Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me planin pesë pikësh për depërshkallëzimin e situatës në veri.
Borrell thotë se nuk janë adresuar disa prej çështjeve që kanë nxitur krizën aktuale në veri ndërsa ripërsërit edhe njëherë tre kërkesat e BE-së për normalizimin e situatës në veri.
Ai kërkon që për çdo masë në veri të diskutohet me KFOR-in dhe EULEX-in paraprakisht, duke shtuar se qeveria nuk është konsultuar me ta gjatë aksionit për arrestimin e Milun Millenkoviç.
Borrell shton se ai është i gatshëm të thërras takim të nivelit të lartë, me një parakusht.
“Jam i gatshëm të thërras një mbledhje të nivelit të lartë me ju dhe presidentin Vuçiç nën parakushtin se ju jeni i gatshëm të ndërmerrni hapat e nevojshëm që fillimisht të depërshkallëzoni dhe hapni rrugën për zgjedhje të reja lokale.”, thuhet në letër.
-Si hap i parë, katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës duhet të përkohësisht të punojnë nga lokacione tjera e që nuk janë ndërtesat e komunave. Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit aktualisht e kanë përfillur kërkesën. Ne besojmë që edhe kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, të cilët i përkasin partisë tuaj, të ndjekin këtë kërkesë.
-Ne gjithashtu kemi kërkuar suspendimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Njësia speciale e Policisë duhet të tërhiqet. Paralelisht ne jemi duke kërkuar edhe nga Serbia mbështetje për tërheqjen e elementeve radikale nga këto zona. Pas shtensionimit të situatës ne jemi të gatshëm të diskutojmë aranzhimet e sigurisë me KFOR-in në katër komunat.
-Ne gjithashtu kemi kërkuar për zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë që është e mundur në katër komunat veriore, dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ne presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe ia kemi bërë të qartë këtë kërkesë presidentit serb, Vuçiç. Bazuar në legjislacionin e Kosovës, janë disa mënyra për mbajtjen e zgjedhje të reja.
Sa i përket pikave të tjera që keni ngritur në letrën tuaj:
-Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për dhunën e kryer më 29 maj dhe EULEX-i do t’i monitorojë të gjitha hetimet në linjë me mandatin e tij.
-Siç e dini mirë, jam i gatshëm të thërras një mbledhje të nivelit të lartë me ju dhe presidentin Vuçiç nën parakushtin se ju jeni i gatshëm të ndërmerrni hapat e nevojshëm që fillimisht të depërshkallëzoni dhe hapni rrugën për zgjedhje të reja lokale. Nuk mund të bëjmë progres në normalizimin e marrëdhënieve, derisa merremi me menaxhimin e krizave. Blloku i BE-së dhe SHBA-ja kanë investuar shumë në procesin e normalizimit dhe ne duam ta shohim se po lëviz përpara. Për këtë arsye, depërshkallëzimi është i nevojshëm menjëherë. Nëse jeni të gatshëm të ndërmerrni hapat e nevojshëm, një takim mund të organizohet shpejt.
-Sa i përket “planit të sekuencimit” , tashmë keni pranuar komentet e detajuara nga ne mbi propozimin tuaj. Të dyja palët kanë pranuar një draft-propozim të ri nga Lajçaku, i cili merr shumë nga sugjerimet e juaja. Ne po presim përgjigjet nga palët dhe po presim që ky propozim të jetë i pranueshëm për të dy.
-Sa i përket vlerësimit të mundshëm të përbashkët të sigurisë, këto mund të diskutohen pasi të arrihet depërshkallëzimi. Megjithatë, kjo nënkupton se ju do të merrnit opinionet nga EULEX-i dhe KFOR-i plotësisht dhe t’i trajtoni ata si partnerë, e cila po ashtu nënkupton koordinimin me ta paraprakisht. Theksojmë me keqardhje se kjo nuk u bë dje në rastin e operacionit në Mitrovicën e Veriut. Prandaj, çdo masë e sundimit të ligjit në të ardhmen në veri të Kosovës duhet të diskutohet dhe individualisht të vlerësohet bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in. Ngjarjet në të kaluarën kanë treguar se jo çdo masë e ndërmarrë nga Kosova nën ombrellën e sundimit të ligjit mund të mbështetet nga partnerët tuaj ndërkombëtarë në kontekstin e një mjedisi shumë të brishtë.
Ju nxis të adoptoni më shumë hapa për të depërshkallëzuar situatën, bashkë me masat e kërkuara nga shtetet anëtare të BE-së dhe SHBA-ja. Vetëm pasi paqja dhe stabiliteti të rikthehen në veri të Kosovës, mund të fokusohemi në normalizim, përmes implementimit të plotë nga të dyja palët të Marrëveshjes drejt zbatimit të Aneksit; puna që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të fillojë pa ndonjë shtyrje të mëtejme apo parakusht.
Ashtu siç e kanë bërë shumë të qartë 27 shtetet anëtare të BE-së, dështimi për depërshkallëzim do të rezultojë në pasoja negative. Shtetet anëtare janë informuar për masat dhe do të komunikojmë me to publikisht./abcnews.al
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Qershor21:20
Erdogan: Turqia nuk do të mbështesë ofertën suedeze për NATO-n nëse nuk ndalon protestat anti-turke
Presidenti i Turqisë thotë se ai do të vazhdojë të bllokojë ofertën e Suedisë për anëtarësim në NA...
BOTA
14 Qershor20:31
Qeveria pezullon licencën e Tv Klan Kosova
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunik...
BOTA
14 Qershor19:35
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ZPS përfundon intervistimin e dëshmitarit të nëntë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar seanca në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rex...
BOTA
14 Qershor18:30
Ambasadorja e SHBA-së në NATO kërkon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë, tha ambasadorja e p...
BOTA
14 Qershor17:08
SHBA: Ish-presidenti Trump, qëndrim sfidues pasi deklaron pafajësinë
Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbajti qëndrim sfidues pasi deklaroi të martën në një sallë gjyqi në Florida se ishte ...
BOTA
14 Qershor14:00
Italia, në zi kombëtare/ Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri Silvio Berlusconi
Katër herë kryeministri, themeluesi i Fininvest dhe Mediaset, ish-presidenti i Milanos dhe krijuesi i Forza Italia u nda nga jeta dy ditë m&eum...
BOTA
14 Qershor13:06
A do të ketë sanksione për Albin Kurtin? DASH reagon për mediat në Kosovë
Situata e tensionuar në veri të Kosovës, ka bërë që vendet aleate, ai ato të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t&e...
BOTA
14 Qershor11:16
Çfarë ndodhi dje me Trump? SKICAT brenda gjyqit, ish-Presidenti: Drejtësia do të vendoset në zgjedhjet e 2024
SHBA- Një ditë nga seanca gjyqësore historike e ish-presidentit Donald Trump, po qarkullojnë dhe skicat nga bankat e gjykatës.&n...
BOTA
14 Qershor10:00
CIA paralajmëroi Ukrainën të mos shpërthejë "Nord Stream"
CIA paralajmëroi Ukrainën që të mos shkatërrojë Nord Stream disa muaj përpara sulmit në tubacionet e gazit, pasi mori ...
BOTA
13 Qershor22:52
Trump para gjykatës nën akuza për mbajtje të qëllimtë të dokumenteve sekrete
Ish-Presidenti Donald Trump u paraqit të martën në gjykatën e Majamit, për t’iu komunikuar akuzat për mbajtjen e paautoriz...