Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
SHBA- Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi sërish se ai nuk do të tërhiqet nga gara edhe pse shumë demokratë të nivelit të lartë duan që ai ta shqyrtojë mundësinë që të largohet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, për t’i hapur rrugën një kandidati të ri demokrat për të parandaluar një humbje të mundshme në zgjedhje.
Biden aktualisht gjendet në shtëpinë e tij në Dellauer ku është izoluar për shkak të infektimit me koronavirus. Presidenti amerikan ka insistuar se mund ta mposhtë republikanin Donald Trumpin, teksa po përballet me presion që të lërë garën.
Shefja e fushatës së Bidenit, Jen O'Malley Dillion, e pranoi se ka “rënie” të mbështetjes për presidentin, por insistoi se ai “absolutisht” do të qëndrojë në garë dhe se fushata e tij “ka disa rrugë” për ta mposhtur Trumpin.
“Ne kemi shumë punë për të bërë për të siguruar popullin amerikan se po ai është i vjetër, por mund të fitojë”, tha ajo për MSNBC. Ajo tha se shqetësimet e votuesve për aftësinë e Bidenit për të udhëhequr me shtetin nuk po i bëjnë ata që të votojnë për Trumpin.
“Ata kanë pyetje, por ata po qëndrojnë me Joe Bidenin”, shtoi ajo.
Në të njëjtën kohë, Komiteti Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të takohet të premten për të shtyrë përpara votimin e planifikuar virtual para 7 gushtit, ku pritet të nominohet kandidati i partisë për president. Kjo mbledhje virtuale do të mbahet para se partia të mbajë Kuvendin më vonë gjatë gushtit në Çikago.
Një shumicë e demokratëve mendojnë se nënpresidentja, Kamala Harris, mund të jetë një kandidate e mirë për presidente.
Sipas një sondazhe të realizuar nga Associated Press dhe NORC Center for Public Affairs Research, gjashtë në dhjetë demokratë besojnë se Harris do të ishte një presidente e mirë. Dy në dhjetë demokratë besojnë se ajo nuk do të ishte një presidente e mirë dhe po ashtu dy në dhjetë të tjerë nuk kanë mendim.
Demokratët në nivelet më të larta i kanë kërkuar Bidenit që ta rishqyrtojë kandidaturën e tij. Në mesin e tyre raportohet se edhe ish-presidenti Barack Obama, ka shprehur shqetësime për kandidaturën e Bidenit dhe ish-kryerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, raportohet se privatisht i ka thënë presidentit se partia mund të humbë aftësinë që të marrë kontrollin e Dhomës, nëse ai nuk tërhiqet nga gara presidenciale.
Po ashtu, të mërkurën, ligjvënësi i Kalifornisë, Adam Schiff, një aleat i ngushtë i Pelosit, u bë demokrati i profilit më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, që i bëri thirrje Bidenit të tërhiqet nga gara.
Shqetësimet për aftësinë e Bidenit për të udhëhequr me shtetin edhe për një mandat u rritën pas debatit presidencial me Trumpin më 27 qershor. Vetë Biden e ka pranuar se nuk ka pasur performancë të mirë gjatë debatit, por që atëherë ka refuzuar thirrjet për t’u tërhequr nga gara./REL
faton hajrizi SERBI- Mediat në Serbi kanë publikuar fotografinë e Faton Hajrizit menjëherë pas ekzekutimit të tij nga forcat...
GJERMANI- Një sulm me thikë ka ndodhur në GJermani, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një persona. Bëhet me dije se sulmi me thi...
RUSI- Një gjykatë ruse e shpalli të premten gazetarin amerikan Evan Gershkovich fajtor për spiunazh dhe e dënoi atë me 16 vjet b...
Prezantimi i raportit “Tjetri” që nuk ekziston, në Reporting House në Prishtinë, Kosovë, 17 korrik 2024. Foto: BIRN KO...
faton hajrizi SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi pak më parë se autori i vrasjes së policit ...
TURQI- Një jaht ëdhtë përfshirë nga flakët në Turqi, ku si pasojë disja turistë kanë mbetur të plagosur...
Faton Hajrizi SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Da&ccedi...
Foto ilustruese KOSOVA- Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjith...
Donald dhe Melania SHBA- Melania dhe Ivanka Trump bënë një paraqitje të rrallë për të mbështetur ish-president...
Foto ilustruese BRITAN- Vijon kolapsi në disa shtete të botë si pasojë e mos funksionimit të të shërbimit të I...