BOTA

"Shpërndarja e Kuvendit, opsioni më real për zgjedhje", analiza e REL: Pse Kurti është i interesuar për zgjedhje gati në fund të mandatit?

n.f Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 18:44
"Shpërndarja e Kuvendit, opsioni më real për zgjedhje",
Kurti

KOSOVË- Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Këshilli i Evropës, zgjedhjet në SHBA dhe në BE janë vetëm disa prej arsyeve që, sipas analistit politik, Agon Maliqi, mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

“Vendimet që janë para kryeministrit [Albin Kurti], veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Asociacionin, ndoshta i sheh si shumë problematike politikisht, kështu që ose po kërkon shpërndarje të fajit sa më gjerësisht, ose zgjedhje të reja për të prodhuar legjitimitet të ri për vendimmarrje”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Për mundësinë e zgjedhjeve të reja - më pak se një vit para përfundimit të mandatit të Qeverisë aktuale - foli vetë Kurti më 13 maj, por jo shumë edhe për arsyet.

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet e radhës janë çështje të viteve, por të muajve, andaj unë jam i interesuar të diskutoj me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës, më mirë është në pranverë ose në vjeshtë”, tha Kurti për gazetarët, pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi, i cili ishte i vetmi nga opozita që iu përgjigj ftesës së Kurtit për të diskutuar agjendën legjislative, tha se zgjedhjet janë të domosdoshme. Ai tha se PDK-ja është e gatshme të gjejë dakordim me të gjitha partitë parlamentare për të shpërndarë Kuvendin “përmes një mocioni të përbashkët”.

“Ne nuk jemi në gjendje të mirë, Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnuar, rritje enorme të çmimeve, paga dhe pensione të vogla, të cilat nuk iu mjaftojnë familjeve kosovare të lidhin muajin me muaj”, tha Krasniqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë tha përmes një komunikate për media, të lëshuar më 14 maj, se nuk do të bëhet pjesë e asnjë “marrëveshjeje të pre-aranzhuar prapa dyerve të mbyllura e darkave”.

“LDK-ja i fton të gjitha palët politike që, në këtë kohë, të kërkojnë dhe të punojnë vetëm në drejtim të dorëheqjes legale të kryeministrit, sepse ajo faktike tashmë ka ndodhur”, sipas LDK-së.

Dorëheqjen apo shkarkimin e kryeministrit Kurti e kërkoi edhe partia tjetër në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“AAK-ja do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër - Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti”, shkroi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në llogarinë e tij në Facebook, më 13 maj.

Por, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk është duke e konsideruar mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Kurti, tha zëdhënësi i saj, Arlind Manxhuka.

“Nuk duam ta konsiderojmë [këtë] mundësi. [Ata] po u frikësohen zgjedhjeve të reja dhe janë komod në ulëset opozitare të Kuvendit”, tha Manxhuka për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi, bashkëthemelues i OJQ-së mediatike në Kosovë - Sbunker, thotë se Kurti ndien se nuk mund t’i çojë përpara disa vendime i vetëm dhe “ka nevojë për opozitën”.

Sipas tij, Kurti ka mbërritur në një pikë ku, ndoshta, “është i mbështetur politikisht për mur”.
 Ai përmend këtu situatën me Këshillin e Evropës, si dhe atë brenda Kuvendit të Kosovës, të cilin e konsideron pasive. Kosova, tash për tash, nuk pritet të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që do të mblidhet më 17 maj.

Ka qenë e paraparë që në atë takim të votohet për pranimin e saj në këtë organizatë, por Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar ta çojë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim - një kusht ky i nxjerrë, ndërkohë, nga disa vende perëndimore. Sipas Maliqit, një tjetër arsye për zgjedhje të reja është edhe vetë formimi i këtij asociacioni.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për të qysh në vitin 2013, por qeveri të njëpasnjëshme të Kosovës kanë hezituar ta zbatojnë, nga frika se një asociacion i tillë njëetnik mund të ndikojë në funksionalitetin e shtetit. Trysnia ndërkombëtare mbi Kosovën për ta formuar këtë asociacion, është shtuar së voni.
Maliqi thotë se i sheh si të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme.

“Për të zgjeruar mandatin [e këtij koalicioni] besoj se edhe ai [Kurti] e di shumë mirë se është e pamundur, sepse ashtu-kështu jemi futur në vit zgjedhor. Ndoshta kryeministri ka shpresuar që mund të ndërtojë konsensus më të gjerë për vendimet [që e presin], por është vonë për këtë përpjekje”, thotë Maliqi.

Ai shton se Kurti mund të parapëlqejë t’i mbajë zgjedhjet edhe para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që do të zhvillohen në nëntor, si dhe para themelimit të institucioneve të reja të BE-së që do të dalin nga zgjedhjet e kësaj vere.

Zgjedhjeve të reja mund t’u hapet rrugë me mocion të shpërndarjes së Kuvendit me dy të tretat e votave, me mocion për shkarkimin e kryeministrit, ose me mocion të votëbesimit ndaj Qeverisë që do ta kërkonte kryeministri. Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se shkarkimi i kryeministrit është më pak i mundshëm.

“Opsioni më real në këtë situatë mbetet shpërndarja e Kuvendit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Për inicimin e kësaj procedure, sipas tij, kërkohet thirrja e një seance të jashtëzakonshme nga së paku 40 deputetë. Ai thotë se arritja e së paku 80 votave për këtë mocion nuk do të ishte e vështirë. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i ka 56 deputetë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës i ka 18 deputetë. Të dyja bashkë e arrijnë numrin prej 74 deputetësh, pa llogaritur deputetët e komuniteteve joserbe dhe joshumicë, të cilët aktualisht janë në koalicionin qeverisës.

“Nëse merren 8 apo 9 prej këtyre deputetëve, atëherë arritja e numrit prej 80 votash nuk duket të jetë problem... pa llogaritur edhe dy apo tre deputetë të tjerë, që nuk janë pjesë e ndonjë grupi parlamentar, e që paraprakisht kanë qenë deputetë të LVV-së”, thotë Cakolli.

Sa i përket aspektit procedural, ai thotë se thirrja e një seance të jashtëzakonshme mund të bëhet edhe brenda kësaj jave “nëse ka një interes të tillë”. Megjithatë, ai beson se, fillimisht, do të ketë një pajtueshmëri më të madhe për kalimin e disa marrëveshjeve dhe projektligjeve “me rëndësi” gjatë kësaj përbërjeje parlamentare.

“Këtu përfshihen projektligje si ai për KPK-në [Këshilli Prokurorial i Kosovës], mbase edhe ai për Kodin Civil e të tjera”, thotë Cakolli.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve caktohet nga presidentja e vendit, pas konsultimeve me partitë politike. Kjo ndodh pasi të shpërndahet Kuvendi.
 Cakolli thotë se nuk parashihet ndonjë afat kohor për pjesën e konsultimeve që presidentja i bën me partitë politike, por zakonisht ato marrin vetëm disa ditë kohë.
 Zgjedhjet duhet të mbahen më së largu deri në 45 ditë nga data e shpalljes së tyre, por Cakolli nuk e përjashton mundësinë që ato të thirren edhe brenda afatit të shkurtër që është 30 ditë.

“Ajo çfarë duket qartë, është se edhe kjo legjislaturë, përkatësisht kjo qeveri, nuk do ta përmbyllë mandatin e plotë kushtetues prej katër vjetësh, por do ta përfundojë atë paraprakisht”, thotë Cakolli. Prej se Kosova është bërë shtet i pavarur në vitin 2008, asnjë qeveri e zgjedhur nuk e ka çuar deri në fund mandatin 4-vjeçar.

Marrë nga REL

kosova kurti shperndarje e kuvendit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan