BOTA

Bashkimi Europian përgatitet për tarifa të mundshme amerikane, çfarë pritet të ndodhë

r.ll Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 19:20
Bashkimi Europian përgatitet për tarifa të mundshme amerikane,
foto ilustruese

BRUKSEL- Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund të jetë në radhë.

Duke folur më 2 shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se BE-ja “nuk merr veturat tona, ata nuk marrin produktet e fermave tona, ata nuk marrin pothuajse asgjë dhe ne marrim gjithçka nga ta”, duke lënë të kuptohet se tarifat ndaj bllokut evropian mund të jenë të pashmangshme.

Për shumë zyrtarë në Bruksel, çështja ka të bëjë se kur do të vendosen tarifat dhe jo nëse do të vendosen. Zyrtarët e BE-së me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë mendojnë se tarifat amerikane mund të vendosen më së afërmi në mars, teksa presidenti amerikan ka vendosur prillin si afat për agjencitë amerikane që të hetojnë “praktikat e padrejta”. (Diplomatët e BE-së shumë rrallë flasin publikisht për këto çështje dhe preferojnë t’i informojnë gazetarët në prapaskenë).

Deri atëherë, diplomatët e BE-së do të punojnë pa pushim, teksa shumë nga ta besojnë se mund të arrihet një marrëveshje. Taktikat e tyre janë të thjeshta: Qëndroni të qetë dhe përqendrohuni në veprimet e SHBA-së, në vend të deklaratave.

“Le ta shohim se si do të reagojë tregu”, tha për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së, duke shpresuar që qëndrimi i BE-së, se një luftë tregtare transatlantike do të dëmtonte shumë të dyja palët, do të vërehet në Wall Street, Shtëpi të Bardhë dhe Kongres.

Ose, siç tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, më 3 shkurt: “Ajo që po qesh në këtë rast është Kina”.

Ka shumë gjëra që rrezikohen në këtë çështje. Tregtia dhe investimet mes BE-së dhe SHBA-së përbëjnë 42 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm global. Vitin e kaluar, dërgesat dypalëshe tregtare arritën në vlerë prej 1.6 trilion eurosh, dhe Brukseli e Uashingtoni kanë më shumë se 5 trilionë euro të investuara në ekonomitë e tyre përkatëse.

Zyrtarët e BE-së dhe diplomatët po shpresojnë që të mbrojnë qëndrimin e tyre kur zyrtarët amerikanë të shkojnë në Evropë javën e ardhshme. Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, pritet që të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s më 13 shkurt në Bruksel. Disa ditë më vonë, nënpresidenti amerikan, J.D. Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, pritet të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, që mbledh udhëheqësit e botës, zyrtarët e mbrojtjes dhe ata të politikës së jashtme.

Një kartë që BE-ja ka në duar është që të vazhdojë të blejë më shumë gaz të lëngshëm natyror të SHBA-së. Me Trumpin që po lejon shpime shtesë për naftën dhe me shpresën që të eksportojë më shumë gaz të lëngshëm natyror dhe me evropianët që duan të heqin dorë nga importet e gazit rus, zyrtarët e BE-së shpresojnë se kjo do të shihet si një skenar ku të dyja palët janë fituese.

Një mënyrë tjetër do të ishte që të bliheshin më shumë armë amerikane. Administrata e re e presidentit amerikan, Donald Trump, po iu bën thirrje udhëheqësve evropianë që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe Brukseli synon që të shpenzojë më shumë para për armët, prandaj “blerjet amerikane” mund të jenë pjesë e zgjidhjes.

Lejimi i kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë si X dhe Meta, që drejton Facebook-un, që t’iu shpëtojnë gjobave potencialisht të majme të BE-së, me të cilat përballen për gjoja shkeljen e rregulloreve të bllokut për përmbajtjen në internet, është një taktikë tjetër që BE-ja mund ta përdorë.

Por, ende ka pengesa të mëdha. BE-ja për një kohë të gjatë ka eksportuar më shumë mallra në SHBA sesa ka importuar përtej Atlantikut. Më 2023, deficiti tregtar ishte 155 miliardë euro, që nuk mund të ulet thjesht duke blerë më shumë gaz të lëngshëm natyror dhe më shumë tanke.

Pastaj është edhe çështja e unitetit evropian. Tregtia trajtohet në nivel të BE-së, që nënkupton se Brukseli arrin marrëveshje e jo shtetet në mënyrë individuale. Por, disa shtete anëtare janë më të orientuara nga eksporti dhe deri në një masë më të cenueshme se të tjerët – këtu mund të përmendet Gjermania me veturat e saj luksoze.

Nëse vendosen tarifa, BE-ja do të përgjigjet, por jo në mënyrë proporcionale, tha një diplomat i BE-së për Radion Evropa e Lirë. Që nga viti i kaluar, Komisioni Evropian ka punuar në gjetjen e shënjestrave potenciale.

Edhe në të kaluarën ka pasur mosmarrëveshje tregtare transatlantike. Gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit, SHBA-ja vendosi tarifa ndaj çelikut dhe aluminit dhe Brukseli u përgjigj me tarifa ndaj mallrave klasike amerikane, sikurse ndaj Harley Davidson dhe uiskit.

Megjithatë, realiteti është se Evropa ka nevojë për Amerikën më shumë për sigurinë dhe për eksportet sesa Amerika ka nevojë për Evropën. Udhëheqësit evropianë e dinë këtë dhe këtë e di edhe Trumpi./REL

be tarifat amerikane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan