Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua në Paris me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ku njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 225 milionë dollarësh për Kievin.
Zoti Biden i kërkoi për herë parë publikisht falje Ukrainës për vonesën prej disa muajsh të ndihmës ushtarake amerikane që i dha mundësi Rusisë të shënonte përparim në fushëbetejë, ndërsa Presidenti ukrainas bëri thirrje për mbështetje dypartiake ndaj Shteteve të Bashkuara, “njësoj si gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Duke folur në kryeqytetin francez, ku të dy morën pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë, zoti Biden i kërkoi ndjesë popullit ukrainas që për javë me radhë nuk e dinin nëse vendi do të merrte ndihmë pasi republikanët konservatorë në Kongres bllokuan ndihmën ushtarake për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh për 6 muaj me radhë.
Megjithatë presidenti Biden këmbënguli se populli amerikan ishte në krah të Ukrainës. “Dhe vazhdojmë t’ju përkrahim. Plotësisht. Në mënyrë të gjithanshme”, tha ai. Zoti Zelenskyy falenderoi popullin amerikan për mbështetjen dhe po ashtu edhe ligjvënësit të cilët u bënë bashkë për të miratuar paketën e ndihmës që i dha mundësi Ukrainës të frenonte Rusinë të shënonte përparime gjatë javëve të fundit.
“Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i gjithë populli amerikan të qëndrojë krah Ukrainës si gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha zoti Zelenskyy. "Njësoj si atëherë kur Shtetet e Bashkuara ndihmuan për të shpëtuar jetë njerëzore, për të shpëtuar Evropën. Ne presim mbështetjen tuaj të vazhdueshme për të qëndruar krah për krah nesh", tha zoti Zelenskyy .
Paketa e re e ndihmës ushtarake prej 225 milionë dollarësh e Shteteve të Bashkuara për Kievin përfshinë municion për sistemin e artilerisë reketore me levizshmëri të shpejtë, ose HIMARS, sisteme mortajash dhe sasi të mëdha predhash artilerie.
Presidentët Biden dhe Zelenskyy morën pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë, në Normandi, në Francën veriore, së bashku me udhëheqësit evropianë që kanë mbështetur përpjekjet e Kievit në luftë.
Në një fjalim 20-minutësh të premten në Asamblenë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit francez, Presidenti Zelenskyy hoqi paralele me sakrificat e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftën aktuale të vendit të tij.
"Kjo betejë është një udhëkryq," tha zoti Zelenskyy. "Një moment kur mund ta shkruajmë historinë ashtu siç duhet. Ose të bëhemi viktima të historisë siç i përshtatet … armikut tonë”./VOA
Foto ilustruese BRUKSEL- Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që kanë nisur më 6 qershor dhe do të mbahen deri më 9 qershor, ...
Foto ilustruese SERBI- Zyrtarët e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, kanë arritur të premten n&e...
Osmani KOSOVË- Këshilltari për mediat i presidencës së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar pas një deklarate që ka b&e...
HIMALAJE- Ushtria nepaleze njoftoi se këtë vit, se 11 ton mbeturina u mblodhën nga majat e Everestit, Nuptsa dhe Lotsa në Himalajet dhe se...
SHBA- Vapa ekstreme në Arizona ka dërguar 11 persona në spital ndërsa mijëra njerëz prisnin të hynin në një tubim...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për rritjen e mbë...
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë Maria Zakharova tha se Ukraina po përdor raketa të ofruara nga Shtetet e Bashkuara për të...
Zelenskyy UKRAINË- Paqja në Evropë, që ka lulëzuar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, &eum...
NORMANDI- Kryeministri britanik Rishi Sunak kërkoi falje për largimin e papritur nga Normandia të enjten, ku ndodhej së bashku me lider&eu...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në qytetin e Drenasit është pyetur nga gaze...