Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka mbajtur marrëdhënie të veçanta me Izraelin prej gati një çerek shekulli. Partneriteti bazohet në Marrëveshjen e Asociimit, e cila hyri në fuqi në qershor të vitit 2000. Vetëm pak ditë para përvjetorit të saj, marrëveshja po vihet nën shqyrtim: ajo është më e diskutueshme se kurrë.
Arsyeja është situata humanitare në Rripin e Gazës. Politika e bllokadës e qeverisë Netanyahu ka çuar në një rënie të numrit të qeverive që mbështesin Izraelin midis qeverive të BE-së. Numri i vendeve që nuk duan më të qëndrojnë duarkryq dhe kërkojnë pasoja tani përbën pothuajse dy të tretat e 27 shteteve anëtare.
Ky ishte përfundimi në të cilin arriti përfaqësuesja e Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, pas asaj që ajo e përshkroi si një "debat shumë, shumë intensiv" me ministrat e Jashtëm të BE. Edhe pse Kallasi pranoi shpërndarjen e fundit të ndihmës humanitare nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ajo e quajti atë një "pikë në oqean". Situata në Gaza mbetet katastrofike.
Argumentimi: shkelen të drejtat e njeriut
Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Feldkamp, kishte sugjeruar më parë që marrëveshja e asociimit me Izraelin të rishikohet. Thelbi i marrëveshjes është tregtia e pakufizuar me kufizimet më të pakta të mundshme në lëvizjen e mallrave, d.m.th., qasja në treg dhe pjesëmarrja e Izraelit në programet e BE. Megjithatë, një komponent kyç i marrëveshjes është edhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, të cilat dyshohet se po shkelen nga Izraeli në Gaza.
Sipas qarqeve diplomatike, gjithsej 17 ministra të Jashtëm janë shprehur në favor të rishikimit të marrëveshjes. Gjermanianuk ishte midis tyre.
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul e kishte kritikuar më parë situatën humanitare në Gaza me të njëjtën ashpërsi si kolegët e tij evropianë. Ai e kishte përshkruar tashmë situatën si të padurueshme pas vizitës së tij në Izrael dhe në territoret palestineze, siç kujtoi në Bruksel. "Dhe ajo nuk është përmirësuar, është përkeqësuar," shtoi ai.
Gjermania nuk është pjesë e shumicës
Arsyeja e dhënë nga qeveria gjermane për mosmbështetjen e propozimit holandez është se ajo dëshiron të mbajë të hapura të gjitha kanalet e dialogut. Gjermania nuk është e vetme në këtë pozicion. Rreth një e treta e 27 vendeve e mbështesin atë, përfshirë Italinë, Greqinë dhe Republikën Çeke.
Megjithatë, mendimi i shumicës ishte i qartë: grupi i vendeve të BE që janë kritikë ndaj Izraelit, i udhëhequr nga Spanja, Belgjika dhe Irlanda, është forcuar ndjeshëm. "Prandaj, ne do të iniciojmë një shqyrtim të marrëveshjes së partneritetit", shpjegoi Kallas. Lidhur me qeverinë e Netanjahut, ajo shtoi se Izraeli duhet të shfrytëzojë momentin për të hequr plotësisht bllokadën ndaj ndihmës humanitare për Gazën.
Caktimi i kufirit do ta godiste rëndë Izraelin
Anulimi i marrëveshjes nuk do të ishte i mundur thjesht me shumicë votash, pasi do të kërkonte unanimitet. Por nga Holanda ka mbërritur një propozim, që megjithatë do të kishte pasoja të gjera për Izraelin: pa një shqyrtim, Haga refuzon të pranojë zgjatjen e planifikuar dyvjeçare të një Plani Veprimi BE-Izrael që nxit integrimin e Izraelit në programet evropiane.
Vënia në pikëpyetje e marrëdhënieve të deritanishme të ngushta me BE mund të ketëpasoja serioze për Izraelin. Vitin e kaluar, tregtia e mallrave arriti në 42.6 miliardë euro dhe Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Izraelit, përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës./DW
foto ilustruese SHBA- Për të shmangur futjen e tarifave prej 20 për qind mbi eksportet transatlantike, Bashkimi Evropianka vendosur t&e...
foto ilustruese SPANJË- Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë f&eu...
IZRAEL- Benjamin Netanyahu hodhi poshtë iniciativat e shteteve të tjera për të njohur në mënyrë të njëanshme nj&e...
GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot se sistemi i kujdesit shëndetësor në Rripin ...
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke iu përgjigjur një pyetjeje përkatëse nga shtypi italian, iu referua pak ...
SHBA- Drejtori i FBI-së, Cass Patel, e përshkroi vrasjen e dy punonjësve në ambasadën izraelite në Uashington si nj&eu...
IZRAEL- Dërgesa e ndihmës humanitare që, sipas Izraelit, ka filluar të mbërrijë në Gaza duket si një pikë uj...
GAZA- Një “numër i vogël” nga afërsisht 90 kamionët e OKB-së që ishin në gjendje të shpërndanin ...
IZRAEL- Një grua izraelite, e cila u mbajt peng me dy fëmijët e saj në Gaza dhe u lirua në nëntor 2023 , ka nisur një ...
SHBA- Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka revokuar Universitetit të Harvardit të drejtën për t&e...