BOTA

Si po reagon Beogradi pas qortimit nga Rusia për armët serbe në Ukrainë?

r.ll Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 20:17
Si po reagon Beogradi pas qortimit nga Rusia për armët serbe në
putin

SERBI- Kështu e kupton Predrag Petroviç nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë paralajmërimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se do të pezullohen kontratat për shitjen e armëve dhe municionit, në rastet ku ka dyshime për keqpërdorim dhe dërgim të tyre në frontin ukrainas.

Deklarata e Vuçiçit erdhi si reagim ndaj njoftimit të Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës së Federatës Ruse (SVR), që më 28 maj e akuzoi Serbinë se “pavarësisht neutralitetit të shpallur zyrtarisht”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë.

Në këtë deklaratë me tone të ashpra, Serbia akuzohet se, përmes industrisë së saj ushtarake, “po e godet Rusinë pas shpine”, duke shitur “qindra mijëra granata për raketahëdhës dhe obusë, si dhe miliona municione për armë të vogla të zjarrit”.

Reagimi nga Moska vjen pas raportimeve të vazhdueshme ndër vite nga disa media se armët dhe municionet serbe, përmes vendeve të treta, kanë përfunduar në duart e forcave ukrainase. Beogradi zyrtar ka mohuar disa herë që Serbia eksporton drejtpërdrejt armë në Ukrainë apo Rusi, duke thënë se nuk mund të ndikojë në destinacionin përfundimtar të armëve që shiten përmes ndërmjetësve.

“Deklarata e SVR-së mund të shihet si një përpjekje për të disiplinuar autoritetet në Beograd, duke qenë se informacionet e përmendura janë të njohura prej kohësh. Dukshëm, Moska dëshiron ta mbajë regjimin e Vuçiçit në orbitën e saj”, vlerëson Petroviq.

Toby Vogel nga Këshilli për Politikë të Demokratizimit në Berlin, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Aleksandar Vuçiç për vite të tëra është balancuar midis Brukselit dhe Moskës, por një politikë e tillë është gjithnjë më e ekspozuar ndaj sfidave nga të dyja anët.

“Por, tani Kremlini ka vendosur – për arsye ende të paqarta – ta kritikojë publikisht, gjë që mund të nënkuptojë fundin e aftësisë së tij për të ruajtur balancën”, vlerëson Vogel.

Ai shton se nuk është befasuar nga kritika e ashpër e Rusisë dhe thekson se Bashkimi Evropian, “pavarësisht se ka shumë karta të fuqishme në dorë”, deri më tani nuk i ka përdorur ato ndaj Vuçiqit.

“Kjo është pjesërisht sepse Vuçiç ka blerë një lloj sigurimi: nënshkrimin e kontratave për litium me Gjermaninë dhe BE-në, blerjen e avionëve luftarakë francezë, si dhe dërgimin e armëve dhe municionit në Ukrainë”, thotë Vogel.

Në deklaratën e SVR-së përmenden kompani shtetërore dhe private të Serbisë që prodhojnë armë dhe municion dhe që, sipas pretendimeve, përmes “certifikatave të rreme të përdoruesit final dhe vendeve ndërmjetëse”, i shesin ato Ukrainës.

“Ndër vendet ndërmjetëse më të zakonshme përmenden vendet e NATO-s, si Çekia, Polonia, Bullgaria. Së fundmi janë përdorur edhe rrugë më ‘ekzotike’ përmes shteteve afrikane”, thuhet në deklaratën e SVR-së më 28 maj.

Një ditë më vonë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se për këtë çështje kishte biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë më 9 maj, dhe se Serbia kishte themeluar një grup pune me Federatën Ruse për të “verifikuar faktet”.

“Unë do të jap urdhër dhe paralajmërim që, kudo që ka dyshime për keqpërdorim të përdoruesit të fundit dhe dërgim në zonën e luftës, kontratat të mos realizohen”, deklaroi Vuçiç në edicionin qendror të lajmeve në RTS.

Predrag Petroviç nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë thotë se nisma e presidentit serb do të kishte kuptim vetëm nëse Beogradi zyrtar nuk do të dinte se ku po përfundonin armët.

“Por, duke qenë se kemi një sistem shumë të centralizuar dhe me raportime të shumta ndër vite se armët serbe po shkonin në Ukrainë, kjo mund të shihet vetëm si përpjekje për të zbutur dëmet dhe për të dërguar sinjal në Moskë se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë dhe të marrë parasysh kritikat”, thotë Petroviç.

Ai shton se nuk do të habitej nëse Beogradi do të tërhiqej nën presionin e Moskës.

“Beogradi ecën gjithmonë në një tel të hollë, duke kaluar herë nga njëra, herë nga tjetra anë për të kënaqur të dyja palët, vetëm për hir të qëndrimit në pushtet. Është vërtetuar se pushteti në Serbi funksionon vetëm nën presion, jo sipas parimeve apo rregullave”, thotë ai.

Tobi Vogel thotë se pret që Vuçiçi të përpiqet të vazhdojë politikën e tij balancuese karshi Lindjes dhe Perëndimit.

“Besoj se do të përpiqet të marrë lëshime të tjera nga Brukseli apo vendet e BE-së si shpërblim për ‘largimin’ nga Rusia, por po aq e mundshme është që do të reduktojë dërgesat e municionit në Ukrainë, për të ruajtur ekuilibrin”, vlerëson Vogel.

Informacionet se armët serbe përdoren nga forcat ukrainase u paraqitën për herë të parë në prill të vitit 2023. Atëherë, në internet u publikuan dokumente të klasifikuara të Pentagonit – të siguruara nga Reuters – në të cilat thuhej se Serbia kishte rënë dakord të dërgonte armë në Ukrainë.

Këto pohime u mohuan nga zyrtarët serbë, përfshirë ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç. Edhe para kësaj, Serbia mohoi çdo sugjerim se armët e saj mund të përfundonin në Ukrainë – përfshirë në mars të vitit 2022, kur u shfaqën foto në rrjete sociale dhe media ruse që pretendonin përdorimin e armëve serbe në Ukrainë.

Megjithatë, më 22 qershor 2024, gazeta britanike Financial Times raportoi se Serbia, përmes vendeve të treta, kishte eksportuar municion drejt Ukrainës në vlerë prej 800 milionë eurosh që nga fillimi i pushtimit rus. Presidenti Vuçiç e konfirmoi për FT-në se vlera e raportuar ishte “kryesisht e saktë”, duke e cilësuar eksportin si një mundësi biznesi.

“Kjo është pjesë e rilindjes sonë ekonomike. Po, ne eksportojmë municionin tonë. Nuk mund ta eksportojmë drejtpërdrejt në Ukrainë apo Rusi, por kemi shumë kontrata me amerikanë, spanjollë, çekë dhe të tjerë. Çfarë bëjnë ata më vonë me të, është punë e tyre”, deklaroi ai për Financial Times.

Kjo temë u trajtua edhe nga ndihmëssekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroazi, James O’Brien, më 8 korrik 2024. Ai deklaroi se Serbia “duke bërë armët e saj të disponueshme, po ndihmon Ukrainën të mbrojë parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”. Për dy vjet me radhë, mënyrat sesi armët serbe kanë përfunduar në Ukrainë kanë qenë kryesisht jotransparente. Edhe Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqe në Stokholm (SIPRI) është marrë me këtë çështje, por ka pasur shumë të panjohura.

“SIPRI hulumton bazuar në burime të hapura, por rrugët përmes të cilave municioni serb përfundon në Ukrainë janë jashtëzakonisht netransparente”, thanë për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të këtij instituti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan