
Stuhia “Leonardo” ka goditur fuqishëm Portugalinë dhe Spanjën, duke shkaktuar viktima, përmbytje të mëdha dhe evakuime masive.
Deri më tani raportohet për të paktën një viktimë në Portugali, ndërsa një vajzë e mitur rezulton e zhdukur në rajonin e Andaluzisë, në jug të Spanjës.
Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë detyruar autoritetet spanjolle të evakuojnë mbi 7 mijë persona, kryesisht në zonat pranë lumit Guadalquivir, në provincën e Kordobës. Në fshatin malor Grazalema, rreth 1 500 banorë janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut.
Në Portugali, qeveria ka zgjatur gjendjen e emergjencës në 69 bashki deri në mes të shkurtit. Disa lumenj, përfshirë lumin Tagus, janë në nivel alarmi, ndërsa autoritetet paralajmërojnë rrezikun më të madh nga përmbytjet në pothuajse 30 vjet. Në Porto, lumi Douro ka dalë nga shtrati, ndërsa qytete të tëra në jug të vendit mbeten pjesërisht nën ujë.
Situata e rëndë ka ndezur debat politik në Portugali, vetëm dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Partia e ekstremit të djathtë “Chega” ka kërkuar shtyrjen e votimit, duke argumentuar se kushtet aktuale cenojnë barazinë e qytetarëve. Megjithatë, autoriteti kombëtar zgjedhor ka bërë të ditur se zgjedhjet do të zhvillohen sipas planit.
Ndërkohë, shërbimet meteorologjike paralajmërojnë se stuhitë do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me reshje të tjera intensive dhe erëra të forta.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Shkurt14:36
Meloni takon zëvendëspresidentin amerikan JD Vance në Milano: Fokus te forcimi i bashkëpunimit dypalësh
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua sot, më 6 shkurt, me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, JD Vance, në prefektu...
BOTA
6 Shkurt14:28
“Në Gjermani s’ka drejtësi sociale”/ Sondazhi, bie besimi i qytetarëve tek CDU dhe CSU, rritet për socialdemokratët
Sondazhi më i fundit i ARD-Deutschlandtrend tregon një ndryshim të lehtë në preferencat politike të qytetarëve gjermanë...
BOTA
6 Shkurt13:35
Jeff Bezos shkarkon një të tretën e stafit të ”Washington Post”
Gazeta e njohur amerikane ”Washington Post” njoftoi punonjësit se po ecën përpara me një valë të gjerë sh...
Piranjat News
BOTA
6 Shkurt13:06
Bie vlera e Bitcoin-it, tregjet e kriptomonedhave në krizë!
Rënia e madhe e Bitcoin-it u thellua të enjten e 5 shkurtit, pasi çmimi ra nën 67,000 dollarë, duke fshirë pasuri të t&eu...
BOTA
6 Shkurt12:36
“New START” skadoi/ Trump kërkon një marrëveshje të re bërthamore me Rusinë: Traktati i vjetër ishte negociuar keq!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë thirrje për një marrëveshje të re bërthamore me Rusinë, pas skadimit t...
BOTA
6 Shkurt12:12
Hungaria drejt zgjedhjeve në pranverë, Trump mbështet hapur aleatin Viktor Orbán
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbështeti kryeministrin hungarez Viktor Orbán në një postim në Truth Social, përpara ...
BOTA
6 Shkurt12:09
Zyrtarët e OSBE vizitë në Moskë, takim me Lavrov për të diskutuar mbi Ukrainën
Zyrtarë të lartë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mbërritën në Moskë të ...
BOTA
6 Shkurt10:48
Detaje nga grupet e spiunazhit kinez në Francë e Greqi, zbuluan informacione sekrete të NATO-s
Autoritetet greke dhe franceze arrestuan spiunë të dyshuar në operacione të ndara këtë javë, ku të dyja rastet pë...
BOTA
6 Shkurt10:15
Fjalia e frikshme e “The Simpsons” paska parashikuar sekretin e ishullit të Jeffrey Epstein?
Seriali i njohur ''The Simpsons'' është kthyer prej vitesh në një fenomen jo vetëm për humorin e tij, por edhe për aftë...
BOTA
6 Shkurt09:53
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 314 të burgosur lufte pas bisedimeve në Abu Dabi
Mediet e lidhura me Kremlinin zbuluan se kërkesa kryesore e Moskës nuk është vetëm kontrolli i plotë rus mbi rajonet e Donetskut...