Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të enjten se do të krijojë në Shtëpinë e Bardhë një zyrë për çështjet e besimit dhe e udhëzoi Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi të drejtojë një grup pune për të eliminuar atë që e quajti diskriminim ndaj të krishterëve në qeverinë federale.
Presidenti Trump i bëri komentet gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Kapitol dhe shfrytëzoi fjalimin e tij për të bërë thirrje për unitet, duke u thënë ligjvënësve se marrëdhënia e tij me besimin ka ndryshuar që kur ndodhën dy atentatet ndaj tij vitin e kaluar.
Gjatë një mëngjesi të dytë lutjesh në Uashington, Presidenti Trump përdori një ton më partiak, duke u shprehur i kënaqur me eliminimin gjatë dy javëve të fundit të programeve për drejtësinë sociale të bazuar tek aspekte si raca apo gjinia (programet e ashtuquajtura woke), si dhe njoftoi masat për të mbrojtur krishtërimin nga ai që tha se ishte diskriminim fetar.
“Misioni i këtij grupi pune do të jetë që të ndalë menjëherë të gjitha format e sulmeve ndaj të krishterëve dhe diskriminimin brenda qeverisë federale, përfshirë në Departamentin e Drejtësisë, që ishte absolutisht i tmerrshëm, si dhe tek agjencia e taksave IRS, në FBI dhe në agjencitë e tjera”, tha Presidenti Trump.
Ai u zotua se prokurorja e përgjithshme do të punojë “për të hetuar plotësisht dhunën dhe vandalizmin kundër të krishterëve në shoqërinë tonë dhe do të bëjë gjithçka të mundur në tokë dhe në qiell për të mbrojtur të drejtat e të krishterëve dhe besimtarëve në mbarë botën”.
Presidenti nuk përmendi gjatë fjalimit shembuj specifikë të diskriminimit të të krishterëve, por ka akuzuar më parë administratën e ish-Presidentit Biden se përdori qeverinë federale për të goditur në veçanti të krishterët.
Presidenti Trump firmosi të enjten një urdhër ekzekutiv për të krijuar grupin e punës dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e tij, ku përfshihet rekomandimi i hapave për t’i dhënë fund “politikave, praktikave apo sjelljeve dhunuese”.
Administrata e ish-Presidentit Biden njoftoi një strategji në dhjetor për të luftuar paragjykimin ndaj myslimanëve dhe arabëve, dhe një plan të ngjashëm për të luftuar antisemitizmin në shtator 2023. Veprimet e shpallura të enjten mund të ngrenë pikëpyetje kushtetuese në lidhje me ndarjen e kishës nga shteti, me Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane që kufizon mbështetjen e fesë nga qeveria.
Në tre ciklet e fundit zgjedhore, votuesit e bardhë ungjillorë të krishterë, të cilët përbëjnë një pjesë jetike të bazës republikane, kanë mbështetur Presidentin Trump. Ai ka përqafuar pikëpamjet konservatore të krishtera dhe politikat që reflektojnë ankthin e kësaj pjese të popullsisë për ndryshimin e normave gjinore dhe modeleve familjare.
Presidenti njoftoi gjithashtu të enjten se do të krijojë një Zyrë Besimi në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga pastorja Paula White, e cila ka shërbyer si këshilltare fetare e tij për shumë vite. Presidenti Trump krijoi një zyrë të ngjashme në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij të parë dhe u konsultua rregullisht me një grup të ngushtë këshilltarësh evangjelistë.
Presidenti Trump tha gjithashtu se do të krijojë një komision të ri për lirinë fetare dhe e kritikoi administratën ish-Presidentit Biden për "persekutimin" e besimtarëve nëpërmjet ndjekjes penale të aktivistëve kundër abortit.
Në vitin 2023, Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve u nda në dy aktivitete, atë në Kapitol ku morën pjesë ligjvënësit dhe një aktivitet tjetër privat me disa mijëra pjesëmarrës në një hotel, pasi disa ligjvënës u përpoqën të distancoheshin nga grupi fetar privat pas pikëpyetjeve se si drejtohej dhe financohej./ VOA
HAITI- OKB-ja ka denoncuar rritjen e dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Haiti pasi vendi është në mëshirë...
TIRANË- Stilisti i njohur Valdrin Sahiti fitoi rëndësi ndërkombëtare kur krijimet e tij kaluan Atlantikun. Është vetëm...
karen pierce BRITANI- Ish-ambasadorja e Britanisë në SHBA është e dërguar e posaçme në Ballkanin Perëndimor, nd&e...
trump, ishiba SHBA- Kryeministri japonez Shigeru Ishiba takohet sot (të premten) në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump....
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Evropa do të qëndrojë gjithmonë për drejtësinë dhe ...
ARGJENTINË- Një kanal në një periferi të kryeqytetit të Argjentinës Buenos Aires u kthye në të kuqe të ndezu...
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nëse formohet një qeveri e përsëritur, atëherë k...
SHBA- Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka dënuar ditën e sotme sanksionet e vendosura me dekret nga presidenti ame...
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump planifikon të mbajë në punë më pak se 300 anëtarë të stafit t&e...
TURQI- Emiri katërvjeçar ishte në shtëpi me familjen e tij kur dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë jugore më...