Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
KOSOVË-Gjatë kohës sa mbante shikimin drejt tavanit të klasës, një nxënëseje 13-vjeçare nuk i kujtohej të ketë mësuar ndonjëherë për komunitetin e saj, ashkali, në shkollë.
“Asgjë...”, thotë ajo ngadalë e me zë të ulët.
I vetmi aktivitet ku ajo ishte ndier se po i respektohej përkatësia e saj etnike, ishte një ngjarje e organizuar nga një qendër e mësimit shtesë në fshatin Gadime të Lipjanit. Për Ditën e Flamurit të komunitetit ashkali, më 15 shkurt, dy mësueset e qendrës - Dinorë Jetullahu dhe Fatime Salihu - kishin organizuar një program, ku fëmijët çuan vizatime me flamurin e komunitetit ashkali, si dhe vallëzuan e kënduan.
“Më së shumti më ka pëlqyer kur e kam vallëzuar një valle tonën. Ka qenë më interesant, ka qenë edhe familja ime këtu për të më parë”, thotë një nga 65 nxënëset e kësaj qendre.
Njëra nga dy mësueset, Dinora, tregon se 47 nxënës në këtë klasë i përkasin komunitetit ashkali, ndërsa 18 të tjerët komunitetit shqiptar.
“Ata kalojnë shumë mirë bashkë, si të ishin vëllezër e motra. Përqafohen mes vete, rrinë bashkë. Janë shumë të socializuar”, thotë ajo për REL-in.
Në këtë qendër, nxënësit shkojnë për të marrë ndihmë në përvetësimin e shkrimit dhe leximit, nëse ngecin prapa nxënësve të tjerë në shkollimin e rregullt. Por, mësuesja tjetër, Fatimja, thotë se aty marrin shumë më shumë sesa vetëm këto mësime. Me aktivitete që u ndihmojnë nxënësve të etnive të ndryshme të mësojnë për njëri-tjetrin, ata kanë nisur një luftë ndaj paragjykimeve.
“Nëse shqiptarët do ta dinin të vërtetën për këtë komunitet, gjendja do të përmirësohej shumë. Nëpërmjet edukimit dhe ndërgjegjësimit mund të krijohet një kulturë e respektit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve”, thotë Fatimja.
Bajram Ilazi, zyrtar për arsim në organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë (VORAE), thotë se nxënësit e pakicave etnike në Kosovë nuk mësojnë për historinë, kulturën e traditat e tyre në shkollimin e detyrueshëm në vend, sepse ato s’janë të përfshira në tekstet shkollore.
“Nxënësit askund nuk kanë mundësi të mësojnë se kush janë këto komunitete. Në libër të edukatës qytetare, aty përmendet se në Kosovë jetojnë edhe romë, boshnjakë, serbë, etj. Por, nuk mësohet për këto komunitete”, thotë Ilazi për REL-in.
Ai shton se kjo i bën fëmijët që vijnë nga pakicat etnike në Kosovë, të ndihen të pabarabartë dhe inferiorë ndaj fëmijëve të komunitetit shqiptar. E, për më tepër, thotë Ilazi, mungesa e përfshirjes së pakicave në tekste shkollore ndikon edhe te vetë shqiptarët.
“Në mungesë të këtyre [mësimeve], njoftimi i nxënësve me komunitetet minoritare mund të ndodhë në rrugë, ku shohin fëmijë [të pakicave etnike] duke pastruar xhamat e veturave ose si lëmoshëkërkues. Dhe kështu bëhet përfaqësim i gabuar i komuniteteve dhe forcohen paragjykimet”, thotë ai.
Edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit thonë se mësimet për kulturën dhe historinë e njëri-tjetrit ndihmojnë në luftimin e paragjykimeve. Në vitin 2023, ky institucion publikoi një raport lidhur me përmbajtjen e 47 teksteve shkollore që përdoren në klasat 1-9 në shkollat në Kosovë.
“Avokati i Popullit ka konstatuar se shumica e teksteve shkollore (me dy përjashtime) nuk përmbajnë gjuhë diskriminuese mbi baza gjinore, racore dhe fetare. Mirëpo, ka konsideruar se nuk janë paraqitur mjaftueshëm në figura e tekste të gjitha grupet diverse të shoqërisë kosovare”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit për REL-in.
Edhe ky institucion, edhe VORAE kanë kërkuar vazhdimisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) që të ndërmarrë masa për përfshirjen më të madhe të pakicave etnike në tekste shkollore. Ilazi thotë se ata kanë marrë premtime të shumta ndër vite se një gjë e tillë do të bëhet, por ende pa rezultat.
