Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

GJERMANI- Numri i sulmeve të dhunshme me thikë është duke u rritur. Masat (parandaluese) kundër kësaj forme dhune po shtohen. Çfarë masassh duhet ndërmarrë?
Që nga tetori i vitit të kaluar, në Gjermanika hyrë në fuqi një ligj më i rreptë për mbajtjen e armëve. Qëllimi i ligjit ishte të krijohen zona në hapësirat publike ku ndalohet mbajtja ethikave. Këto përfshijnë vendet ku mbahen festime publike, tregjet, stacionet e trenave, por edhe autobusët dhe trenat. Kjo pavarësisht nga lloji i thikës në fjalë, ose sa e gjatë është ajo.
Nëse policia kap ndonjë person me thikë gjatë një kontrolli, për shembull në një stacion treni, personi përballet me një gjobë dhe thika konfiskohet.
Mbajtja e paligjshme e një thike
Falë legjislacionit të ri, autoritetet mund të krijojnë zona të veçanta ku ndalohetmbajtja e armëve më shpejt dhe më lehtë. Në këtë rast policët mund të veprojnë në mënyrë parandaluese duke konfiskuar thikat ose duke vendosur gjoba, me qëllim frikësimin e shkelësve të mundshëm të ligjit. Zona të tilla ekzistojnë në një numër gjithnjë e më të madh në Gjermani.
Në marrëveshjen e koalicionit të partive tëUnionit(CDU/CSU) dhe SPD, është edhe një paragraf i shkurtër kushtuar krimit të lidhur me thikat. Qeveria e re, siç është njoftuar, dëshiron të shqyrtojë nëse është e mundur të shtrëngohen më tej dënimet që sanksionojnë dhunën që përfshin përdorimin e thikave.
Kriminologia Britta Bannenberg nga Universiteti Justus Liebig në Gießen beson se zonat pa thika janë një masë kuptimplote: "Kontrollet duhet të shtohen sidomos në pikat e nxehta të krimit në hapësirat publike, ku lëvizin shumë njerëz, ku takohen shumë të rinj për t'u argëtuar, ku ka një potencial të shtuar për përshkallëzim."
Megjithatë, Bannenberg shton se është e bindur se ndalime të tilla ndoshta nuk do t'i frikësojnë ata njerëz që llogarisin me dhunën, për shembull në fushën e krimit të organizuar ose që lidhen me drogën.
Megjithatë, ligjet dhe kontrollet nuk garantojnë siguri të plotë. "Papritmas ky burrë u shfaq para meje dhe më goditi me thikë pa thënë asgjë", thotë Liliana F. Kjo grua 19-vjeçare u sulmua në shkurt në një stacion të një qyteti të vogël në Saksoninë e Poshtme, ku pësoi lëndime të rënda dhe jeta e saj ishte në rrezik. Sulmuesi ishte një burrë me probleme mendore, i njohur më parë nga policia. Ai kishte një thikë, e cila ishte e ndaluar në atë vend. Në Saksoninë e Poshtme, sipas statistikave të policisë, regjistrohen mesatarisht tetë sulme me thikë në ditë. Në Berlin - dhjetë.
Më shumë sulme me thikë?
Rreth 29.000sulme me thikë u regjistruan nga autoritetet gjermane në të gjithë vendin gjatë vitit të kaluar 2024. Në statistika janë regjistruar edhe kërcënimet si dhe përpjekjet për sulme me thika, si "sulme".
Në rreth 10.000 raste të lëndimeve të rrezikshme trupore, thikat ishin armë në duart e autorëve, e kjo shënon rreth dhjetë për qind më shumë sesa në vitin 2023. Kriminologu Dirk Baier nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Cyrih thotë se është optimist i matur dhe beson se numri i sulmeve me thikë mund të ketë arritur kulmin: "Kur krimet e dhunshme arrijnë një nivel që një shoqëri nuk e pranon më, atëherë e dimë se trendi mund të ndryshojë".
Aktorët e shoqërisë civile, punonjësit socialë në shkolla dhe institucionet policore që përqendrohen në këto tema në punën e tyre mund të kontribuojnë në uljen e numrit të krimeve. Por të dhënat statistikore nuk janë ende mjaftueshëm të sakta.
Për momentin, projektet kërkimore që merren me dhunën e lidhur me përdorimin e thikave janë të rralla. Saksonia e Poshtme dëshiron të nisë një projekt të tillë këtë vit. Edhe Britta Bannenberg është e përfshirë në kërkimet për përdorimin e dhunës me thika: "Ne duam të zbulojmë se kush mban ose përdor një thikë dhe për çfarë arsyesh, në mënyrë që të mundësojmë futjen e masave parandaluese të synuara."
Çështje mashkullore?
Mbajtja e thikës dhe dhuna e lidhur me thikat është një çështje kryesisht mashkullore. "Burrat janë më të dhunshëm se gratë. Ky është një zbulim i zakonshëm kriminologjik", thotë Bannenberg. Edhe Dirk Baier shton: "Kjo ka të bëjë edhe me idenë e maskulinitetit. Me mbajtjen e një thike ata duan të tregojnë: Unë jam një djalë i rrezikshëm." Sidomos burrat e rinj, nën moshën 40 vjeç, kanë tendencë më shpesh drejt dhunës. Shifrat janë më se të qarta për këtë çështje.
Çfarë roli luan origjina?
Ekspertja Bannenberg thotë se ka emigrantë nga vende ku rritja e dhunshme e fëmijëve dhe përvoja e dhunës në lëkurën e tyre është shumë më e theksuar sesa në Gjermani. Por origjina është vetëm një nga shumë faktorë, sepse çështja është shumë më komplekse.
Sipas Dirk Baier, duhet të merren parasysh edhe rrethanat: përvojat traumatike të ikjes nga vendi i origjinës, perspektivat e pamjaftueshme në Gjermani, si dhe integrimi i pamjaftueshëm, që mund të ndikojnë në sjelljen e dhunshme të këtyre njerëzve.
Baier mbështet miratimin e një plani kombëtar veprimi. Ai thotë se nevojiten më shumë para për punë sociale, më shumë këshillim dhe kujdes për autorët e krimit, nevojiten fushata kundër dhunës - dhe më shumë vëmendje ndaj viktimave./DW
papa leo VATIKAN- Papa Leo do të drejtojë meshën e tij të parë të shenjtë si papë këtë mëngjes, pas...
KASHMIR- Tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen midis Indisë dhe Pakistanit, me zyrtarët indianë që tho...
SHBA- Lufta në Ukrainë dhe mosmarrëveshjet tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian u diskutuan gjatë një bisede telefonike...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 13-të për konstituimin e legjislaturës s...
ITALI- Kreyministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka dërguar një letër urimi Papës Leone XIV. Në let&eu...
RUSI- Kreu i Kishës Katolike në Vatikan është zgjedhur ditën e sotme vetëm pak orë më përpara duke berë...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen n&eum...
VATIKAN- Robert Francis Prevost i zgjedhur tashmë si Papa i ri ka mbajtur fjalën e parë para besimtarëve nga ballkoni i Bazilik&...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, për zgjedhjen e tij si Papa i ri i Kishës Katolike,...
VATIKAN- Kardinali amerikan Robert Francis Prevost u zgjidhodh sot Papë dhe do të quhet Leoni i XIV. Pavarësisht kundërshtimit t...