Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SPANJË - Gjatë vizitës në Spanjë këtë javë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje vendeve anëtare të rrisin shpenzimet për ushtrinë përballë kërcënimit nga Rusia. Spanja shpenzon më pak për mbrojtjen në krahasim me madhësinë e ekonomisë së saj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Presidenti amerikan Donald Trump, ka veçuar Madridin për dështimin për të përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes.
Spanja është ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës. Megjithatë, vendi është në fund të listës kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes në aleancën 32 anëtarëshe të NATO-s.
Madridi shpenzoi rreth 21.3 miliardë dollarë për mbrojtjen vitin e kaluar, apo 1.28% të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto, pavarësisht zotimit që NATO ka bërë më 2014 për të shpenzuar të paktën 2%.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vizitoi Spanjën dhe Portugalinë këtë javë dhe bëri këtë paralajmërim.
“Qëllimi për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, i miratuar para një dekade, nuk do të mjaftojë për të përballuar sfidat e së nesërmes. Kërcënimi nga Rusia mund të duket i largët, por ju siguroj se nuk është”, tha zoti Rutte.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha se Spanja është e përkushtuar për të arritur objektivin prej 2% deri në vitin 2029. Ai tha se shpenzimet për mbrojtjen ishin rritur me 70% gjatë dekadës së fundit. Kryeministri Sanchez shtoi se Madridi, në përgjithësi, ishte kontribuesi i 10-të më i madh i NATO-s.
Trupat spanjolle gjithashtu ndihmojnë për të trajnuar forcat ukrainase ndërsa Kievi lufton kundër agresionit rus.
Megjithatë, kjo nuk ka gjasa t’i duket e mjaftueshme kontribuesit më të madh të NATO-s, Shteteve të Bashkuara, që më 2024 shpenzuan 3.38 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.
Presidenti Trump e cilësoi kontributin e Spanjës në NATO si “shumë të ulët”. Ai gjithashtu kërkoi rritjen e objektivit të shpenzimeve për mbrojtjen.
“Do t'u kërkoj të gjitha vendeve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një qëllim që duhej të ishte arritur vite më parë”, tha Presidenti Trump.
Ai është ankuar prej kohësh se aleatët evropianë po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe thotë se ata duhet të marrin një pjesë të barrës së shpenzimeve për mbrojtjen.
Megjithatë, analisti Pere Ortega thotë se objektivi prej 5% është jorealist për Spanjën.
“Kjo do të thotë se Spanja të shpenzojë pothuajse 65 miliardë euro. Ne nuk e kemi atë kapacitet ekonomik. Për të arritur këtë shpenzim në mbrojtje, në një farë mënyre, do të duhej të sakrifikohej sfera e sigurimeve shoqërore. Spanjollët do ta ndëshkonin këtë me votën e tyre gjatë zgjedhjeve”, thotë zoti Ortega nga Qendra ‘Delàs’ për Studime të Paqes, me bazë në Madrid.
Presidenti Trump, megjithatë ka gjetur mbështetjeje nga Lituania e cila njoftoi këtë muaj se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5 ose 6% të PBB-së, deri në vitin 2026.
“Ne po përshtatemi me planin e mbrojtjes të NATO-s, që është me rëndësi jetësore për rajonin tonë”, tha ministrja lituaneze e mbrojtjes, Dovilė Šakalienė.
Në takimin e tij të parë të NATO-s si President i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2017, Donald Trump qortoi aleatët se kanë dështuar të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.
Aleatët evropianë, veçanërisht Spanja, janë të përgatitur të përballen me kërkesa të mëtejshme në takimin e ardhshëm të udhëheqësve të vendeve anëtare, që do të mbahet në Hagë, në muajin qershor./VOA
MEKSIKË- Një murale e lënë pas dore gjatë viteve 1934 në Meksikë që paralajmëron për ngritjen e fa...
KOSOVË- Pritjet nga i dërguari i ri evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, janë shumë t&eum...
GROENLANDË- Në një sondazh të publikuar së funsmi mësohet se pothuajse gjysma e danezëve tani e konsiderojnë SHBA...
tom dodaj KOSOVË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ...
Louvre PARIS- Presidenti i Francës, Emmanuel Macro do të restaurojë me themel muzeun e famshëm Louvre në Paris, sepse lagësht...
studentet ne serbi SERBI- Studentët serbë të nisur nga Beogradi, që kaluan natën në Ingjije, rreth 40 kilometra nga kryeqyte...
Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, pa...
al bano ITALI- Europa po shpreson që fundi i luftës Ukrainë-Rusi të jetë sa më afër. Ndonëse ende nuk ka pasur ndo...
foto ilustruese KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj katër të ...
kutite e zeza SHBA- Janë gjetur kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u përplas me një helikopter ushtarak pr...