U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi të dielën të rikthejë kontrollin amerikan mbi Kanalin e Panamasë, duke akuzuar Panamanë për zbatim tarifash të tepruara për shfrytëzimin e kalimit në Amerikën Qendrore dhe duke nxitur një reagim të ashpër nga presidenti panamez Jose Raul Mulino. Duke folur para një turme mbështetësish në Arizona të dielën, zoti Trump tha gjithashtu se nuk do të lejonte që kanali të bjerë në "duar të gabuar", duke paralajmëruar për ndikimin e mundshëm kinez.
Kina nuk e kontrollon apo administron kanalin, por një degë e CK Hutchison Holdings me seli në Hong Kong ka menaxhuar prej kohësh dy porte në hyrjet e Karaibeve dhe Paqësorit në kanal. Presidenti i zgjedhur i bëri komentet disa orë pasi ai bëri një kërcënim të ngjashëm kundër Panamasë në një postim në platformën Truth Social të shtunën mbrëma.
"A ka dëgjuar dikush ndonjëherë për Kanalin e Panamasë?", tha zoti Trump të dielën në AmericaFest, një ngjarje vjetore e organizuar nga Turning Point, një grup konservator. “Sepse ne po na rrjepin në Kanalin e Panamasë sikurse po na rrjepin kudo tjetër”.
Komentet e zotit Trump janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë që një udhëheqës amerikanë të thoshte se mund të shtynte një vend sovran të dorëzonte territorin. Ai gjithashtu nënvizon një ndryshim të pritshëm në diplomacinë amerikane nën zotin Trump, i cili historikisht nuk i është shmangur kërcënimit të aleatëve dhe përdorimit të retorikës së fortë kur ka të bëjë me homologët.
“Tarifat që zbatohen nga Panamaja janë qesharake, shumë të padrejta”, tha Trump. "Iu dha Panamasë dhe popullit të Panamasë, por ka kushte. Ju duhet të na trajtoni me drejtësi dhe ata nuk na kanë trajtuar me drejtësi. Nëse parimet, morale dhe ligjore, të këtij gjesti madhështor të dhënies nuk pasohen me vepra, atëherë ne do të kërkojmë që të na kthehet Kanali i Panamasë, i plotë, shpejt dhe pa diskutim”.
Në një mesazh të regjistruar të publikuar nga presidenti panamez Mulino të dielën pasdite, udhëheqësi i vendit tha se pavarësia e Panamasë ishte e panegociueshme dhe se Kina nuk kishte asnjë ndikim në administrimin e kanalit. Ai mbrojti gjithashtu tarifat, duke thënë se ato nuk ishin vendosur "në një trill".
"Çdo metër katror i Kanalit të Panamasë dhe zonës përreth i përket dhe do të vazhdojë t'i përkasë Panamasë", tha Presidenti Mulino në deklaratën që u publikua në platformën X.
Disa politikanë të tjerë panamezë, përfshirë edhe përfaqësues të opozitës, postuan në mediat sociale duke kritikuar deklaratat e zotit Trump. Shtetet e Bashkuara ndërtuan kryesisht kanalin dhe administruan territorin përreth kalimit për dekada. Por, në vitin 1977 Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja nënshkruan një palë marrëveshjesh që hapën rrugën për kthimin e kanalit nën kontrollin e plotë të Panamasë. Shtetet e Bashkuara dorëzuan kontrollin e kalimit në 1999 pas një periudhe administrimi të përbashkët.
Kanali që lejon deri në 14,000 anije të kalojnë në vit, përbën 2.5% të tregtisë globale në det dhe është thelbësore për importet amerikane të makinave dhe mallrave komerciale nga anijet me kontejnerë nga Azia dhe për eksportet e mallrave të SHBA-së, përfshirë gazin e lëngshëm natyror./ VOA
LINDJE E MESME- Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja...
Papa Francesku SANTA MARTA - Papa Françesku ka bërë thirrje për një armëpushim në të gjitha frontet e luftës...
meksike MEKSIKË- Një avion i vogël u rrëzua të dielën në një zonë të pyllëzuar në Meksik&e...
Gjermani GREQI- Masakra e Magdeburgut në Gjermani, ka bërë që shumë vende të tjera të shtrëngojnë masat pë...
Protestat SERBI- Shkollat në të gjithë Serbinë do të mbyllen për pushimet dimërore një javë më...
Protesta SERBI- Dhjetëra mijëra njerëz dolën në një shesh qendror në kryeqytetin e Serbisë të dielën p&eu...
vendngjarje BRAZIL- Një aeroplan i vogël me 10 persona në bord u rrëzua në dyqanet e qendrës së qytetit turistik të...
Foto ilustruese GJERMANI- Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar ...
Takimi FINLANDË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të dielën se Rusia përbën një kërcënim më të m...
aeroporti BRITANI- Mijëra udhëtarë që shpresojnë të arrijnë në shtëpi për Krishtlindje u ësht&e...