Florjan Binaj flet për Foxnews: Vendi nuk kishte parë revoltë të fuqishme për 35 vite
Teksa protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë prej javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, je...
Teksa protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë prej javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, je...
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, Renato Xhaja, 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka...
Deri në 10 ton kokainë nuk ishin asgjë për Eldi Dizdarin ti sillte nga Amerika Latine drejt Europës. I shumëkërkuari i dre...
Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit, ku disa pë...
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërin...
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershor...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partis&...

Krishtlindjet këtë vit do të celebrohen nga Papa Leo XIV, por traditat e Krishtlindjeve të dashura për vizitorët dhe besimtarët në qendrën e Kishës Katolike mbeten të njëjtat.
Kur fillojnë festimet?
Për katolikët koha e ardhjes (adventit) dhe bashkë me të edhe pritja e lindjes së Krishtit filloi këtë vit më 30 nëntor, me adventin e parë. Megjithatë festimet në Vatikan nisin gjithmonë me ndriçimin zyrtar të pemës së Krishtlindjes dhe zbulimin e grazhdit të Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit, që kësaj radhe u bë më 15 dhjetor.
Nga vjen pema e Krishtlindjes?
Çdo vit një komunitet i kishës katolike i dhuron Vatikanit pemën e Krishtlindjes, gjë që konsiderohet si një nder i veçantë. Këtë herë u zgjodh një bredh nga provinca e Bolzanos në Tirolin e Jugut, i cili është 27 metra e lartë dhe peshon rreth tetë tonë.
Peshkopi Ivo Muser i Bolcano-Bressanone tha në një intervistë në faqen e internetit të qytetit të Vatikanit: "Dëshiroj që adhurimi për ekzistencën, të ngjallet edhe nga pema jonë dhe të nxisë për të reflektuar". Ai u bëri thirrje njerëzve që të jenë të ndërgjegjshëm, të respektueshëm dhe të gatshëm për të pasur "stile jetese të qëndrueshme dhe të thjeshta". A do të ketë sukses kjo porosi me stolisjen e pasur të pemës, me lojën e dritave, që ndryshojnë vazhdimisht përqark?
Pema vjen për të pestin vit radhazi nga Italia. Nga Gjermania kanë ardhur deri tani katër pemë; në vitin 2028 do të jetë përsëri radha e Gjermanisë. Një pemë nga Deggendorf në Bavarinë e Poshtme do të dërgohet në Vatikan.
Krishtlindja në Vatikan festohet në mënyrë madhështore prej të paktën një gjysmë mijëvjeçari, por në sheshin e Shën Pjetrit pema e krishtlindjeve u vendos që nga viti 1982 gjatë pontifikatit të Papës së Gjon Pali II.
Cili grazhd i Krishtlindjes vjen në Vatikan?
Skena e lindjes së Jezusit vjen nga dioqeza e Nocera Inferiore-Sarno në provincën jugore italiane të Salernos në Kampania. Grazhdi i Krishtlindjes me figura në përmasa reale sjell elemente, që janë tipike për rajonin përreth Nocera. Duke bërë njoftimin peshkopi Giuseppe Giudice tha se kjo është "një mundësi e mrekullueshme për ungjillizimin dhe ripërtëritjen e të gjithë rajonit".
Në të njëjtën kohë këtë vit nën kolonat e majta të sheshit të Shën Pjetrit mund të shihet për të tetën herë ekspozita "100 grazhde të Krishtlindjeve në Vatikan”. Aty mund të shihen 132 grazhde me skena të lindjes së Krishtit të krijuara nga artistë nga 23 vende. Ekspozimi i këtij viti bëhet në kuadrin e programit kulturor "Giubileo è Cultura" (përvjetori është kulturë) dhe sipas "Vatican News" synon "të shprehë falënderime për Vitin e Shenjtë që sapo kemi përjetuar".
Çfarë ndodh natën e Krishtlindjeve?
Papa Leo XIV do të drejtojë meshën solemne të mesnatës në orën 22:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit. Natyrisht katedralja do të jetë plot, prandaj ajo i hap dyert që në orën 19:00. Për hyrjen nevojiten bileta, por ato janë falas dhe zakonisht janë shitur që muaj më parë.
Çfarë vjen më pas?
Vizitorëve dhe besimtarëve nuk u nevojiten bileta në ditën e parë të Krishtlindjes, kur Papa jep bekimin solemn "Urbi et Orbi" - "për qytetin dhe botën". Leo XIV do të flasë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit i ndjekur nga dhjetëra-mijëra besimtarë në shesh. Fjala e tij fillon në orën 12:00. Edhe këtu sa më parë aq më mirë, sidomos në këtë Vit të Shenjtë, të shpallur nga Papa Françesku, i cili ndërroi jetë në prill. Viti i shenjtë vazhdon deri në fund të sezonit të Krishtlindjeve
Ditën e Vitit të Ri në orën 17:00 Papa do të mbajë shërbesën e darkës në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku këndohet "Te Deum" në shenjë falënderimi për vitin që shkoi.
Kur përfundojnë festimet?
Me "Meshën e Shenjtë në Solemnitetin e Epifanisë" të drejtuar nga Leo XIV më 6 janar në orën 9:30. Atëherë përfundon edhe Viti i Shenjtë./DW
Komisioni Evropian ka dënuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur kufizime udhëtimi ndaj pesë qytetarëve evropi...
''Izraeli “nuk do të largohet kurrë nga Gaza”, tha Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, duke menduar për idenë e rivendosjes s&e...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për një takim me homologun e tij amerikan, Donald Trump për të diskutuar ç...
Një bandë shqiptare që merrej me trafikun e drogës është goditur nga autoritetet në Greqi, ndërsa janë dënua...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa ka uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri stafit të Zyrës së Kryeministrit, nuk i ka k...
Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar ...
Muzeu i Luvrit në Francë ka ndërmarrë masa shtesë sigurie, duke instaluar shufra mbrojtëse në ballkonet e tij, pas grabitje...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kievi mbetet në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe ësht&eum...
Policia italiane në Napoli ka arrestuar Ciro Andolfi 49 vjeç, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2022 dhe ndaj të cili...
Të paktën tre vetë u vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë k...