
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, se për Beogradin është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në nivelin më të lartë me Moskën në të gjitha fushat. Teksa për më shumë se tre vjet refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, Vuçiç theksoi veçanërisht bashkëpunimin e Beogradit me Moskën në fushën e energjisë dhe furnizimin me gaz rus.
“Shpresoj se do të kemi mundësinë jo vetëm ta ruajmë, por edhe të përmirësojmë disa aspekte të bashkëpunimit. Energjia është për ne një fushë shumë e rëndësishme dhe furnizimi me gaz është shumë i rëndësishëm për ne”, tha Vuçiç gjatë takimit me Putinin në Pekin të Kinës, sipas transmetuesit publik të Serbisë.
Të dy udhëheqësit u ftuan nga presidenti kinez, Xi Jinping, i cili po organizon në Pekin një paradë ushtarake për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në paradën më 3 shtator, pritet që pranë Xisë të qëndrojnë Putin, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe më shumë se 24 krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë ata nga Bjellorusia, Irani dhe vende të tjera. Gjatë takimit me Putinin, Vuçiç deklaroi se falë naftësjellësit që do të ndërtojë së bashku me Hungarinë, Serbia do të mund të përmirësojë bashkëpunimin me Rusinë në fushën e energjisë.
“Të gjitha kompanitë ruse janë të mirëpritura, të gjitha ato që dëshirojnë të marrin pjesë në projektet infrastrukturore në Serbi”, tha presidenti serb.
Në fillim të takimit me Putinin, Vuçiç theksoi se Serbia nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Federatës Ruse dhe se edhe në të ardhmen do të ruajë neutralitetin e saj.
“Dua t’ju informoj se Serbia që nga fillimi i krizës në Ukrainë ka qenë në një situatë të vështirë dhe nën presion të madh. Megjithatë, kemi arritur të ruajmë qëndrimin tonë dhe të mbrojmë pavarësinë e Serbisë”, theksoi Vuçiç.
Pavarësisht kritikave dhe thirrjeve nga Bashkimi Evropian, ku Serbia synon të anëtarësohet, Beogradi që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe refuzon të harmonizohet me politikën e jashtme të Brukselit. Vuçiq e falënderoi Putinin për takimin dhe për mikpritjen në Moskë në maj të këtij viti – ku ai mori pjesë në paradën ushtarake të organizuar nga Rusia për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Më lejo të shpreh mirënjohjen time të madhe për ju, për respektin dhe mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, si dhe t’ju falënderoj për qëndrimin miqësor ndaj popullit serb”, deklaroi Vuçiç.
Serbia llogarit në mbështetjen e Rusisë për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, të cilën e konsideron pjesë të territorit të saj, si dhe anëtarësimin e këtij shteti në organizatat ndërkombëtare. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska respekton orientimin e pavarur që ka Serbia nën udhëheqjen e Vuçiçit.
“Partneriteti strategjik i Rusisë dhe Serbisë sjell rezultate pozitive si për Moskën, ashtu edhe për Beogradin. Jemi të gatshëm të punojmë së bashku. Shpresoj se do të mund të diskutojmë më në detaje për bashkëpunimin ekonomik”, tha Putin.
Ai theksoi se deri në fund të vitit do të mbahet një tjetër mbledhje e Komitetit të përbashkët për tregti, bashkëpunim ekonomik dhe shkencor-teknik midis Serbisë dhe Federatës Ruse. Gjatë vizitës në Pekin, përveç takimit me Putinin dhe pjesëmarrjes në paradën e madhe ushtarake, Vuçiç do të takohet edhe me presidentin kinez Xi, si dhe me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të kompanive të mëdha, njoftoi Presidenca serbe.
Beogradi zyrtar ka mbajtur lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran për vite me radhë dhe për këtë është përballur me kritika nga Bashkimi Evropian. /REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Shtator17:43
Afganistani shkundet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, numri i viktimave shkon në 1400! Ja sa ishte magnituda
Një tërmet tjetër, me magnitudë 5.5 ballë, tronditi Afganistanin juglindor të martën, duke shkaktuar frikë për d&...
BOTA
2 Shtator16:59
Publikoi foto p*rnografike të manipuluara të Giorgia Melonit, zbulohet administratori i faqes online
Një burrë 45-vjeçar nga Firence është identifikuar si administratori i faqes së internetit Phica.eu, e cila u përfshi n&e...
BOTA
2 Shtator16:24
Policia bastis një lokal në Leposaviq, sekuestron bluza me mbishkrime nacionaliste serbe dhe produkte të dyshimta
Rreth mesditës së sotme, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare ka zhvilluar një aksion kontrolli n&...
BOTA
2 Shtator15:50
S*ks me të burgosurin/ Ish-gardiania shfaqet duke festuar me modelë të OnlyFans: Unë dhe burri jemi të hapur...
Linda de Sousa Abreu, ish-roje burgu, e cila u dënua pasi kishte marrëdhënie seksuale me një të burgosur, është parë s...
BOTA
2 Shtator15:21
Bisedat/ ChatGPT 'organizon' një tjetër vrasje! Ish-menaxheri i Yahoo vret nënën dhe veten
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Connecticut, SHBA, ku një ish-menaxher i Yahoo-s vrau nënën e tij dhe më pas kreu vet&...
BOTA
2 Shtator14:57
Operacion antidrogë, kapen me kok*inë dy shqiptarë në Greqi
Dy shqiptarë kanë rënë në prangata e policisë greke, pas një goditje të trafikut të drogës në Heraklion t...
BOTA
2 Shtator14:11
Tensionet në rajon/ Përforcohet Kroacia, blen dronë ushtarak Bayraktar nga Turqia
Kroacia ka prezantuar sistemet ajrore pa pilot të tipit Bayraktar, dronë, të blera nga Turqia, në kazermat e Plesos.
Mediet kroate raportoj...
BOTA
2 Shtator12:51
Ish-deputeti i PD i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit, emërohet Këshilltar për Politikën e Jashtme
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, njoftoi se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një ...
BOTA
2 Shtator12:48
OBSH: Një në 100 humbje jete në botë vjen nga vetëv*asja
Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Bot&e...