Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Kryeministri britanik Keir Starmer është përfshirë në një krizë të thellë politike pas skandalit që përfshin ish-ambasadorin në SHBA, Lord Peter Mandelson, dhe lidhjet e tij me financierin e ndaluar Jeffrey Epstein.
Dokumentet e publikuara nga autoritetet amerikane kanë zbuluar email-et që tregojnë se Mandelson ka mbajtur kontakte me Epstein edhe pas dënimit të tij, duke shkaktuar debate të forta për rolin dhe përgjegjësitë e Kryeministrit.
Në një moment të jashtëzakonshëm në Parlament,kryeministri Starmer pranoi se kishte emëruar Mandelson si ambasador, por insistoji se detajet e procesit të kontrollit duhej të mbaheshin të fshehta për arsye sigurie kombëtare dhe marrëdhëniesh ndërkombëtare.
Megjithatë, brenda pak orësh qeveria u detyrua të tërhiqej nga vendimi, pasi deputetë të zemëruar laburistë, përfshirë ish-zëvendësen Angela Rayner, kërcënuan se do të votonin për një mocion të Partisë Konservatore për publikimin e informacionit.
Steve Reed, Sekretari për Banesat, tha se procesi i kontrollit kishte dështuar dhe se do të duhej shqyrtuar pse mashtrimi i Mandelson nuk u zbulua më herët.
Ai shtoi se, nëse shërbimet e sigurisë do të kishin dalë me më shumë informacion, Mandelson nuk do të kishte bërë kurrë ambasador. Reed gjithashtu theksoi se Kryeministri nuk kishte faj në këtë situatë, duke mbrojtur vendimin e tij dhe të ekipit.
Kriza ka çuar në rritjen e presionit ndaj krye-shefit të këshilltarëve të Starmer, Morgan McSweeney, me shumë kërkesa që ai të shkarkohet për rolin e tij në këtë skandal.
Starmer ka shprehur besim te McSweeney, ndërsa disa deputetë laburistë po shqyrtojnë kandidatët potencialë për ta zëvendësuar Starmer, por deri tani nuk ka pasur dorëheqje ministrash apo sfida konkrete.
Dërguar për të qetësuar deputetët këtë mëngjes, Steve Reed i tha Sky News: “Personi që mban fajin këtu nuk është Kryeministri apo ekipi i tij.”
Në intervista të mëtejshme, Reed tha: “Është Peter Mandelson ai që gënjeu, manipuloi dhe mashtroi të gjithë, përfshirë median. Ajo që ka rëndësi është se çfarë bën Kryeministri kur zbulon se çfarë ka shkuar keq, dhe ai veproi me vendosmëri, duke shkarkuar Mandelson menjëherë.”
Reed gjithashtu tha se dokumentet e publikuara e bënë të ndihej sikur “i kishin dhënë një grusht në stomak” për shkak të marrëdhënieve të Mandelson me Epstein.
Ndërkohë, Mandelson ka mohuar çdo shkelje ligjore dhe ka shprehur pendim për miqësinë me Epstein.
Situata mbetet e tensionuar, me shumë deputetë që vënë në dyshim autoritetin e Starmer dhe pyetjen se sa gjatë mund të qëndrojë në pushtet me këtë skandal që dominon mediat dhe debatet në Parlament./Marrë nga Daily Mail, përshtati në shqip Piranjat News
Po mbahet raundi i ri i bisedimeve në Abu Dhabi mbi arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte drejt një fundi në l...
Një burrë humbi jetën në Portugali pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përmbyt si pasojë e reshjeve intensive q&eum...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D Vance ironizoi evropianët duke i cilësuar si “dyfytyrësh”. Në një interv...
Të premten sipas të dhënave zyrtare Irani do të fillojë bisedimet me SHBA-në në Oman. Bisedimet për programin bë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka thënë televizionit France 2 se rreth 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në f...
Lideri i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se Tajvani është “çështja më e rëndësishme” në marrëd...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar për rezultatet e para të raundit të dytë të negociatave trepalëshe që ...
Për më shumë se pesë dekada, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik dhe pas vitit 1991, Rusia ruajtën një...
Udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duhet të jetë shumë i shqetësuar për tensionet në rritje. P...
Vullkani i malit Semeru në Indonezi në Javan Lindore shpërtheu shtatë herë brenda tre orëve të mërkurën në m...