I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump firmosi të martën një urdhër ekzekutiv për të studiuar se si mund të zgjerohet qasja ndaj fekondimit artificial dhe se si mund të bëhet më e përballueshme kjo metodë e riprodhimit. Sipas Shtëpisë së Bardhë, urdhri përcakton dhënien e rekomandimeve mbi politika për mbrojtjen e qasjes ndaj fertilizimit ‘in vitro’ dhe tkurrjen e konsiderueshme të shpenzimeve të pacientëve dhe kostove të sistemit shëndetësor për një trajtim të tillë.
Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti mbështeti idenë që procedura ‘in vitro’ të ishte e përballueshme nga të gjithë, pasi të emëruarit e tij në Gjykatën e Lartë, ndihmuan në shfuqizimin e vendimit të njohur si ‘Roe v Wade’, që e njihte abortin si të drejtë mbarëkombëtare, çka çoi në një valë kufizimesh në shtetet e drejtuara nga republikanët, përfshirë disa që kanë kërcënuar mos lejimin e qasjes ndaj fekondimit artificial, duke u përpjekur të përcaktojnë se “jeta” nis që në ngjizje.
Trump, i cili ishte në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës, firmosi gjithashtu një urdhër tjetër ekzekutiv dhe një memorandum presidencial. Urdhri i dytë ekzekutiv përcakton funksionet mbikëqyrëse të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, ndërsa memorandumi presidencial përcaktonte rritjen e transparencës nga ana e qeverisë, sipas sekretarit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, të cilit zoti Trump i kërkoi të jepte hollësi mbi urdhërat.
Urdhëri kërkon "mekanizma radikalë për transparencë" nga qeveria, e cila duhet të japë hollësi mbi "shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet" që janë evidentuar, ndërsa Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), nën drejtimin e Elon Muskut, synon të shkurtojë shpenzimet qeveritare.
Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë shpesh nuk i ka përmbushur premtimet e administratës për transparencë. Zoti Musk ka pranuar vetëm një herë pyetje nga gazetarët, që kur u bë këshilltari më i fuqishëm i Presidentit Trump dhe ka pohuar se identifikimi i njerëzve që punojnë për të, është i paligjshëm.
Ndonjëherë anëtarët e personelit të DOGE kanë kërkuar qasje tek bazat e të dhënave të ndjeshme të qeverisë, duke ofruar pak shpjegime. Sipas Shtëpisë së Bardhë, urdhri i Presidentit Trump për fekondimin artificial do të ketë përparësi të shqyrtojë nëse ndonjë prej politikave aktuale "rrit kostot e trajtimit in vitro".
Vitin e kaluar, Presidenti Trump deklaroi mbështetje publike për fekondimin artificial pasi Gjykata e Lartë e Alabamës vendosi që, sipas ligjit të këtij shteti, embrionet e ngrira mund të konsiderohen fëmijë. Vendimi, të cilin disa republikanë dhe konservatorë e mirëpritën, shkaktoi reagime të menjëhershme.
Trump: Familjet janë mirënjohëse
Gjatë fushatës, çështja e fekondimit artificial u bë shpejt një pikë diskutimi për Presidentin Trump, i cili tha se e mbështeste fuqimisht qasjen ndaj procedurës in vitro.
Fekondimi artificial ofron një zgjidhje të mundshme për gra që mund të kenë probleme për të mbetur shtatzënë. Procedura përfshin marrjen e vezëve të gruas dhe bashkimin e tyre në laborator me spermën e burrit për të krijuar një embrion të fekonduar, i cili më pas transferohet në mitër, në përpjekje për të krijuar një shtatzëni.
"Mendoj se gratë dhe familjet, burrat, e vlerësojnë shumë urdhërin", tha Presidenti Trump në një koment të shkurtër mbi urdhrin, përpara se t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve mbi një sërë çështjesh të tjera./VOA
NIGERI- Holanda do të kthejë më shumë se 100 objekte të opokës së bronzit që trupat britanike grabitën nga Nigeri...
GJERMANI- Një përqindje në rritje e emigrantëve nuk ka asnjë lidhje me shkallën e krimit në një rajon. Ky ësht&eu...
KOSOVË- Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, i cili ësht...
LIBI- Dy varre masive janë zbuluara së fundmi në Libi gjatë operacioneve të forcave të sigurisë kundër ...
keith kellog SHBA- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg tha të mërkurën...
osmani, pavel ÇEKI- Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pav...
SHBA- Rreziku që asteroidi 2024 YR4 të godasë Tokën në fund të vitit 2032 është rritur sërish, sipas të dh&e...
ITALI- Papa Françesku është vizituar në spital nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Kryeministrja italiane deklaroi se e gje...
KINË- Kompania e re kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka ndërprerë përkohësisht shkarkimin e aplikacionit të sa...
SERBI- Marina Stanisiç ishte e ftuar në TV Pink së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ku e reja u prezantua si studen...