BOTA

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Qershor 2026, 13:29
Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

Rikthehen kërcënimet doganore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për vendet evropiane. T. Tarifat do të zëvendësonin marrëveshjet ekzistuese doganore, shkroi Trump në platformën Truth Social. Kjo do të vlente pavarësisht nëse marrëveshjet janë zbatuar apo vetëm janë nënshkruar. Trump shtoi se tarifat e reja do të aplikoheshin për të gjitha mallrat që eksportohen në SHBA. Ai e justifikoi këtë hap me faktin se disa vende janë pranë vendosjes së taksave digjitale që do të preknin kompanitë amerikane. Presidenti amerikan nuk përmendi vende konkrete.

Në Austri, për shembull, ekziston tashmë një taksë digjitale: aty, që nga viti 2020, platformat e mëdha online janë të detyruara të paguajnë 5 për qind të të ardhurave nga reklamat.

Komisioni Evropian reagon i vendosur

Komisioni Evropian i hodhi poshtë si të pajustifikuara tarifat e kërcënuara nga Trump. “BE dhe shtetet e saj anëtare kanë të drejtën sovrane për të rregulluar aktivitetet ekonomike në territorin e tyre në përputhje me vlerat tona demokratike dhe detyrimet ndërkombëtare”, deklaroi një zëdhënës.

Taksat do të zbatoheshin njësoj për të gjitha kompanitë e mëdha, pavarësisht origjinës së tyre, dhe nuk do të ishin diskriminuese. Duke iu referuar kërcënimit të Trumpit, Komisioni Evropian njoftoi: “Nëse ndërmerren masa të tilla, BE-ja do të reagojë shpejt dhe me vendosmëri për të mbrojtur të drejtat e saj dhe autonominë e saj rregullatore.”

BE-ja e ka mbështetur vazhdimisht një zgjidhje globale për një taksim të drejtë të ekonomisë digjitale, në përputhje me ministrat e financave të G7-ës. “Kjo mbetet rruga jonë e preferuar dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë konstruktive për ta arritur këtë qëllim.”

BE sapo miratoi marrëveshje tarifore me SHBA-në

Vetëm të enjten, vendet e BE-së në Luksemburg i dhanë dritën jeshile heqjes së tarifave për mallrat industriale amerikane dhe përmirësimit të aksesit në treg për produktet detare dhe bujqësore nga SHBA. Marrëveshja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së kështu mund të ishte zbatuar së shpejti plotësisht.

Nuk është hera e parë që Trump dënon një taksë të mundshme digjitale dhe kërcënon me tarifa doganore. Në gusht 2025 ai kishte bërë tashmë thirrje për ndërprerjen e këtyre taksave, pa përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë ndonjë vend. /DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan