BOTA

“Tela me gjemba inteligjentë”/ Kurthi i ri i Ukrainës për dronët

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Tetor 2026, 22:21
“Tela me gjemba inteligjentë”/ Kurthi i ri i Ukrainës

Ukraina ka nisur të përdorë në fushëbetejë një pajisje të re kundër dronëve me fibra optikë. Ajo funksionon duke ua prerë kabllot përmes të cilave operatorët i kontrollojnë dronët. Teknologjia vjen në kohën kur ushtritë në mbarë botën po kërkojnë mënyra për t’u mbrojtur nga këta dronë.

Pajisja ukrainase Chaharnyk (“shkurre”), e prezantuar në shtator, është krijuar për t’i këputur fizikisht kabllot me fibra optikë, që përdoren për kontrollimin e shumë dronëve FPV. Ndryshe nga dronët që kontrollohen përmes radio-sinjaleve, dronët me fibra optikë nuk mund të ndalen duke ua bllokuar sinjalin elektronik.

Ata janë përdorur së voni edhe në konfliktin në Mianmar, si dhe në sulme vdekjeprurëse kundër forcave izraelite. Përdorimi i tyre e ka nxitur edhe Izraelin që t’i intensifikojë përpjekjet për të gjetur mënyra efektive për t’u mbrojtur prej tyre. 

Drejtori i kompanisë ukrainase, Logika Design Bureau, e cila ka zhvilluar pajisjen Chaharnyk, i tha Radios Evropa e Lirë se “dhjetëra” sisteme të tilla u janë dërguar, ditëve të fundit, njësive ukrainase në vijën e frontit.

Ai nuk pranoi të identifikohej për arsye sigurie dhe tha se është “ende shumë herët për të folur për vlerësime zyrtare apo statistika”, në lidhje me efektivitetin e këtyre pajisjeve në fushëbetejë.

Chaharnyk ngjan me një gardh për bagëti dhe është rreth 80 centimetra i lartë. Kur sensori i tij akustik dikton një dron në afërsi, sistemi aktivizohet: motorët elektrikë vënë në lëvizje tela të pajisur me grepa të mprehtë, të ngjashëm me tela me gjemba, në një zonë të posaçme për kapjen dhe prerjen e kabllove.

Prodhuesi nuk dha hollësi se si funksionon kjo pjesë e sistemit. Kur kablloja me fibra optikë kapet dhe pritet, lidhja fizike mes dronit dhe operatorit që e kontrollon, ndërpritet.

James Patton Rogers, bashkëdrejtues i Institutit Future Threat Lab në Kolegjin Mbretëror të Londrës, e krahason Chaharnykun me “tela me gjemba inteligjentë”.

Ai parashikon se pajisja mund të përballet me probleme të konsiderueshme në një zonë aktive të luftës, përfshirë rrezikun që edhe vetë sistemi të bëhet shënjestër e sulmeve.

Po ashtu, varësisht se ku vendoset, ajo mund të pengojë edhe lëvizjen e forcave ukrainase, sipas tij.

Megjithatë, Rogers thekson për Radion Evropa e Lirë se “nëse vendoset përgjatë vijës së frontit ose rreth fshatrave, zonave të banuara dhe objekteve të rëndësishme ushtarake, krahas teknologjive të tjera kundër dronëve, mund të ofrojë mbrojtje jetike ndaj një kërcënimi që ende nuk është neutralizuar”.

Gjatë demonstrimeve të sistemit, kabllot me fibra optikë që tërheqin pas vetes dronët sulmues FPV, kapen në grepat e Chaharnykut dhe më pas tërhiqen drejt mekanizmit prerës. Kompania Logika pretendon se sistemi arrin t’i këpusë kabllot në 95 për qind të rasteve.

Por, prerja e kabllove nuk e neutralizon domosdoshmërisht dronin. Drejtuesi i kompanisë ukrainase Logika i tha Radios Evropa e Lirë se shumë dronë rusë FPV, që kontrollohen përmes fibrave optikë, kanë edhe një lidhje rezervë me radio.

Nëse kablloja pritet, droni kalon në atë mënyrë alternative të komunikimit.

“Në atë rast, aktivizohen sistemet e luftës elektronike të vendosura në zonë”, tha ai, duke shtuar se “në shumicën e rasteve, droni rrëzohet dhe shpërthen”. 

Një raport i fundit kinez për teknologjitë kundër dronëve analizoi një pengesë të improvizuar, të ngjashme në parim me Chaharnykun, e cila u filmua duke u përdorur në Ukrainë, në fund të vitit 2025.

Sipas raportit kinez, ky sistem i improvizuar kishte kufizime “të qarta”.

Piloti mund ta drejtojë dronin përreth pengesës; prerja e fibrave optikë nuk e shmang domosdoshmërisht goditjen, pasi droni mund të vazhdojë lëvizjen dhe të përplaset në objektiv; ndërsa vetë vendosja e pengesës mund të zbulojë zonën ku operojnë forcat mbrojtëse. 

“A mund ta dallojë kundërshtari Chaharnykun dhe ta anashkalojë? Po, kjo është e mundur”, i tha Radios Evropa e Lirë drejtuesi i kompanisë Logika.

“Megjithatë, nëse vendoset siç duhet një rrjet i këtyre sistemeve, duke marrë parasysh objektin apo zonën që duhet mbrojtur, nuk do të ketë rrugë për ta anashkaluar”, sipas tij.

Këto deklarata lënë të kuptohet se ndër pozicionet e para ku mund të vendoset kjo teknologji, janë pikat e vogla ukrainase në vijën e frontit, të cilat sulmohen rregullisht nga dronët FPV.

Drejtuesi i Logikas shtoi se sistemi mund të kamuflohet. Sipas tij, edhe pamjet me rezolucion të ulët që shohin operatorët e dronëve, mund ta bëjnë të vështirë dallimin e pajisjes nga distanca.

“Nuk po pretendojmë se Chaharnyk do t’i mbrojë të gjithë, por jemi të bindur se do ta përmirësojë mbrojtjen nga sulmet me dronë FPV që kontrollohen përmes fibrave optikë”, tha ai./REL

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime