Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe 28 vende të tjera partnere filluan këtë javë stërvitjen më të madhe luftarake detare në botë pranë brigjeve të Havait. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, analistët thonë se stërvitja në zonën gjeografike që njihet si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ofron një mundësi për vendet partnere që të punojnë së bashku ndërsa i dërgojnë Kinës një mesazh të fortë parandalues.
Bashkëpunim ndërkombëtar në një shkallë të lartë. Dyzet anije, mbi 150 avionë, tre nëndetëse dhe 25 mijë trupa po marrin pjesë në stërvitjen detare të këtij viti në Oqeanin Paqësor që njihet si RIMPAC.
Forcat detare të vendeve të ndryshme të botës po praktikojnë një gamë të gjerë misionesh, që nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore e deri tek aftësitë e nevojshme në luftë.
“Çdo vend i botës që ka interesa në Paqësor dhe do t'u përmbahet të njëjtave vlera, është i mirëpritur të marrë pjesë”, tha zyrtari i lartë i forcave detare të Kilit, Alberto Guerrero, zëvendëskomandant i stërvitjes RIMPAC.
Kina nuk është ftuar, pasi siç thonë analistët, mirëpritja e ngrohtë që i bëri stërvitja RIMPAC Pekinit rreth një dekadë më parë dështoi.
Markus Garlauskas drejton Nismën për Sigurinë e Indo-Paqësorit në Këshillin e Atlantikut.
“Kina u ftua të merrte pjesë në stërvitje. Por Kina përfitoi nga rasti dhe goditi pas shpine Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke e shfrytëzuar rastin si mundësi për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe duke u përpjekur që të ketë ndikim më të madh, diçka e papranueshme”.
Zyrtarët thonë se stërvitja e përbashkët ushtarake i dëgon një mesazh të fortë Kinës që ta ndalojë ngacmimin e fqinjëve të saj.
“Ata jo vetëm që do të përballen me Shtetet e Bashkuara në vendin që po vënë në objektiv, por do të duhet të përballen me përgjigjen e shumë vendeve që kanë interesa të përbashkëta në frenimin dhe përballjen e agresionit kinez, si kërcënim për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë Markus Garlauskas me Këshillin e Atlantikut.
Këtë vit, vendet që marrin pjesë në stërvitjen RIMPAC do të praktikojnë në goditjen e një anije të vjetër amerikane, të dalë nga funksioni, një shans i rrallë për të mësuar se sa të fuqishme janë armët e tyre për të fundosur një kundërshtar të madh në det të hapur. Stërvitja do të vazhdojë deri në fillim të gushtit./VOA
foto ilustruese EKUADOR- Arma, një pistoletë 9 milimetra, ndezi një konflikt të dhunshëm në një pre...
james obrien SHBA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiç do të p&e...
joe biden SHBA- Presidenti Joe Biden foli të premten lidhur me shqetësimet e demokratëve për atë që u konsiderua si një ...
debati SHBA- Shfaqja e zymtë e Presidentit Joe Biden në debatin presidencial në CNN kundër ish-presidentit Donald Trump b&eu...
foto ilustruese UKRIANË- Dhjetë ukrainas të burgosur prej vitesh janë liruar nga Rusia me ndërmjetësimin e Vatikanit. Preside...
IRAN- Irani ka paralajmëruar se “të gjitha frontet e rezistencës” – një grup i Iranit dhe i aleatëve të tij ra...
KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prilep të Kosovës. Bëhet e dije se një 36 vjeçar babai i 3 vajzav...
SERBI- Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se një person i panjohur ka plago...
SERBI- Një person ka qëlluar me hark ditën e sotme drejt ambasadën e Izraelit në Serbi. Bëhet me dije se autori i armatosur me h...
Foto ilustruese JEMEN- Forcat amerikane kanë shkatërruar shtatë dronë dhe një makinë kontrolli në zonat e Jemenit të...