BOTA

Trajnimet për sigurinë në punë në Kosovë, për disa të padëgjuara

n.f Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 15:56
Trajnimet për sigurinë në punë në Kosovë, për
Foto ilustruese

KOSOVË- Një punëtor ndërtimi 55-vjeçar në Prishtinë ka frikë të vazhdueshme për sigurinë e tij në punë, për shkak të lartësisë së skelave dhe mungesës së trajnimeve për sigurinë.

Pavarësisht 24 vjetëve përvojë në këtë sektor, ai thotë se asnjë kompani nuk i ka ofruar trajnime të tilla. Ato kërkohen ligjërisht, por pajtueshmëria është e ulët - kompanitë shpesh veprojnë vetëm nën presionin e inspektimeve të punës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës shpreh shqetësim për shkallën e lartë të lëndimeve dhe vdekjeve në ndërtimtari. Këtë muaj, një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës. Gjatë gjithë vitit të kaluar 11.

“Jo, jo, asnjëherë nuk më ka mësuar askush për rreziqet”, thotë punëtori 55-vjeçar, i cili nuk do që të identifikohet.

“Nëse do, kërce prej skelës; nëse do, qëndro! Askush nuk të mëson asgjë, vetëm duhet të kesh kujdes vetë”, thotë ai.

Për plot 24 vjet, ai punon në sektorin e ndërtimtarisë, kryesisht në Prishtinë, dhe jo rrallë thotë se është lënduar në punë, për shkak të kushteve jo të sigurta. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, tregon se ka punuar për disa kompani ndërtimore, por që në asnjërën nuk është diskutuar për ndonjë trajnim për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Në Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë thuhet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

“Në çdo sekondë të punës ndihem i rrezikuar. Një skele nëse nuk është e lidhur mirë, unë mund të bie nga lartësia”, thotë 55-vjeçari.

Jo larg kompanisë ku punon ai, në një lagje të Prishtinës, punon edhe Flamur Osmani, 58 vjeç. Edhe ai është mbi 20 vjet në sektorin e ndërtimtarisë, por ka një përvojë ndryshe. Thotë se në biznesin ku aktualisht punon, ka trajnime për siguri në punë, qoftë nga punonjësit e kompanisë, qoftë nga kompani të licencuara për këtë çështje.

“...por, kjo nuk e eliminon rrezikun. Duhet të kujdesimi vetë, e dimë se është punë me rrezik. Ne i kemi pajisjet mbrojtëse, por përveç helmetës që e bartim, të tjerat nganjëherë jo...”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) shprehen të shqetësuar me, siç thonë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli, thotë se mostrajnimi i punëtorëve ka bërë që në këtë sektor të ketë numër të lartë të atyre që lëndohen ose vdesin në punë. Më 4 korrik, në qytetin e Lipjanit, një punëtor ka vdekur teksa punonte në një kompani ndërtimore. Ky është rasti i parë i tillë këtë vit, thonë nga Inspektorati i Punës. Vitin e kaluar kanë qenë 11 persona që kanë humbur jetën në vendet e punës, kurse në vitin 2022 janë evidentuar 15 vdekje si pasojë e kushteve të punës.

Bazuar në shifrat e Inspektoratit të Punës, nga viti 2013 deri më 2023, në Kosovë kanë humbur jetën 147 punëtorë në vendet e tyre të punës, kurse janë lënduar 933.
Shumica e këtyre rasteve janë regjistruar në sektorin privat.

Procesi i trajnimit për siguri dhe shëndet në punë kryhet nga kompani të licencuara. Ai realizohet në ambientet e punës dhe më pas përgatitet dokumenti i vlerësimit të rrezikut, ku përshkruhen karakteristikat e procesit të punës, identifikohen burimet e rrezikut, përcaktohet se kush mund të rrezikohet, nga çfarë dhe si, e po ashtu edhe masat e nevojshme.

Në Kosovë janë të licencuara 20 kompani të tilla, bëjnë të ditur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për Radion Evropa e Lirë. Sektori privat në Kosovë llogaritet si punëdhënësi më i madh - me rreth 99 mijë biznese aktive dhe me mbi 220 mijë të punësuar.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, në nivel vendi operojnë 720 kompani ndërtimore. Nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës nuk iu përgjigjen direkt pyetjes së REL-it se a mbajnë trajnime për punëtorët, por thanë se “ky proces është obligim ligjor” dhe se “kjo çështje duhet të monitorohet nga Inspektorati i Punës”.

REL-i kontaktoi disa kompani ndërtimore, private e publike, në lidhje me këtë temë, por nuk mori përgjigje prej asnjërës. Nga Inspektorati i Punës bëjnë të ditur se “nga muaji janar deri në muajin qershor të këtij viti, 213 subjekte e kanë përfunduar procesin e vlerësimit të riskut në punë dhe janë trajnuar 1.174 të punësuar”, por nuk sqarojnë se a bëhet fjalë për subjekte private apo publike dhe cilëve sektorë u përkasin.

Disa kompani që ofrojnë trajnime për sigurinë, thonë se bizneset private nuk janë vetëdijesuar ende sa duhet për rëndësinë e këtyre shërbimeve. Sipas përfaqësuesve të tyre, trajnimet, në shumicën e rasteve, realizohen pasi ato kushtëzohen nga Inspektorati i Punës, i cili bën kontrolle në terren.

Minir Curri, udhëheqës i kompanisë B&M SHPK, thotë se bizneset private janë të njoftuara për këtë obligim ligjor, por se shumë prej tyre nuk e kryejnë.

“Në rastet kur ky proces kërkohet nga Inspektorati i Punës, nuk diskutohet, ai përfundon 100%. Kurse, me vetiniciativë, përqindja është e vogël. Ende mungon kultura dhe vetëdija e punëdhënësit se kjo është në të mirë të tyre. Në bazë të përvojës në treg, mund të them se 15 për qind e kompanive i bëjnë [trajnimet]”, thotë Curri.

Ngjashëm pohojnë edhe në kompaninë European College of Kosovo - “numri më i madh i ndërmarrjeve e kryen vlerësimin e riskut vetëm pas kërkesës së Inspektoratit të Punës”, sipas tyre.

Ruzhdi Feka, drejtor i kompanisë së trajnimeve Blitermeng-Protec Consulting Group, thotë se kompanitë që bëjnë kërkesa me vetiniciativë për t’i trajnuar punëtorët e tyre në fushën e sigurisë, “janë të vetëdijshme për rëndësinë e sigurisë dhe dëshirojnë t’i minimizojnë rreziqet dhe aksidentet në vendin e punës”.

Atdhe Hykolli, nga BSPK-ja, konsideron se për të rritur nivelin e sigurisë dhe për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve, Inspektorati i Punës duhet t’i kontrollojë këto biznese dhe t’i ndëshkojë ato që nuk e kryejnë obligimin e trajnimeve.

“Nëse Inspektorati i Punës nuk i trajton në mënyrë rigoroze këto raste dhe nuk merret më seriozisht me gjendjen e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë, duke i shtuar kontrollet, duke kërkuar dokumentet e vlerësimit të riskut, unë kam frikë se do të përsëriten rastet e lëndimeve dhe të vdekjeve në vendet e punës”, thotë Hykolli.

Nga Inspektorati i Punës nuk japin përgjigje specifike për sektorin e ndërtimtarisë, por thonë se “përgjatë viteve 2022 dhe 2023, numri i inspektorëve të punës është dyfishuar, duke u ngritur në mbi 60 në përgjithësi” dhe se këtë vit planifikohen, gjithashtu, rekrutime shtesë.

Në deklaratën dhënë REL-it thuhet se nga muaji janar deri në muajin qershor të këtij viti janë realizuar rreth 6.000 inspektime dhe janë shqiptuar 787 masa ndëshkimore, por për këto të fundit nuk jepen hollësi.

Me Ligjin e Punës dhe me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë, dënimet për punëdhënësit, për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës, janë nga 100 deri në 35.000 euro. Por, mungesa e trajnimeve për sigurinë nuk është e vetmja gjë për të cilën ankohen punëtorët.

Në raportet e Avokatit të Popullit konstatohet shpesh se në sektorin publik, e sidomos në atë privat, ka shkelje të ndryshme të të drejtave të punëtorëve, si: ndërprerje e marrëdhënies së punës në mënyrë joligjore, kohëzgjatje e orarit të punës, moskompensim për punë jashtë orarit, mohim i së drejtës për pushim vjetor e të tjera./ REL

kosove siguri ne pune trajnime

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan