Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, janë shpërfaqje publike e tensioneve dhe komunikimit “jonormal” mes këtyre dy institucioneve të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Kërkesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për Qeverinë së Kosovës më 3 prill, që ajo ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë, u bë shkas i një përplasjeje me tone të ashpra komunikimi në rrjete sociale, mes Hekuran Muratit, ministër në detyrë i Financave, dhe Bekim Kupinës, këshilltar për media i presidentes. Kërkesa e Osmanit për Qeverinë erdhi një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.
“Shihet që komunikimi ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm, ashtu siç ka qenë në fillimet e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë Bekim Salihu nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.
Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, konsideron se përplasja online e stafit të Presidencës me një ministri në detyrë “tregon naivitetin e kulturës politike institucionale” në Kosovë.
“Është dëshmi e një ideje mediokre që problemet e mëdha ndërmjet shtyllave të shtetit, të zgjidhen në mënyrë publike dhe jo nëpër rrugë normale të komunikimit të drejtpërdrejtë mes presidentes dhe kryeministrit”, thekson Muhaxhiri.
Kërkesën e saj për Qeverinë, presidentja Osmani e bëri më 3 prill në rrjetin social X. Kërkesës së saj iu përgjigj pa humbur kohë ministri në detyrë Murati, duke thënë se presidentja e publikoi atë në rrjetet sociale vetëm tre minuta pasi që kërkesa ishte dërguar në adresën zyrtare të Qeverisë.
“Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi”, shkroi Murati në rrjetin social Facebook, më 2 prill, duke shtuar se tema e një marrëveshjeje për tregti të lirë me SHBA-të ka po diskutohej nga Qeveria me zyrtarë amerikanë që nga viti 2023.
Ndaj deklaratës së Muratit reagoi këshilltari i presidentes, Kupina, i cili e përshkroi ministrin si “njeriu i fundit në këtë shtet që mund të na flasë për seriozitet”. Në reagimin e tij në Facebook, Kupina e akuzoi Muratin se “nuk e kupton që, sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës”.
Në mesin e kompetencave të presidentit të Kosovës janë edhe objektivat e politikës së jashtme të vendit, vlerësojnë Salihu dhe Muhaxhiri.Po ashtu, ata pajtohen se propozimi i presidentes Osmani për Qeverinë për pezullimin e tarifës doganore për mallrat amerikane, nuk tejkalon kompetencat e saj, ndërkaq që as publikimi në rrjete sociale i këtij propozimi nuk shkel rregullat protokollare të këtij institucioni. Megjithatë, ata kanë mendime të ndryshme lidhur me qëllimin dhe efektin e këtij publikimi.
“Unë e pashë këtë lloj përplasjeje të panevojshme, si ekzagjerim nga të dyja palët. Fakti që një kërkesë e tillë është publikuar, nuk paraqet kurrfarë shkelje, gabimi apo deformimi. Askund nuk është e thënë, as në aspektet protokollare, as në ato zyrtare, që kërkesat e kësaj natyre të mos publikohen”, thekson Salihu.
Muhaxhiri ndan qëndrim të njëjtë me të për këtë pikë. Por, ai thekson se tonet e ashpra, të cilat kanë përdorur përfaqësuesit e Presidencës dhe Qeverisë gjatë komunikimit publik përmes rrjeteve sociale, flasin për një aspekt tjetër të marrëdhënieve ndërinstitucionale.
“Vet fakti që Presidenca dhe Qeveria e kanë zgjedhur këtë mënyrë të komunikimit, tregon që qëllimi kryesor ka qenë që të njoftohet opinioni publik kosovar, të njoftohen qytetarët, për nivelin e ulët të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy institucioneve dhe për ndonjë konflikt eventual që do të vijë si pasojë e hyrjes në procesin e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re”, thekson Muhaxhiri. Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani do të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.
Rrugëtimi i përbashkët i presidentes Osmani dhe Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nisi para rreth katër vjetësh. Por, ftohja e raporteve ndërmjet tyre është vërejtur edhe gjatë vitit të kaluar. Në maj 2024, Presidenca reagoi duke thënë se Qeveria nuk e konsultoi fare atë për një letër të cilën ia kishte dërguar Këshillit të Evropës, për t’ia bërë me dije qëllimet për ta hartuar dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kurti, në qershor të po atij viti, theksoi se nuk beson se ekzistonin dallime të patejkalueshme mes tij dhe krerëve të tjerë shtetërorë, përfshirë presidenten Osmani. Megjithatë, përplasjet e fundit kanë rikthyer në sytë e publikut tensionet ndërmjet dy institucioneve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Salihu nënvizon se motivet e mospajtimeve ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë, mund të jenë të ndryshme, duke u nisur nga mospëlqimi për qëndrimet që ka njëri ose tjetri institucion lidhur me temat, apo zhvillimet e caktuara.
“Në dukje, në opinion, po shihet se ka një tension ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë”, thotë Salihu dhe shton se sinjale të përplasjeve ka pasur edhe më herët.
“Në disa raste ka pasur sinjale [nga Qeveria] se nuk janë duke i aprovuar, apo duke i preferuar qëndrimet e Presidencës ose e kundërta. Mirëpo, janë frikësuar dhe vazhdojnë të frikësohen të dyja palët që përplasja e hapur mes tyre është humbje politike e tyre, më shumë se sa që do të mund të fitonin”, thotë Salihu. Përplasjen e fundit përmes rrjeteve sociale Muhaxhiri e sheh si “uverturë në një proces shumë të lodhshëm dhe të komplikuar të zgjedhjes së presidentit” të vendit, në prillin e vitit të ardhshëm. Sipas tij, mbetet për t’u parë nëse presidentja Osmani do të garojë për një mandat të dytë.
Por, siç thotë ai, raportet e Osmanit me Kurtin, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, pretendon edhe një mandat qeverisës, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk janë më të njëjta siç kanë qenë në fillimet e tyre. Ai thekson se as Kurti nuk e ka fuqinë politike sikurse në vitin 2021, kur fitoi me mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën atë vit, e as presidentja Osmani, e cila ishte personi më i votuar në ato zgjedhje.
Subjekti politik “Guxo” i Osmanit dhe Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, garuan në zgjedhjet e vitit 2021 në një listë të përbashkët zgjedhore. Në një listë të përbashkët, këto dy subjekte kanë garuar edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku fituan 42 për qind të votave, por “Guxo” më nuk drejtohet nga Osmani, e cila u largua kur mori pozitën e presidentes, në vitin 2021.
Sipas Muhaxhirit, zgjedhjet e 9 shkurtit nuk kanë nxjerrë një parti e cila do ta formonte e vetme shumicën parlamentare dhe Qeverinë e re, por kërkon koalicione, të cilat do të bëjnë “pazare politike”, në të cilat përfshihet edhe zgjedhja e presidentit në prillin e vitit 2026. Kjo situatë, siç thotë ai, do t’i shtojë tensionet ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë së re, të cilën Kurti pretendon ta formojë së shpejti.
“Periudha e ardhshme do të jetë jashtëzakonisht konfliktuoze. Është një atmosferë tejet negative në spektrin politik kosovar. Nuk ka aspak vullnet për bashkëpunim as për kompromise realiste. Pra, do të kemi popullizma, do të kemi gjuhë naive, agresive, e cila vetëm se do ta dëmtojë imazhin institucional, por edhe besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës”, thekson Muhaxhiri.
Megjithëkëtë, të dy njohësit e zhvillimeve politike, Salihu dhe Muhaxhiri, e kanë vlerësuar kërkesën e Osmanit për pezullimin e tarifës doganore ndaj mallrave amerikane, si të arsyeshme. Mbajtja e kësaj tarife, e cila, sipas tyre, nuk ndikon dukshëm në ekonominë e Kosovë, “është absurde”. Një vendim eventual i Qeverisë për pezullimin ose heqjen e tërësishme të kësaj tarife, siç vlerësuan ata, do të dërgonte sinjale pozitive nga Kosova në drejtim të SHBA-së, si shfaqje e vullnetit për bashkëpunim miqësor ndërmjet dy vendeve partnere./REL
SHBA- Sot janë planifikuar protesta në të gjithë SHBA-në kundër presidentit Donald Trump dhe këshilltarit të tij, Elon...
SHBA- Barack Obama ka treguar se po punon shumë për t'u pajtuar me gruan e tij, Michelle Obama, pasi dy mandatet e tij në&n...
MAQEDONI E VERIUT- Pas tragjedisë së ndodhur disa javë më parë në diskotekën 'Pulse' në Koçan të Maqe...
SHBA- Qarku i Los Anxhelosit ra dakord të paguante 4 miliardë dollarë si dëmshpërblim për të kompensuar rreth 7,0...
MIANMAR- Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Mianmarin më 28 mars ka arritur në 3,354 të vdekur...
foto ilustruese SHBA- Agjentët doganorë amerikanë ka filluar me mbledhjen e tarifës prej 10% të vendosur nga Presidenti Donald Tru...
donald trump SHBA- Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 2 prill, për rritjen e tarifave në shkal...
SHBA- Tregjet globale goditen sërish pas përshkallëzimit të luftës tregtare. Për të dytën ditë radhazi, aksionet ...
UKRAINË- Një sulm rus në një lagje të një qyteti industrial në Ukrainën qendrore nga vjen presidenti i vendi...
KINA- Kina vlerësoi sot se 'tregu ka folur', duke hedhur poshtë tarifat e presidentit amerikan Donald Trump dhe duke ftuar Uashingtonin për kon...