BOTA

VOA: Kush ishte ligjvënësi i parë demokrat që bëri thirrje për tërheqjen e presidentit Biden nga kandidimi?

r.ll Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 07:20
VOA: Kush ishte ligjvënësi i parë demokrat që bëri
lloyd dogget

UASHINGTON – Një ligjvënës demokrat u bë i pari që bëri thirrje publike për presidentin Joe Biden që të tërhiqet si kandidat në zgjedhje, duke thënë se paraqitja e presidentit në debatin përballë ish-presidentit Donald Trump nuk arriti “të mbrojë shumë nga arritjet e tij”.

Ligjvënësi Lloyd Dogget, nga Teksasi, tha në një deklaratë të martën se presidenti Biden “duhet të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr”.

“Vendimi im për t’i bërë publike këto rezerva të forta nuk u mor lehtë dhe as nuk zvogëlon në ndonjë mënyrë respektin tim për gjithçka që ka arritur presidenti Biden”, tha ligjvënësi Doggett. “Duke patur parasysh se, në dallim nga Trump-i, angazhimi parësor i presidentit Biden ka qenë gjithnjë për vendin tonë, jo veten e tij, kam shpresën se ai do të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr. I bëj thirrje me respekt që ta bëjë këtë”.

Zoti Dogget përfaqëson një zonë në Austin, të Teksasit, dhe shërben në Kongresin amerikan për të 15-ën herë. Ai bëhet ligjvënësi i parë i partisë së tij që deklaron publikisht atë që është thënë me zë të ulët pas kuintave që nga debati televiziv i javës së kaluar. Paraqitja e presidentit Biden shkaktoi panik të menjëhershëm edhe në radhët e mbështetësve të tij më të fortë, duke ngritur dhe shumë pikëpyetje nëse politikani 81-vjeçar është kandidati më i fortë demokrat që mund të përballet në nëntor me ish-presidentin Trump, kandidatin e pritshëm për president të Partisë Republikane.

“Unë përfaqësoj zemrën e një distrikti të Kongresit të përfaqësuar dikur nga Lyndon Johnson-i”, vazhdoi ligjvënësi Doggett, i cili është demokrati numër dy në një komision me rëndësi në Dhomën e Përfaqësuesve. “Në rrethana shumë të ndryshme, ai mori vendimin e dhimbshëm për t'u tërhequr. Presidenti Biden duhet të bëjë të njëjtën gjë”.

Vetë presidenti Biden pranoi se debati nuk shkoi mirë për të, por ai këmbënguli se ishte gati të luftonte për një mandat të dytë si president. Gjatë një aktiviteti në McLean, të Virxhinias, me donatorët për fushatën e tij elektorale, presidenti Biden tha të martën se paraqitja e tij në debat nuk ishte më e mira, por fajësoi për këtë lodhjen nga dy udhëtime ndërkombëtare.

"Nuk pata natën më të mirë, por fakti është se nuk u tregova shumë i zgjuar", tha presidenti Biden. "Vendosa të udhëtoj përreth botës dy herë, duke kaluar 100 zona të ndryshme kohore... përpara debatit. Nuk i dëgjova njerëzit e mi dhe kur u ktheva, pothuajse më zuri gjumi në skenë. Nuk është një justifikim, por është një shpjegim".

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e pyetur të martën në lidhje me shqetësimet në rritje në radhët e demokratëve, tha se ata respektojnë opinionet dhe mendimet e anëtarëve të shqetësuar të partisë, duke shtuar se, "kjo është ajo që e bën këtë parti të ndryshme nga pala tjetër". E pyetur për ligjvënësin Doggett, ajo tha: “Ai do të ketë mendimet e tij. I takon atij të flasë për to”.

Krahas Shtëpisë së Bardhë, në nëntor do të vendoset edhe kontrolli i të dy dhomave të Kongresit dhe demokratët do të duhet të mbrojnë në këto zgjedhje shumë më tepër vende në Senat se sa republikanët. Demokratët kanë një shumicë të ngushtë në Senat, 51 me 49, ndërsa republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë të vogël.

Deklarata e fortë e ligjvënësit Doggett erdhi disa minuta pasi ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i tha kanalit televiziv MSNBC se ajo beson se "është një pyetje legjitime" nëse paraqitja e presidentit Biden ishte thjesht "një episod, apo nëse është një gjendje".

“Kur njerëzit e bëjnë këtë pyetje, është legjitime – për të dy kandidatët”, tha zonja Pelosi.

Zonja Pelosi tha se nuk kishte folur me presidentin Biden pas debatit, por ajo theksoi se presidenti është "në formën më të mirë, për sa i përket njohjes së çështjeve dhe se çfarë rrezikohet".

Këto zhvillime janë një kthesë mahnitëse dhe e shpejtë e ngjarjeve për presidentin Biden, ekipin e tij elektoral dhe aleatët e tij në Kongres, të cilët gjatë pjesës më të madhe të viteve të fundit kanë luftuar kritikat për aftësitë e presidentit dhe kanë mbrojtur aftësinë e tij për të shërbyer edhe katër vite të tjera, një mandat në përfundim të të cilit ai do të ishte 86 vjeç.

Por paraqitja e presidentit Biden gjatë debatit me ish-presidentin Trump ka tronditur mbështetjen e demokratëve, ndërsa anëtarë të niveleve të ndryshme të partisë së tij shqyrtojnë mundësinë që ai mund të mos jetë më kandidati në zgjedhje i partisë.

Ligjvënësi Jamie Raskin, përfaqësuesi kryesor demokrat në Komisionin e Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe një zë me influencë në grupin e ligjvënësve demokratë, ngriti gjatë fundjavës mundësinë që presidenti Biden të tërhiqej përpara konventës së Partisë Demokrate që mbahet në gusht.

“Pra, qoftë nëse do të jetë ai kandidati, apo nëse dikush tjetër është kandidati, ai do të jetë folësi kryesor në konventën tonë”, tha për presidentin Biden ligjvënësi Raskin, ndërsa fliste për kanalin televiziv MSNBC. “Ai do të jetë personaliteti rreth të cilit do të bashkohemi të gjithë për të lëvizur përpara”.

Të tjerë zyrtarë demokratë të zgjedhur thanë se u gjendën në befasi nga paraqitja në debat e presidentit Biden. Senatori Sheldon Whitehouse tha se e ka njohur presidentin Biden prej vitesh dhe ka shërbyer bashkë me të në Senat, por se “nuk e ka parë këtë të ndodhë ndonjëherë më parë”.

“Mendoj se njerëzit duan të sigurohen se është një fushatë e gatshme për të fituar, se presidenti dhe ekipi i tij po tregohen të sinqertë për gjendjen e tij – se kjo ishte vërtet një anomali dhe se kjo nuk është gjendja e tij këto ditë”, i tha senatori Whitehouse rrjetit WPRI të hënën.

Ekziston gjithashtu një fraksion i Partisë Demokrate që janë thellësisht të zhgënjyer nga paraqitja e presidentit Biden, por që vënë në dukje realitetin politik, se vetëm me dy muaj deri në konventën demokrate dhe vetëm katër muaj nga data e zgjedhjeve, rrugëtimi drejt një kandidati alternativ është i vështirë dhe i pasigurtë.

Senatori Bernie Sanders, dikur rival politik i presidentit Biden, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press gjatë një interviste të martën se megjithëse nuk ka besim se presidenti mund të fitojë në nëntor, nuk dëshiron që ai të tërhiqet, duke patur parasysh se Partia Demokratike e konsideron ish-presidentin Trump si rrezikun më të madh për demokracinë.

“Zgjedhjet presidenciale nuk janë një konkurim i Çmimeve Grammy për këngëtarin më të mirë. Janë për të vendosur se kush ka politikat më të mira që mund të ndikojnë tek jetët tona”, tha senatori Sanders. “Do të bëj gjithçka që mundem që ta shoh Biden-in të rizgjidhet”./VOA

lloyd dogget joe biden zgjedhjet ne shba 2024

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan