BOTA

Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës

n.f Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2024, 15:00
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione
Foto ilustruese

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të penguar gjenerimin e të ardhurave të Rusisë, si dhe rrjetet e saj të prokurimit dhe financiare, që përdoren për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ajo pason njoftimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se SHBA-ja do t’i vendosë sanksione ish-kompanisë shtetërore, Industria e Naftës e Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse. Radio Evropa e Lirë nuk mori detaje konkrete as nga kompania NIS, as nga Ministria e Minierave dhe e Energjisë e Serbisë, se çfarë do të sillnin sanksionet e mundshme dhe si do t’i preknin ato qytetarët.

“Biznesi i NIS-it aktualisht zhvillohet pa pengesa dhe kompania mbetet e përqendruar në vazhdimin e realizimit të investimeve të nisura”, thuhet në përgjigjen e NIS-it për Radion Evropa e Lirë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, tha më 16 dhjetor se ai nuk mund të konfirmojë vendosjen e mundshme të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it, por shtoi se ka shqetësim të madh se Rusia është duke përfituar që kur ka blerë ish-ndërmarrjen shtetërore.

Në vitin 2008, shteti i Serbisë ia shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS kompanisë shtetërore ruse, Gazprom Neft, me një çmim prej 400 milionë eurosh, pa tender. Millosh Zdravkoviç, ekspert i energjisë në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e vështirë të supozohet se për çfarë sanksionesh mund të bëhet fjalë.

“Skenari më i keq që ne analistët mund ta shohim, është të sanksionohet importi i NIS-it përmes JANAF-it. Ky do të ishte një lajm shumë i keq”, thotë Zdravkoviç.

Nafta në Serbi importohet kryesisht përmes një tubacioni të naftës me të cilin operon kompania JANAF në Kroaci. Përmes tij, nafta dërgohet në Kroaci, Hungari dhe Serbi. Sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore të Energjisë në Serbi, për vitin 2023, gati 80 për qind e naftës në Serbi është siguruar nga importet.

Sipas të dhënave të NIS-it, kompania Gazprom Neft zotëron sot 50 për qind të kapitalit aksionar të NIS-it, Republika e Serbisë zotëron 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom zotëron 6.15 për qind të aksioneve. Pjesa tjetër u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.

Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane që nga viti 2014, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, dhe kompanisë i është ndaluar qasja në tregjet e BE-së dhe SHBA-së.

Raporti i Agjencisë serbe të Energjisë tregon se paketat e mëparshme të sanksioneve të BE-së, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, kanë ndikuar në importin e naftës ruse dhe në operacionet e kompanisë NIS. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 13 dhjetor se Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin sanksione industrisë serbe të naftës “për disa ditë”.

Vuçiç tha se sanksioneve do t’u bashkohet edhe Britania e Madhe. Ai tha se vendimi për sanksionet do të hyjë në fuqi më 1 janar, 2025, dhe se bëhet fjalë për “ndoshta sanksionet më të rënda”. Ai, po ashtu, tha se do ta diskutojë këtë çështje me zyrtarë rusë dhe amerikanë.

“Do të bisedojmë me Rusinë për të parë nëse [pronësia] mund të ulet nën 50 për qind... ta blejmë ne një pjesë. Ose jo, nuk e di”, tha Vuçiç.

Më 14 dhjetor, ai tha se nuk e ka parë ende dokumentin zyrtar me të cilin SHBA-ja do t’i vendosë sanksione NIS-it, por se ka “një lloj konfirmimi zyrtar”. Ai shtoi se “nuk është gati në këtë moment që të flasë për sanksionet e mundshme kundër Moskës”.

Serbia është një nga vendet e pakta kandidate për anëtarësim në BE, që nuk iu bashkua sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë thuhet se SHBA-ja do të vazhdojë t’i marrë “masat e duhura për t’i mbajtur përgjegjës ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta ilegale e Rusisë”.

Aty, po ashtu, thuhet se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë “me vende dhe kompani në mbarë botën, për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji dhe për të zbutur goditjet nga çmimet që ndikojnë në ekonominë globale”.

Kompania NIS nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë se çfarë do të nënkuptonin sanksionet e paralajmëruara për këtë kompani, si do të ndikonin në biznesin e saj dhe nëse ka mënyra për t’i anashkaluar ato.

NIS-i tha se furnizimi i zinxhirit të pikave të karburanteve të NIS-it vazhdon në mënyrë të rregullt dhe se Rafineria e Naftës e Pançevës - pjesë e NIS-it, ku përpunohet nafta bruto - është duke funksionuar në gjendje normale dhe “duke i dërguar në treg të gjitha derivatet e nevojshme të naftës”. NIS-i, përndryshe, zotëron më shumë se 400 pika karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit: Bosnje dhe Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.

“Kompania NIS vazhdon ta monitorojë situatën aktuale dhe t’i analizojë të gjithë skenarët e mundshëm dhe pasojat e mundshme për funksionimin e kompanisë. Aktualisht, nuk ka kufizime ligjore për aktivitetet e kompanisë dhe të partnerëve tanë”, thuhet në përgjigjen e NIS-it.

Zdravkoviç thotë se pasoja më e madhe për Serbinë do të ishte ndërprerja e furnizimit me naftë përmes JANAF-it.

“JANAF-i është kryesisht në pronësi të Republikës së Kroacisë. Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe këto sanksione nuk duhet të ndikojnë në operacionet e një kompanie anëtare të BE-së”, thotë ai.

Zdravkoviç shton se JANAF-i do të ishte në telashe të mëdha në atë rast, sepse NIS-i është “konsumatori kryesor”. E pyetur për sanksionet e paralajmëruara, kompania JANAF tha se NIS-i është prej kohësh partneri më i madh biznesor i JANAF-it, me të cilin ka të lidhur një “kontratë 3-vjeçare për transportin e 10 milionë tonëve naftë deri në fund të vitit 2026”.

Zdravkoviç thotë se pa këtë import, Serbia do të kishte rezerva për rreth dy muaj. Sipas raportit të Agjencisë për Energji të Serbisë, për vitin 2023, në atë vit, për herë të parë në historinë e industrisë serbe të naftës, nuk ka pasur import të naftës bruto me origjinë ruse.

“Kjo është pasojë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Federatës Ruse, nga maji i vitit 2022, e cila ka paraparë ndalimin e përdorimit të infrastrukturës evropiane për transportin dhe përpunimin e naftës bruto me origjinë ruse”, thuhet në raport.

Atë vit, sipas raportit, Serbia importoi naftë kryesisht nga Azerbajxhani, Iraku, Kazakistani dhe Norvegjia. Sipas të dhënave të mëparshme nga Ministria e Minierave dhe e Energjisë e Serbisë, rreth një e treta e naftës së importuar, është prodhuar në Rusi dhe Kazakistan, ka raportuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë në vitin 2022.

Ndërsa Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane, prodhuesi më i madh i gazit në botë, Gazprom, nuk është subjekt i embargos. Kur Bashkimi Evropian vendosi sanksione të reja tregtare ndaj Rusisë në vitin 2022, Serbia dhe Hungaria ranë dakord në tetor të atij viti për të ndërtuar një tubacion nafte, që do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me “naftë më të lirë nga Uralet, duke u lidhur me tubacionin e naftës, Druzhba”.

Atëkohë, presidenti i Serbisë tha se vendi i tij nuk e konsideron Kroacinë furnizuese të besueshme dhe se do t’i duhet ta diversifikojë furnizimin me naftë. Sipas një njoftimi të mëhershëm të ministres së Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviç, ndërtimi i atij gazsjellësi do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025./REL

shba sanksione industrisë serbe të naftës

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan