BOTA

Si ta dallojmë nëse një fëmijë vuan nga ankthi: Shenjat që mund t'i keni injoruar

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 18:24
Si ta dallojmë nëse një fëmijë vuan nga ankthi: Shenjat

Pothuajse një në dhjetë fëmijë vuan nga ankthi, jo thjesht nga stresi i përditshëm, por nga çrregullime të ankthit që ndikojnë seriozisht në funksionimin e tyre në shtëpi, shkollë dhe në shoqëri. Sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 9.4% e fëmijëve të moshës 3-17 vjeç janë diagnostikuar me ankth në periudhën 2016–2019, dhe këto shifra ka të ngjarë të jenë rritur pas pandemisë, gjatë së cilës shëndeti mendor i fëmijëve u përkeqësua ndjeshëm.

Shenjat e ankthit tek fëmijët

Hapi i parë për të ndihmuar një fëmijë që vuan nga ankthi është ta kuptosh dhe ta njohësh atë. Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë, pasi ankthi shfaqet ndryshe tek fëmijët sesa tek të rriturit.

Sipas psikologes klinike Dr. Caroline Danda, disa nga shenjat më të zakonshme përfshijnë:

Kërkim i vazhdueshëm i sigurisë

Bërje të pyetjeve të tipit “po sikur…”

Frikë për të bërë gjëra të zakonshme

Shmangie të situatave sociale apo përvojave të reja

Agresivitet, sjellje sfiduese ose shpërthime nervash

Ndërkohë, psikologia dhe infermierja Dr. Kelsey M. Latimer shton se ankthi shpesh manifestohet edhe përmes:

Problemeve me gjumin (vështirësi për të fjetur ose zgjime të shpeshta)

Ndryshimeve në oreks

Heqjes dorë nga shoqërimi me të tjerët

Dhimbje barku, koke ose ndjesi të lodhjes pa arsye të qarta

Si mund t’i ndihmojmë fëmijët me ankth?

Së pari, mos e fajësoni veten. Siç thekson Dr. Latimer:

"Fakti që një fëmijë vuan nga ankthi nuk ju bën prind të keq."
Ajo që ka rëndësi është të dëgjoni fëmijën me kujdes, pa gjykim dhe pa u munduar të minimizoni ndjenjat e tij. Mos thoni “asgjë nuk është”, sepse kjo mund ta bëjë atë të ndihet i keqkuptuar dhe më i vetmuar.

Psikologia Dr. Caroline Fenkel thekson se edhe një bisedë e thjeshtë, qoftë gjatë një shëtitjeje apo duke ndarë një biskotë, mund të jetë shumë e vlefshme.

"Kur përdorim fraza si ‘duhet ta kapërcesh’ ose ‘s’ka pse të ndihesh kështu’, ne i bëjmë fëmijët të ndihen fajtorë dhe i shtyjmë të mbyllen në vetvete."
Disa hapa praktikë që ndihmojnë:

Krijoni një mjedis të sigurt dhe të qetë ku fëmija ndjehet i lirë të shprehë emocionet.

Përdorni teknika të thjeshta relaksimi, si frymëmarrja e thellë.

Përqafimet ndihmojnë shumë, jo vetëm tek fëmijët e vegjël, por edhe tek adoleshentët që ndoshta s’duan ta pranojnë.

Krijoni rutinë sa më të qëndrueshme, kjo i jep fëmijëve ndjenjë sigurie.

Nëse ndieni se ankthi është duke ndikuar thellë në jetën e përditshme të fëmijës tuaj, mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale. Psikologët për fëmijë dhe adoleshentë janë të trajnuar për të ndihmuar në situata të tilla.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë