Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli për të rinj (15–16 vjeç) mes San Claudio dhe Trodica, dy skuadra nga provinca e Maceratës, në rajonin Marche të Italisë.
Menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri i ekipit vendas, Giuseppe Canuti, 59 vjeç, është rrëzuar pranë pankinës, përpara lojtarëve të tij.
Alarmi është dhënë menjëherë dhe ndihma e parë ka nisur brenda pak sekondash. Të pranishmit kanë ndërhyrë duke kryer masazh kardiak dhe duke përdorur defibrilatorin, ndërsa më pas në vendngjarje ka mbërritur edhe personeli shëndetësor i urgjencës.
Përpjekjet për ta rikthyer në jetë kanë vazhduar për më shumë se 40 minuta, por fatkeqësisht pa sukses. Giuseppe Canuti humbi jetën në vend, duke lënë në tronditje të thellë lojtarët e rinj dhe të gjithë të pranishmit.
Ndihma e shpejtë dhe tronditja e të rinjve
Pasi u kuptua menjëherë rëndësia e situatës, arbitri, drejtuesit dhe stafi teknik larguan futbollistët e rinj, të cilët ishin dukshëm të tronditur, ndërkohë që u njoftuan shërbimet e emergjencës.
Në vendngjarje mbërritën një automjekësi dhe një ambulancë, por edhe ndërhyrjet më të avancuara nuk arritën të shpëtonin jetën e trajnerit. Ndërkohë, në qendrën sportive ndodheshin edhe fëmijë të tjerë që po zhvillonin stërvitje, të cilët u larguan për të mos qenë dëshmitarë të tragjedisë.
Karabinierët mbërritën në fushë për të kryer verifikimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë u transportua në morgun e spitalit të Maceratës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetime të mëtejshme. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Prill18:42
Prindërit lënë vajzën 6 muajshe vetëm në makinë në pikë të diellit
Ata e lanë vajzën e tyre gjashtëmuajshe vetëm në një makinë të parkuar në diell, ndërsa po shkonin për pa...
BOTA
14 Prill18:27
Lufta në Iran dhe kriza energjitike, kur vijnë lehtësimet?
Lufta në Iran ka çuar në një krizë të re energjetike dhe në rritje të çmimeve të karbu...
BOTA
14 Prill18:00
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën e Ngushticës së Hormuzit
Komanda Qendrore e SHBA-së ka zbuluar detaje mbi bllokadën e porteve iraniane, e cila filloi në orën 16:00 të hënën.
Më...
BOTA
14 Prill17:45
'S'do na ndihmojë në luftë'/ Trump sulmon Melonin: Jam i tronditur, mendoja se kishte guxim por gabova
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar deklarata të forta ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Papës, gjat...
BOTA
14 Prill16:22
Skandal shëndetësor në Pakistan! Qindra fëmijë rezultojnë të infektuar me HIV nga shiringat e ripërdorura
Një hetim sekret i BBC ka zbuluar parregullsi serioze në një spital shtetër në Pakistan, ku mbi 300 fëmijë janë infektua...
BOTA
14 Prill16:07
Një epokë e re në Forza Italia/ Vajza e madhe e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, Marina gati të hyjë në politikë?
Një valë e fortë ndryshimesh ka përfshirë Forza Italia, duke shënuar një moment të rëndësishëm tranzicion...
BOTA
14 Prill16:02
Budapesti pas Orbanit/ REL: Një sinjal i keq për Vuçiç
Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) – partia kryesore e kësaj pakice në Serbi dhe partnere prej kohësh e pushtetit s...
BOTA
14 Prill15:43
Sulmi në gjimnazin në Turqi/ Autori 19-vjeçar kishte dërguar mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale të shkollës: Jini gati
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi i armatosur këtë mëngjes në një shkollë të mesme profesionale në r...
BOTA
14 Prill15:42
Francë/ Hetim për dhënien e kontratave publike për ceremonitë zyrtare! Policia gjyqësore kryen kontrolle në Pallatin Élysée
Policia gjyqësore franceze ka zhvilluar një ndërhyrje në Pallati Élysée si pjesë e një hetimi mbi dhënien e k...
BOTA
14 Prill14:56
Lufta në Iran dhe kriza energjitike, kur vijnë lehtësimet?
Lufta në Iran ka çuar në një krizë të re energjetike dhe në rritje të çmimeve të kar...