Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA - Tajvani po ndjek nga afër dramën që po shpaloset midis administratës Trump dhe Ukrainës së pushtuar nga Rusia. Që nga fillimi i pushtimit më shumë se tre vjet më parë, shumë tajvanezë kanë zhvilluar simpati për luftën e Ukrainës. Edhe pse ka dallime me situatën e tyre, disa paralele nuk mund të përjashtohen. Në të dyja rastet, një shoqëri demokratike është nën presionin e një pushteti diktatorial që dëshiron të zgjerojë ndikimin e tij. Kjo është arsyeja pse tajvanezët mbështesin ukrainasit dhe shpresojnë se ata do të triumfojnë ndaj Moskës.
Udhëheqësikinez Xi Jinping po i ndjek nga afër zhvillimet në luftën e Putinit, ndër të tjera për të nxjerrë mësime për qasjen e tij ndaj Tajvanit. Ajo që është e qartë është se Pekini në vitet e fundit i ka rritur përpjekjet diplomatike për të përhapurpikëpamjet e tij mbi Tajvanin. Në veçanti në Jugun Global, disa shtete kanë adoptuar retorikën kineze. Nëse Xi do të guxonte të niste një sulm një ditë, ai mund të mbështetej në faktin se disa vende janë në anën e Kinës.
Nga qarqe pranë Donald Trumpit është theksuar ndërkohë më shumë se një herë se Presidenti amerikan po mendon të bëjë një "marrëveshje shumë të madhe" me Kinën. Megjithatë, është ende e paqartë se ç'pamje do të ketë ajo dhe çfarë do të përmbajë. Në të njëjtën kohë, Trumpi i rriti sërish tarifat doganore ndëshkuese për importet kineze me dhjetë pikë, duke i çuar ato në 20% gjatë mandatit të tij aktual. Këto masa e rëndojnë ekonominë kineze, por mbetet për t'u parë nëse ato janë pjesë e një loje më të gjerë negociuese. Mbetet e paqartë se ç'pamje do të ketë ky "pazar i madh" me Pekinin, veçanërisht përballë afrimit të njëkohshëm midis SHBA dhe Rusisë, për të cilin vëzhguesit besojnë se synon të ndajë Moskën dhe Pekinin.
Mbrojtja e Tajvanit e garantuar nga gjysmëpërçuesit?
Ka shqetësime në Tajvan se Donald Trumpi mund të zvogëlojë mbështetjen e tij për ishullin nëse e sheh atë politikisht ose ekonomikisht të përshtatshme dhe Xi ia kërkon këtë. Megjithëse Trump kohët e fundit deklaroi se një pushtim kinez i Tajvanit do të ishte "katastrofik", qëndrimi i tij afatgjatë mbetet i paparashikueshëm. Për sa kohë që furnizimi i SHBA me gjysëmpërçuesit më të avancuar varet nga ishulli, ka të ngjarë të jetë një garanci mbrojtjeje.
Deri tani, mbështetja për Tajvanin ka qenë një konsensus mbipartiak në Kongresin e SHBA, me demokratët dhe republikanët që theksojnë të drejtën e ishullit për të vendosur vetë fatin e tij. Por Trumpi po bën gjithçka që mundet për t'i bashkuar vendimet më të rëndësishme në duart e Presidentit, duke anashkaluar kështu Parlamentin amerikan.
Ndërkohë, Presidenti amerikan është ankuar në adresë të Tajvanit se kombi i vogël ishullor u kishte marrë SHBA perspektivën në prodhimin e gjysmëpërçuesve. Si rezultat, prodhuesi kryesor i çipave të Tajvanit TSMC ka njoftuar tani se do të investojë 100 miliardë dollarë të tjerë në një fabrikë në Arizona, mbi 65 miliardë dollarët e zotuar tashmë. Në të ardhmen, gjysëmpërçues shumë kompleksë dhe të shtrenjtë do të prodhohen gjithashtu drejtpërdrejt në SHBA.
Deri tani, Tajvani i kishte mbajtur objektet e tij të ndjeshme të prodhimit ekskluzivisht në ishull. Kjo "mburojë silikoni" ishte një garanci sigurie që SHBA dhe aleatët e saj do t'i vinin në ndihmë Tajvanit në rast të një sulmi kinez. Nëse jo nga dashuria për Tajvanin, atëherë të paktën për të siguruar qasje në gjysmëpërçuesit shumë të rëndësishëm.
Nëse SHBA-ja tani pushon së qeni një mburojë mbrojtëse, vendet në rajon, të cilat gjithashtu kanë frikë për aleancën e tyre të sigurisë me Amerikën e Trumpit, duhet të gjejnë mënyra të reja për të bashkëpunuar. Në rastin e Tajvanit, tashmë ka lidhje të mira me Filipinet dhe Japoninë. Të dyja vendet po përballen me provokime nga Pekini dhe - në rastin e Japonisë - edhe nga vasalja e saj Koreja e Veriut. Nën administratën e Bidenit, Uashingtoni ka forcuar aleancat më të vogla, të ashtuquajturat "mini-laterale", në rajon për të ndërtuar një arkitekturë të sigurisë lokale. Por nëse ato do të vazhdojnë të ekzistojnë në rast emergjence pa SHBA, kjo është e diskutueshme./DW
Foto ilustruese SHBA - Anijet luftarake kineze kanë qarkulluar në vijën bregdetare të Australisë për më shumë se tr...
Foto ilustruese SHBA - Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave n&e...
BOSNJE- Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, mbrëmjen e 5 marsit ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtet...
foto ilustruese KOSOVË- Ka përfunduar mbrëmjen e sotme procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 sh...
SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë dërgon sot (të mërkurën) në një gjykatë federale në Virxhinia perso...
SHBA- Kongresmeni demokrat dhe ish-kryebashkiaku i Hjustonit, Sylvester Turner, ka ndërruar jete dje, 4 mars në moshën 70-vjeçare,. Turn...
foto ilustruese HAGË – Ministri i Jashtëm i Sirisë u zotua të mërkurën se vendi i tij do të shkatërrojë...
foto ilustruese UASHINGTON – Administrata e Presidentit Donald Trump shpërbëri dy komisione ekspertësh që punonin me qeverin&eum...
SHBA- Instituti Norvegjez Nobel njoftoi sot se janë gjithsej 338 nominime për Çmimin Nobel të Paqes të këtij vi...
SHBA- Një në dy finlandezë nuk i beson Shteteve të Bashkuara si një aleat të besueshëm të vendit t...