BOTA

Shqetësim në Tajvan pas vizitës së Trumpit në Kinë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Maj 2026, 09:24
Shqetësim në Tajvan pas vizitës së Trumpit në Kinë

Deklaratat pas vizitës së presidentit Donald Trump në Kinë kanë ngjallur dyshime lidhur me angazhimin e SHBA për Tajvanin. Qeveria në Tajvan reagoi menjëherë.

"Shitjet e armëve të SHBA për Tajvanin kanë qenë gjithmonë një shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe janë të parashikuara në ligjin amerikan”, theksoi zëvendësministri i Jashtëm Chen Ming-chi. Ai iu referua kështu "Taiwan Relations Act” të vitit 1979, në të cilin SHBA premtojnë të furnizojnë me pajisje ushtarake "me karakter mbrojtës”.

Trump heziton për dërgesat e armëve

Kjo, sipas tij, varet "nga Kina” dhe për SHBA-në është një "levë shumë e mirë negociuese”. "Mund ta bëjmë, mund edhe të mos e bëjmë”, tha ai në një intervistë për Fox News. Në Tajvan me gjasë nuk ka kaluar pa u vënë re gjithashtu se Trump ka përsëritur disa qëndrime të udhëheqjes komuniste kineze. Kështu, ai e paralajmëroi Tajvanin të mos shpallë zyrtarisht pavarësinë nga Kina – edhe pse për këtë nuk ka shenja konkrete.

"Nuk duam që dikush të thotë: le të shpallim pavarësinë, sepse Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas nesh”, tha Trump. Në dhjetor, administrata Trump kishte miratuar një paketë armatimi për Tajvanin në vlerë prej 11 miliardë dollarësh. Aktualisht, miratimi i Trump për një paketë të dytë, me vëllim rreth 14 miliardë dollarë, ende është në pritje.

Kina e konsideron Tajvanin territor të saj

Udhëheqja kineze thekson vazhdimisht se nuk përjashton në mënyrë të plotë një zgjidhje ushtarake për të marrë nën kontroll Tajvanin. Prej vitesh ushtria po forcohet në mënyrë masive, zhvillohen rregullisht manovra të mëdha detare pranë Tajvanit, ndërsa avionët luftarakë kinezë fluturojnë afër ishullit.

Ishulli kryesor i Tajvanit ndodhet vetëm 80 kilometra larg bregdetit të Kinës kontinentale dhe që nga viti 1949 është vetëqeverisës. Ai nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore Komuniste të shpallur në vitin 1949. Megjithatë, Kina e konsideron Tajvanin si territor të saj. /DW/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan