BOTA

Pikëpyetja e iranianëve: Të votosh apo të mos votosh?

n.f Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 08:06
Pikëpyetja e iranianëve: Të votosh apo të mos votosh?
Votim

IRAN- Më shumë se 60 për qind e elektoratit të Iranit nuk votoi në zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit, pavarësisht se ato u cilësuan si të rëndësishme, marrë parasysh rolin që presidenti i ardhshëm mund ta ketë në zgjedhjen e pasardhësit të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Meqë asnjë kandidat nuk arriti të siguronte vota të mjaftueshme për t’i fituar zgjedhjet, rundi i dytë i votimeve do të mbahet më 5 korrik. Në garë do të jenë kandidati reformist, Masud Pezeshkian, dhe konservatori i linjës së ashpër dhe ish-negociatori për çështje bërthamore, Saeed Jalili.

Pjesëmarrja rekorde e ulët në votime pasoi thirrjet e disidentëve brenda dhe jashtë vendit për t’i bojkotuar zgjedhjet, duke argumentuar se votimet në zgjedhjet e kaluara nuk kanë sjellë asnjë ndryshim. Pjesëmarrja në zgjedhjet në Iran është në rënie që nga viti 2020, pjesërisht për shkak të zhgënjimit nga mungesa e lirive, ekonomia e lëkundur dhe standardet në rënie të jetesës.

Duke folur për Radion Farda të REL-it, aktivistja politike iraniane me bazë në Suedi, Mahdieh Golrou, thotë se pjesëmarrja në rënie e votuesve në zgjedhjet e fundit ka qenë gjithashtu rezultat i drejtpërdrejtë i “një akti të koordinuar të mosbindjes civile”. Më shumë se 50 aktivistë politikë në Iran dhe vende të tjera u bënë thirrje masave që ta vazhdojnë bojkotin në balotazhin e 5 korrikut.

“Çdo pjesëmarrje politike apo votë për kandidatët e zgjedhur dhe të pafuqishëm është një shaka e errët dhe e hidhur”, thanë aktivistët - përfshirë laureaten e burgosur të Nobelit, Narges Mohammadi - në një deklaratë të publikuar më 30 qershor. Ata argumentuan se duke iu shmangur “skenarëve të manipuluar” të Republikës Islamike, publiku do ta vendoste veten në një pozicion pushteti dhe do ta lehtësonte “rënien e regjimit”.

Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, analistët i thanë Radios Evropa e Lirë se frika nga ardhja në pushtet e një presidenti tjetër të vijës së ashpër, mund t’i detyrojë disa që e bojkotuan rundin e parë, të votojnë për Pezeshkianin në balotazh.

Pezeshkian dhe mbështetës të tij në mediat sociale janë duke u bërë tashmë thirrje mbështetësve të bojkotit, që të votojnë për të. Në një postim në X më 30 qershor, Pezeshkian shkroi se “e ardhmja e Iranit është në rrezik” dhe se vetëm pjesëmarrja e lartë e votuesve mund ta shpëtojë vendin.

Megjithatë, bindja e tyre për të votuar nuk do të jetë detyrë e lehtë. Vëzhguesit kanë dyshime për kredencialet e Pezeshkianit si reformist i vërtetë, duke vënë në pah se ai ka qenë kryesisht mbështetës i politikave të Khameneit dhe ka të ngjarë të shihet si relativisht i padëmshëm për qëllimet e establishmentit klerik.

Disa kanë thënë se Pezeshkianit do t’i duhet të paraqesë një platformë të qartë për reforma, përpara se të presë që votuesit me qëndrime opozitare, të votojnë për të. Të tjerë kanë vënë në dukje rreziqet nga presidenca e Jalilit, duke paralajmëruar se ai mund t’i ashpërsojë rregullat për veshjen e hixhabit apo të shamisë islamike për gratë, dhe ta shtyjë Iranin në një rrugë të izolimit total global, të ngjashëm me atë në Korenë e Veriut.

Ish-ministri i Telekomunikacionit, Mohammad Javad Azari Jahromi, u zotua se iranianët “nuk do të lejojnë që Irani të bjerë në duart e talibanëve”. Duke iu drejtuar shumicës së elektoratit që shmangu kutitë e votimit, ligjvënësi pro reformave, Gholamreza Tajgardun, tha se “zërat e tyre janë dëgjuar”.

Megjithatë, ai u kërkoi atyre që të dalin në rundin e dytë “për të treguar se së bashku mund të nxisim ndryshime”. Por, edhe nëse bojkotimi prishet, apatia e votuesve mbetet një pengesë serioze. Disa në Iran që nuk e mbështesin bojkotimin, kanë pyetur nëse votimi ka ndonjë kuptim. Hossein Dehbashi, një regjisor iranian i dokumentareve, pyeti në X nëse ka “ndryshim midis të keqes dhe më të keqes”, kur Qeveria është e kufizuar në atë që mund dhe nuk mund të bëjë.

Kjo është një ndjenjë që e ndajnë shumë në Iran, sipas sociologut me bazë në Francë, Saeed Peyvandi.

“Shoqëria [iraniane] nuk i pranon më lehtësisht premtimet, sepse besimi i saj është tradhtuar vazhdimisht”, thotë Peyvandi për Radion Farda të REL-it. Republika Islamike “nuk i ka kuptuar kurrë” ankesat e njerëzve, shton ai, dhe tani “besimi tek establishmenti ka rënë”./ REL

iran votim zgjedhje presidenciale

iran zgjedhje presidenciale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan