frikë për d&...
BOTA
2 Shtator16:59
Publikoi foto p*rnografike të manipuluara të Giorgia Melonit, zbulohet administratori i faqes online
Një burrë 45-vjeçar nga Firence është identifikuar si administratori i faqes së internetit Phica.eu, e cila u përfshi n&e...
BOTA
2 Shtator16:24
Policia bastis një lokal në Leposaviq, sekuestron bluza me mbishkrime nacionaliste serbe dhe produkte të dyshimta
Rreth mesditës së sotme, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare ka zhvilluar një aksion kontrolli n&...
BOTA
2 Shtator15:50
S*ks me të burgosurin/ Ish-gardiania shfaqet duke festuar me modelë të OnlyFans: Unë dhe burri jemi të hapur...
Linda de Sousa Abreu, ish-roje burgu, e cila u dënua pasi kishte marrëdhënie seksuale me një të burgosur, është parë s...
BOTA
2 Shtator15:21
Bisedat/ ChatGPT 'organizon' një tjetër vrasje! Ish-menaxheri i Yahoo vret nënën dhe veten
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Connecticut, SHBA, ku një ish-menaxher i Yahoo-s vrau nënën e tij dhe më pas kreu vet&...