Radio Evropa e Lirë ka pyetur MASHTI-n lidhur me këtë temë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. Ilazi thotë se kurrikula e arsimit në vend jep hapësirë për përfshirjen e pakicave etnike, por thotë se një gjë e tillë nuk parashihet as me projektligjin për tekste shkollore, i cili është aktualisht në shqyrtim në institucionet e Kosovës.
“Edhe Strategjia për Arsim, edhe Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali flasin që tekstet shkollore duhet t’i përfshijnë këto komunitete. Jemi në vitin 2024, 25 vjet pas luftës, dhe askund në tekste shkollore nuk flitet kjo gjë. Është për t’u çuditur, sikur të mos ekzistonim fare [pakicat etnike]”, thotë ai.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin akademik 2021/22 tregojnë se nga rreth 217 mijë nxënës në sistemin shkollor të detyrueshëm, rreth dhjetë mijë u përkasin pakicave etnike. Këtu nuk përfshihen ata që ndjekin mësimin në sistemin paralel serb.
Sipas regjistrimit të popullsisë të bërë më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë gati 1.8 milion. Prej tyre, rreth 25 mijë janë deklaruar si serbë, 19 mijë turq, 27 mijë boshnjakë, nëntë mijë romë, 15 mijë ashkali, 11 mijë egjiptianë dhe dhjetë mijë goranë.
Kushtetuta e Kosovës e përcakton vendin si shtet multietnik. Qysh në nenin e tretë përcaktohet se “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike”. Megjithatë, librat e historisë në shkollat e ciklit të mesëm të ulët nuk e reflektojnë këtë shumetnicitet të vendit.
Librat e historisë gjatë shkollimit të detyrueshëm nëntëvjeçar në Kosovë kanë për subjekt vetëm shqiptarët dhe ndodhitë e mëdha historike ndërkombëtare. Që nga mësimet për parahistori në klasë të gjashtë e deri te mësimet për sfidat globale aktuale, si pandemia COVID-19, në klasën e nëntë, komunitetet minoritare në Kosovë mbeten të përjashtuara nga tekstet e historisë.
“Fëmijët e pakicave nuk e dinë se kush janë, kur kanë ardhur, çfarë traditash kanë... Krijohet përshtypja sikur kanë ardhur këto vite në Kosovë e kur, në fakt, janë këtu me shekuj të tërë”, thotë Ilazi.
Mosnjohja e historisë dhe kulturës së njëri-tjetrit bën që të ketë më pak mirëkuptim dhe më shumë paragjykime mes pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme etnike, thotë Nexhat Ismajli, nga organizata kosovare Action for Nonviolensce and Peacebuilding (ANP).
“Kam dëgjuar se armiku definohet si personi që ne kurrë nuk e kemi takuar dhe nuk e kemi dëgjuar asnjëherë historinë e tij. Ne jetojmë në paqe, por sa është kjo paqe e qëndrueshme dhe sa është punuar nga sistemet edukative, përfshirë përmes teksteve shkollore, që të ulen paragjykimet? Mendoj që është bërë jashtëzakonisht pak”, thotë Ismajli.
Marrë nga REL
Volker Türk GAZA- Urdhrat izraelitë për zhvendosjen e palestinezëve nga Rafah janë çnjerëzore dhe rrezikojn&...
Janusz Bugajski KOSOVË- Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski për mes një reagimi në llogarinë ...
varkë DUBAI- Një varkë “fluturuese” e njohur si "The Icon" ka dalë në shitje dhe do të kushtojë 2.1 mi...
Alexander Vuçiç dhe Xi Jiping SERBI- Presidenti i Kinës Xi Jiping do të vizitojë këtë javë Serbinë, në...
Olaf Scholz GJERMANI- Gjermania tha të hënën se ka thirrur ambasadorin e saj në Rusi për një javë konsultimesh në B...
foto ilustruese COLUMBIA- Universiteti Columbia ka anuluar diplomimin e tij kryesor pas javësh protestash në kampus për luftën Izrael-G...
pamje nga sulmi RUSI- Shtatë persona janë vrarë dhe të paktën 35 janë plagosur në një sulm ajror në rajonin Be...
Donald Trump SHBA- Gjykatësi i çështjes penale ndaj ish-presidentit Donald Trump e gjobiti sërish atë me 1000 dollarë p&eum...
Joe Biden GAZA- Presidenti i SHBA Joe Biden do të ketë një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu&nbs...
foto ilustruese SHBA- Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare gëzon një mbështetje...