Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
UKRAINË- Ukrainasit po i shohin me skepticizëm pretendimet e fundit se Kievi mund të ketë lidhje me sulmet ndaj tubacioneve të gazsjellësit ‘Nord Stream’ më 2022. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, akuzat kanë rritur shqetësime mbi marrëdhëniet e Ukrainës me aleatët perëndimorë.
Sulmi ndaj gazsjellësit Nord Stream në shtator të vitit 2022 ngjalli shpresat tek shumë ukrainas se ky incident do të dëmtonte planet e Rusisë për luftë. Tubacionet transportonin gaz natyror përmes Detit Baltik, nga Rusia drejt Evropës Perëndimore.
Ato u dëmtuan pas një serie shpërthimesh nënujore. Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin. Një banore e Kievit thotë se sulmet e detyruan Evropën të largohet nga Rusia dhe të gjejë burime të tjera energjie.
“Ndoshta ishte për të mirën tonë. Sepse nxiti pavarësinë e partnerëve tanë nga Rusia sa i përket furnizimit me gaz”, thotë zonja Yevheniia.
Në fillim të muajit, prokurorët polakë konfirmuan se Gjermania kishte lëshuar një urdhërarrest për një shtetas ukrainas që jetonte në Poloni, lidhur me shpërthimin në gazjellësin “Nord Stream”. Prokurorët polakë thanë se i dyshuari, një zhytës i identifikuar si “Volodymyr Z”, është larguar nga vendi.
Po këtë muaj gazeta Wall Street Journal raportoi se Ukraina qëndron pas sulmit, një pretendim që Kievi e ka mohuar vazhdimisht. Një banor i kryeqytetit ukranias shpreh shqetësimin se këto pretendime mund të ndikojnë mbi marrëdhëniet e Kievit me aleatët perëndimorë.
“Natyrisht që është e nevojshme të ndërtohen marrëdhënie normale me partnerët, sepse varemi nga ta. Prandaj, nuk do të nxitoja të arrija në ndonjë përfundim bazuar në informacionet e pakta që kemi”, thotë zoti Serhii.
Eksperti ndërkombëtar i energjisë dhe sigurisë me bazë në Kiev, Mykhailo Honchar thotë se nuk pret ndryshime të mëdha në marrëdhëniet e Ukrainës me Perëndimin.
“Siç mund ta shohim, kjo padyshim i ndërlikon marrëdhëniet, por në një mënyrë apo tjetër, ndihma për Ukrainën nuk është ndalur dhe ky nuk është faktor përcaktues”, tha ai. Honchar thotë se shumë ukrainas kanë dyshime mbi akuzat.
“Ka skepticizëm, sepse një operacion special si ky, dhe i ndërlikuar, nuk mund të bëhet nga një grup zhytësish amatorë”, thotë zoti Honchar.
“Pretendimet kanë për qëllim bllokimin e financimit dhe mbështetjes nga jashtë, për të destabilizuar dhe komprometuar Ukrainën”, thotë Natalia, banore e Kievit.
“Është shpifje kundër Ukrainës. Si gjithmonë, po bëjnë gjithçka për të diskredituar udhëheqësit tanë ushtarakë dhe politikë”, thotë Serhii, banor i Kievit.
Rusia dhe Perëndimi kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet. Pasi Gjermania lëshoi urdhërarrestin për shtetasin ukrainas, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se hetimi nuk ka asnjë ndikim në mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën dhe se nuk ndryshon faktin se “Rusia po bën një luftë të paligjshme agresioni kundër Ukrainës”./ VOA
Januz Rush ANGLI- “Si vetë shkencëtar, e di që shkenca mund të përparojë vetëm nëse njerëzit pranojn&eum...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ushtrojnë trysni për arritjen e një armëpushimi në luftën 10...
HOLANDË- Ministrave holandezë u është kërkuar të dorëzojnë celularët e tyre përpara mbledhjeve të kabin...
KOREJA E JUGUT- Shtatë persona u vranë dhe shumë të tjerë u lënduan pasi një zjarr shpërtheu në një hotel n&...
Emmanuel Macron FRANCË- Udhëheqësit e koalicionit të majtë të Francës kërkojnë që Emmanuel Macron të...
DURRËS- Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka aksidentuar dy ditë më parë një të ...
BRITANI E MADHE- Dy nga terroristët më të rrezikshëm të burgosur në Britaninë e Madhe mund të lirohen nga burgu. Rangz...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ditën e sotme Drejtorin e CIA-s, William Burns. Sipas njoftimit zyrtar nga Qeveria e Kos...
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 7-vjeçare dhe pesë persona t...
ITALI- Trupi i pajetë i Hannah Lynch, vajzës 18-vjeçare të manjatit anglez Michael Lynch, e cila u zhduk pas fundosjes së jahtit lu...