Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA- Kandidati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, e quan veten një "agjent të ndryshimit". Ai ka dalë sot para komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit, në një seancë konfirmimi, që pritet të jetë e vështirë për të, mes pikëpyetjesh të ngritura mbi aftësinë e ish-veteranit të ushtrisë dhe gazetarit televiziv për të udhëhequr ushtrinë amerikane.
Përvoja e mëparshme e zotit Hegseth në Gardën Kombëtare shihet gjerësisht si një pikë e fortë e tij. Por ai gjithashtu ka një historik deklaratash tronditëse, apo veprimesh të së kaluarës, që kanë ngjallur kritika, përfshirë akuzat për abuzim seksual, përdorim të tepruar të alkoolit, apo mbi pikëpamjet e tij nënçmuese mbi rolin e grave në ushtri si dhe të pakicave
Ai është zotuar se nuk do të konsumojë më alkool nëse konfirmohet nga Senati për të drejtuar Pentagonin.
“Është koha për t'i dhënë timonin dikujt që ka qënë në fushëbetejë, një personi që do të ofrojë ndryshim", pritet t'u thotë zoti Hegseth senatorëve, në deklaratën e tij hapëse të seancës dëgjimore, e cila është siguar nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’.
Ai është ndër kandidatët më të rrezikuar, mes emërimeve që ka bërë zoti Trump për kabinetin e tij.
Por aleatët e republikanëve janë të vendosur ta shndërojnë çështjen e zotit Hegseth në një kauzë të qasjes qeverisëse të zotit Trump, mes luftërash kulturore në vend.
Grupet e jashtme, përfshirë ato të lidhura me Fondacionin Heritage, një institut që mbështet politikat konservatore, kanë zhvilluar fushata të kushtueshme për të mbështetur emërimin e zotit Hegseth.
“Ai do të goditet, do të përçmohet, por për të do të flitet", tha senatori republikan Tommy Tuberville, në një takim me ish-përfaqësues të forcave speciale të ushtrisë dhe marinës, që mbështesin emërimin e tij.
"Ne do t'ia dalim ta konfirmojmë atë", shtoi ai.
Zoti Hegseth do të përballet me akuzat për abuzim seksual, të cilat ai i ka hedhur poshtë, apo mbi komentet e tij që bien ndesh me qëndrimet tradicionale të ushtrisë. Megjithatë ai gëzon mbështetjen e disa grupeve veteranësh, që thonë se deklaratat e pakujdesshme të tij, në të kaluar, nuk janë aq të rëndësishme sesa ajo që ai premton të bëjë, që është forcimi i gatishmërisë së ushtrisë për të luftuar.
Në vitin 2017, një grua tha në polici se zoti Hegseth e kishte sulmuar seksualisht, sipas një raporti të detajuar hetimor të bërë publik së fundmi.
Zoti Hegseth i ka mohuar akuzat dhe në atë kohë ka thënë në polici se marrëdhënia me të, gjatë një aktiviteti të grave republikane në Kaliforni, ishte konsensual. Ai më vonë e pagoi gruan që e akuzoi, duke nënshkruar një marrëveshje ligjore që parashikonte mosbërjen publike të rastit, duke shmangur kështu një padi të mundshme.
Zoti Hegseth do të duhet t'i përgjigjet pyetjeve rreth komenteve të tij se gratë nuk duhet të jenë angazhuara "drejtpërdrejt" në fushëbetejë, një pikëpamje që ai e ka zbutur pas takimeve që ka zhvilluar së fundmi me senatorë të ndryshëm.
Dy ish-veterane gra të luftës, republikanja Joni Ernst dhe demokratja Tammy Duckworth, janë në mesin e atyre që pritet t'i drejtojnë zotit Hegseth pyetje të forta.
"Ai mund të përpiqet që t'i tërheqë komentet e tij për gratë në luftime, por ne e dimë se çfarë mendon ai.", tha zonja Duckworth, veterane e luftës në Irak, e cila humbi një këmbë, dhe iu paralizua pjesërisht një dorë, kur helikopteri ‘Black Hawk’ që ajo drejtonte, rrëzua.
“Ai është personi më i pakualifikuar që është emëruar ndonjëherë për postin e sekretarit të mbrojtjes”, tha ajo.
Shumë senatorë nuk janë takuar ende me zotin Hegseth dhe shumica nuk kanë qasje tek të dhënat mbi të shkuarën e tij që ka FBI-ja. Vetëm drejtuesit e komisionit janë të informuar mbi gjetjet.
Megjithatë kontrolli i së shkuarës së zotit Hegseth nuk duket se prodhuar informacion të ri përtej atij që është tashmë publik, sipas një personi në dijeni të çështjes e që foli në kushte anonimiteti.
Gjasat janë që seanca dëgjimore e zotit Hegseth të ndjekë modelin e vendosur gjatë mandatit të parë të zotit Trump, kur një nga emrat që ai zgjodhi për anëtar të Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh, u përball me pyetje të forta lidhur me akuzat për abuzim seksual të një bashkëmoshatareje të tij kur ishte adoleshent, e që megjithatë arriti të konfirmohet në Senat.
Zoti Hegseth ishte kryesisht i panjohur në Kongres Capitol Hill kur zotu Trump e caktoi atë për postin më të rëndësishëm në Pentagon.
Ai ka punuar si gazetar i rrjetit televizv "Fox News”, që nga viti 2014 dhe që me sa duket i ra në sy presidentit të zgjedhur, një konsumator i zjarrtë i programeve televizionit dhe lajmevee
Zoti Hegseth, 44 vjeç, është shkolluar në universitetin prestigjioz ‘Princeton’ ai ka shërbyer në Gardën Kombëtare të Ushtrisë nga viti 2002 deri në 2021, duke u vendosur në Irak në vitin 2005 dhe Afganistan në 2011. Ai është nderuar me dy medalje trimërie nga Forcat e Armatosura për merita në shërbimin ushtarak. Por atij i mungon përvoja e drejtimit të një institucion i të madh, siç është Pentagoni dhe ajo në fushën e sigurisë kombëtare./VOA
SHBA- Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm nj...
RUSIA- Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizoi se Moska është e gatshme të dëgjojë nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donal...
Foto ilustruese SIRI- Përmbysja e regjimit të Presidentit Bashar al-Assadit në Siri është suksesi i fundit i Turqisë në ...
foto ilustruese KAJRO- Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe liri...
foto ilustruese EUROPË- Numri i kalimeve të paligjshme të emigrantëve në Bashkimin Evropian i regjistruar në vitin...
trump, putin BEOGRAD- Njerëzit në Serbi e adhurojnë presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-s...
donald trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekje të paligjshme për të përmbys...
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov së fundmi u shpreh se SHBA po përpiqet të shkaktohë probleme me mjaftueshm...
Foto ilustruese SHBA- Zyrtarët kinezë janë në bisedime paraprake rreth një opsioni të mundshëm për ta shitur TikTok...
Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër nga bregu i saj lindor të martën, tha usht...