Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit. Në njoftimin e Apelit u tha se përveç vërtetimit të dënimit të Krivaqës, që u gjet fajtor për veprën “vrasje e rëndë”, është vërtetuar edhe dënimi me 15 vjet burgim ndaj Arbër Sejdiut, i dënuar për veprën “ndihmë në kryerje të vrasjes së rëndë”.
Marigona Osmani ka qenë 18-vjeç kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e Krivaqës në qytetin e Ferizajt. Krivaqa dhe Sejdiu fillimisht ishin dënuar për vrasjen e Osmanit në gusht të vitit 2023. Por, Apeli, pasi kishte pranuar disa ankesa të mbrojtjes, e kishte kthyer rastin në rigjykim.
Më 26 shtator 2024, shkalla e parë e gjyqësorit shqiptoi dënimet ndaj dy të akuzuarve. Për këtë aktgjykim në Apel kishin dërguar ankesa Prokuroria Themelore e Ferizajt, përfaqësuesit e të dëmtuarve dhe mbrojtësve të akuzuarve, por Apeli tha më 19 shkurt 2025 se ato ishin të pabaza.
Apeli tha se nuk gjeti shkelje të dispozitave të procedurës penale, në mënyrë që të anulohet aktgjykimi. Po ashtu, në njoftim u tha se janë analizuar të gjitha provat e përdorura në gjykim dhe Apeli i ka vlerësuar si “të drejta, objektive dhe të ligjshme”.
“Sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji gjykues konstaton se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike, për shkak se me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se të akuzuarit D.K. dhe A.S., kanë kryer veprat penale të lartcekura, për të cilat janë shpallur fajtorë”, u tha në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Po ashtu, Apeli tha se nuk ka gjetur shkelje të ligjit sa i përket lartësisë së dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Sipas aktakuzës, Krivaqa, më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.
Sipas aktakuzës, një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu e kanë vrarë të ndjerën në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit. Krivaqa e Sejdiu, e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Ata po ashtu ishin akuzuar për kryerjen e veprës së dhunimit, por u shpallën të pafajshëm për shkak të mungesës së provave. Sipas të dhënave, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët. Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”./REL
LIBI- Dy varre masive janë zbuluara së fundmi në Libi gjatë operacioneve të forcave të sigurisë kundër ...
keith kellog SHBA- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg tha të mërkurën...
osmani, pavel ÇEKI- Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pav...
SHBA- Rreziku që asteroidi 2024 YR4 të godasë Tokën në fund të vitit 2032 është rritur sërish, sipas të dh&e...
ITALI- Papa Françesku është vizituar në spital nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Kryeministrja italiane deklaroi se e gje...
KINË- Kompania e re kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka ndërprerë përkohësisht shkarkimin e aplikacionit të sa...
SERBI- Marina Stanisiç ishte e ftuar në TV Pink së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ku e reja u prezantua si studen...
BRAZIL- Prokurori i përgjithshëm i Brazilit njoftoi të martën ngritjen e akuzave zyrtare ndaj ish-Presidentit Jair Bolsonaro, për p&e...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktato...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë shpallur disa kartele droge, duke përfshirë Tren de Aragua dhe kartelin Sinaloa, si organizata terroriste global...