Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHKUP- Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në pjesë të tjera të Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë një shqetësim për banorët sidomos gjatë stinës së dimrit. Autoritetet thonë se ndotësit kryesorë janë ekonomitë familjare, ndërsa aktivistët e çështjes thonë se qeveria nuk po ndërmerr masat e nevojshme për pengimin e ndotjes. Ndotja e ajrit ka rritur dhe numrin e vdekjeve. Sipas të dhënave, mbi tre mijë njerëz vdesin si pasojë e ajrit të ndotur brenda vitit në Maqedoninë e Veriut.
Shkupi dhe disa qytete të tjerë të Maqedonisë së Veriut shpesh radhiten në majat e listave botërore për shkallën e ndotjes së ajrit. Dhe kjo gjendje vijon prej disa vitesh, sidomos gjatë stinës së dimrit. Shkupi dhe Strumica, në juglindje të vendit, shpesh janë ndër dhjetë vendet me koncentrim më të lartë të grimcave toksike në botë.
Autoritetet shëndetësore japin shifra alarmante për numrin e vdekjeve që janë pasojë direkte e ndotjes së ajrit dhe kjo shifër shkon në tre mijë, brenda vitit. Banka Botërore vlerëson se kjo gjendje i kushton ekonomisë së Maqedonisë së Veriut rreth 300 milionë euro. Sipas Bankës Botërore, vënia në përdorim e energjisë së ripërtëritshme do të përmirësojë cilësinë e ajrit të këtij vendi dhe kjo do të ulte shkallën e vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit deri në 23 përqind, deri në vitin 2050.
Autoritetet në Shkup thonë se janë vetë banorët ata të cilët më së shumti i kontribuojnë ndotjes së ajrit përmes ngrohjes me dru, por dhe me mjete të tjera; më pas vjen ndotja nga automjetet. Ndotës janë edhe një pjesë e fabrikave që vazhdojnë të punojnë me qymyr, ndonëse autoritetet qeveritare herë pas here urdhërojnë pezullimin e veprimtarive të tyre.
Aktivistët dhe ambientalistët kërkojnë që Maqedonia e Veriut, si nënshkruese e të gjitha konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ambientit të zbatojë mekanizmat për realizimin e plotë të detyrimeve në këtë kuadër.
Qeveria e kaluar ndërmori një fushatë për furnizimin me kondicionerë për ngrohje të më shumë se gjashtë mijë familjeve përmes subvencioneve dhe qeveria aktuale e zbatoi këtë program për efikasitet energjetik, që do të zbuste, nga ana tjetër edhe problemin me ndotjen e ajrit.
Ndërkohë, аparatet e instaluara për matjen e shkallës së ndotjes jo gjithmonë janë në funksion. Qindra banorë të qytetit të Strumicës në juglindje të vendit protestuan të shtunën duke kërkuar nga qeveria masa për përmirësimin e ajrit.
Partitë maqedonase të opozitës kërkojnë që parlamenti të debatojë për të siguruar një ambient të përshtatshëm jetësor, si vlerë themelore e garantuar me kushtetutë për qytetarët. Nisma, në parim pranohet nga ligjvënësit e VMRO-së qeveritare, por ata duan që debati të përfshijë edhe periudhën e disa viteve të kaluara kur vendi qeverisej nga social-demokratët, që sipas partisë në pushtet, nuk morën masat e duhura për pengimin e ndotjes së ajrit./ VOA
GJEORGJI- Dy liderë të opozitës në Gjeorgji, Nika Melia dhe Gigi Ugulava janë arrestuar në protestën antiqeverita...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi këtë mëngjes se tarifat që ai vendosi dje ndaj Kinës, Meksikë...
SHBA- Mbreti i Jordanisë, Abdullah II është ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 11 shkurt për t'u takuar me presidentin...
EVROPË- Bashkimi Evropian në një reagim së fundmi është shprehur se se është i gatshëm të përgjigjet me...
SHBA- Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë Ukrainën edhe pse administrata e Presidentit Donald Trump po punon për t’i ulur pal&...
SERBI- Tenisti i famsëm serb, Novak Djokoviç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjet e tij të fundit. Djokovi&...
IZRAEL- Një hetim penal ka nisur kundër Sara Netanyahu, gruas së kryeministrit izraelit. Lajmin e njoftoi prokuroria e Izraelit ...
GREQI- Autoritetet greke janë mobilizuar dhe kanë marrë masa pas tërmeteve të shumta që po godasin ishujt grekë. Autoritete...
KOSOVË- Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë për arsimin. Kan...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja ndëshkuese ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës...