Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria maqedonase ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se Shkupi po shkel Marrëveshjen e Prespës, akuzë që ai e bëri gjatë takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Në njoftimin e Qeverisë maqedonase thuhet se shteti vazhdon të respektojë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe përdorimin e emrit “Maqedoni”, por edhe të emrin “Maqedoni e Veriut” në formatet dhe ngjarjet që përcaktohen në Marrëveshje dhe në Kushtetutën e shtetit.
Qeveria në Shkup tha se marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit mes dy vendeve, ka obligime për të dyja palët dhe Greqia fqinje nuk ka përmbushur të gjitha aspektet e saj.
“Po ashtu, ne duam të theksojmë se procesi i integrimit evropian vazhdon të jetë prioritet i rëndësishëm i yni. Ne jemi të bindur se përparimi ynë dhe kontributi në stabilitetin rajonal dhe sigurinë, por edhe në përkushtimin për reforma, do të vlerësohen si duhet nga Bashkimi Evropian”, u tha në reagimin e Qeverisë maqedonase, që udhëhiqet nga Hristijan Mickoski i VMRO DPMNE-së.
Ky njoftim vjen edhe pas një reagimi nga Ministria për Punë të Jashtme e Greqisë që tha se Qeveria maqedonase i është kthyer veprimeve të së kaluarës, përkatësisht irredentizmit dhe mosnjohjes së historisë.
Greqia është zemëruar pasi gjatë një fjalimi para Kuvendit maqedonas, para se të zgjidhej kryeministër, Hristijan Mickoski, përdori emrin e vjetër të shtetit.
Athina dhe Bashkimi Evropian reaguan po ashtu muajin e kaluar, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova,pasi gjatë betimit si presidente përdori emrin Maqedoni, e jo emrin zyrtar të shtetit.
Përveç kryeministrit grek, edhe kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Dimitar Glavçev, gjatë samitit të BE-së ngriti temën se a po respekton Maqedonia e Veriut obligimet e saj në mënyrë që të anëtarësohet në bllok.
Më 2018, Shkup dhe Athina arritën marrëveshje për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, pas vitesh mosmarrëveshjeje mes palëve, pasi Greqia pretendon se një prej rajoneve të saj quhet Maqedoni.
Kjo marrëveshje i mundësoi Shkupit që të anëtarësohet në NATO.
Si anëtare e BE-së, Greqia mund të pengojë që shteti fqinj të anëtarësohet në bllok. Pengesa të ngjashme po paraqet edhe fqinja tjetër, Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut sa i përket çështjeve të minoriteteve./REL
SHBA- Ish-presidenti amerikan Barack Obama ofroi mbështetje publike për presidentin Joe Biden pas debati të ashpër të enjten që ...
GAZA- Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen s...
SHBA- Joe Biden fitoi zgjedhjet paraprake demokrate në fillim të këtij viti, por nuk bëhet zyrtarisht kandidati i partisë pë...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që ishte parapar...
KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë në Itali, ku ka marrë pjesë në Global Woman Leaders Summit. Osmani, p&eum...
Volodymyyr Zelenskyy UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelenskyy ka deklaruar se Ukraina po përgatit një plan gjithëpërfshir...
SHBA- Shtatë anëtarë të një grupi të rinjsh në Utah u dërguan në spital pasi u goditën nga rrufeja gjat...
Marine Le Pen FRANCË-Partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) në Francë ndoqi një linjë anti-izraelite në...
IRAN- Irani po voton për presidentin e tij të ardhshëm në zgjedhjet e parakohshme pas vdekjes së papritur të ish-presidentit Ebr...
KROACI- Grupi i hakerëve pro-rus NoName057(16) mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik në faqet e internetit të disa insti...