Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Karaibe, ku mediat amerikane kanë raportuar për një sulm të ri ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar disa anije ushtarake në Detin e Karaibeve dhe javët e fundit ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse ndaj anijeve. Të paktën 27 persona janë vrarë deri më tani si pasojë e sulmeve amerikane, teksa grumbullimi ushtarak ka rritur frikën në Karakas se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i Qeverisë në Venezuelë.
Venezuela ka nisur stërvitje ushtarake, përfshirë edhe dislokimin e 17 mijë trupave në shtetin Tarika, që gjendet në kufi me Kolumbinë, sipas komandantit Michell Valladares. Përderisa presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton nëse do të zgjerojë veprimin ushtarak të SHBA-së nga deti në tokë, admirali që ka mbikëqyrur sulmet detare ka njoftuar për dorëheqjen e tij.
Disa persona që gjendeshin në bordin e anijes të sulmuar të enjten shpëtuan, sipas mediave amerikane, përfshirë CBS, CNN dhe NBC, të cilët cituan zyrtarë të paidentifikuar amerikanë. Pentagoni nuk ka dhënë informacione se sa është numri i të mbijetuarve. Të mërkurën, Trump tha se ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta në Venezuelë, duke shtuar se po shqyrton edhe veprime të mëtejme ndaj karteleve të dyshuara të drogës. “Tani po shqyrtojmë mundësinë për operacione tokësore, sepse detin e kemi nën kontroll”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.
Një ditë më pas, admirali Alvin Holsey njoftoi se do të largohej nga posti i udhëheqësit të forcave amerikane që operojnë në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Kreu i Komandës Jugore amerikane nuk dha arsye për dorëheqjen e tij vetëm një vit pasi mori këtë detyrë. Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dënuar çdo përpjekje të Uashingtonit për “ndryshim të regjimit” dhe ka kritikuar “grusht shtetet e orkestruara nga CIA”. Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, po ashtu ka mohuar një raportim se ajo kishte negociuar me SHBA-në për të rrëzuar Maduron.
Nën udhëheqjen e Maduros, ushtria venezuelase këtë javë zhvilloi stërvitjet më të mëdha ushtarake, pas një sulmi tjetër nga SHBA-ja. Ushtria e Venezuelës ka dislokuar trupa në Tarika, ku tre ura kryesore e lidhin këtë shtet me Kolumbinë. Po ashtu, ushtria është stacionuar në jug, ku gjendet kufiri me Kolumbinë dhe Brazilin, si dhe në disa lokacione tjera detare. Trinidadi dhe Tobago, që gjendet pranë brigjeve të Venezuelës, po heton nëse dy persona të vrarë në sulmet detare amerikane ishin shtetas të tij, thanë zyrtarët më herët gjatë javës./rel
Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtar...
Princi Louis, djali i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge, ishte ftuar të ishte përfaqësues nderi në Kampionatin Botëror t...
Si gjithmonë me Vladimir Putinin, koha është gjithçka. Fillimi i një telefonate me Donald Trump në prag të vizitës s&e...
Për gati dy vjet, katër netë në javë, aroma e vdekjes përhapej në një vend të shkretë në Siri. Kamion&eum...
India me sa duket ka kundërshtuar pretendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se kishte rënë dakord të ndalonte importimin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Limassol, Qipro ku biznesmeni njëkohësisht president i ekipit të futbollit Karmiotissa, S...
Gazetarja Alba Kepi, në një lidhje me SYRI TV, ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar orët e para të më...
Ish-kryeministri japonez Tomiichi Murayama, shërbeu si kryeministër nga viti 1994 deri në vitin 1996. Ai vdiq në moshën 101 vjeç...
Makina e gazetarit Sigfrido Ranucci, prezantues i emisionit Report, dhe makina e vajzës së tij shpërthyen dhe u përfshinë plotësis...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dëshiron raketa Tomahawk për luftën kundër pushtimit të vendit të tij nga Rusia. Presi...