Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të martën se marrëveshja kornizë, që pritet të nënshkruhet me Iranin këtë javë, thekson “qartë dhe fuqishëm” se Teherani nuk do të zhvillojë apo zotërojë armë bërthamore.
“E vetmja gjë që ka vërtet rëndësi për mua është që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore, dhe kjo thuhet qartë dhe zëshëm në marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve gjatë samitit G7 në Francë.
“Irani do të përballet me ferr” nëse Republika Islamike ndërmerr hapa për të zotëruar armë bërthamore, shtoi ai.
“Ne e kemi përfunduar marrëveshjen tonë me Iranin dhe ajo duhet të jetë e suksesshme, nëse kalon në një fazë të dytë. Por, mendoj se kjo do të jetë edhe më e lehtë”, tha Trump.
Sipas zyrtarëve të lartë të administratës amerikane, Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan në mënyrë elektronike memorandumin e mirëkuptimit më 15 qershor për t’i dhënë fund luftës tremujore dhe për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht në një ceremoni në Gjenevë të Zvicrës më 19 qershor.
Trump nuk dha hollësi mbi marrëveshjen kornizë, e cila e zgjat armëpushimin e tanishëm edhe për 60 ditë, në mënyrë që palët të zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund përherë konfliktit që nisi më 28 shkurt me sulmet ajrore amerikane dhe izraelite kundër Iranit.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha para gazetarëve të huaj të martën se çështja “më e rëndësishme” në memorandum është “deklarimi i përfundimit të menjëhershëm dhe të përhershëm të luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.
Trump ka shprehur pakënaqësi ndaj Izraelit dhe kryeministrit të tij, Benjamin Netanyahu, për vazhdimin e sulmeve ndaj shënjestrave brenda Libanit, të cilat, sipas tij, synojnë militantët e Hezbollahut.
Hezbollahu është grup militant dhe njëkohësisht parti politike që kontrollon një pjesë të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij ushtarak.
Trump u tha gazetarëve në takimin e G7 se, ndonëse ka marrëdhënie shumë të mirë me Netanyahun, lideri izraelit duhet të jetë më “i përgjegjshëm” sa i përket Libanit.
Si Teherani ashtu edhe Uashingtoni kanë pretenduar fitore pas arritjes së marrëveshjes, ndërkohë që vazhdojnë të ketë sinjale të përziera lidhur me përmbajtjen e saj.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, Mehr, publikoi ato që i quajti detajet e memorandumit 14-pikësh të mirëkuptimit, duke thënë se ai parashikon bisedime për çështjet bërthamore dhe heqjen e plotë të sanksioneve ndaj Teheranit.
Nga ana tjetër, Uashingtoni ka theksuar se elementi kryesor i çdo marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe është garantimi që Irani të mos zotërojë armë bërthamore dhe që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur për qarkullimin e lirë të anijeve.
Kjo ngushticë, një rrugë jetike për furnizimet globale me naftë dhe gaz, u mbyll praktikisht nga Irani pas nisjes së fushatës ushtarake amerikano-izraelite. Ky veprim tronditi tregjet energjetike dhe ndikoi keq në ekonominë botërore.
Uashingtoni këmbënguli se kalimi nëpër ngushticë do të mbetet pa tarifa për 60 ditë sipas memorandumit, ndërsa bisedimet rajonale do të përcaktojnë rregullimet afatgjata.
Megjithatë, paqartësitë vazhdojnë sa i përket tarifave për kalimin nëpër këtë rrugë ujore strategjike.
Agjencia Fars, e afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, raportoi se “është vendosur që trafiku detar nëpër Gjirin Persik të rregullohet nga Irani në bashkërendim me Omanin”.
Kjo deklaratë bie ndesh me pretendimet e Uashingtonit.
Analistët kanë thënë se do të duhen disa javë që trafiku të rikthehet plotësisht në Ngushticën e Hormuzit, e cila para luftës shërbente si rrugë kalimi për rreth një të pestën e furnizimeve globale me naftë dhe gaz./REL
Kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në një nga vendet e Bashkimit Europian nuk po shihet më si rrugë për tu largua...
Bllokimet rrugore ishin më të pakta në Bolivi të hënën, por mungesa e ushqimit, ilaçeve dhe karburantit vazhdoi...
Sondazhet e fundit të opinionit mbi qëllimet e votimit në Itali tregojnë ngritjen e partisë së re të ekstremit t&...
Kryeministri britanik Keir Starmer, në Samitin e G7 në Francë, ka deklaruar se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është shum&...
Komandanti i Forcave Ajrore Izraelite, Omer Tishler, zbuloi në një mesazh drejtuar drejtuesve të degës se një operacion ajror në...
Solstici i verës do të festohet në të gjithë hemisferën veriore këtë javë, duke shënuar fillimin zyrtar t&eu...
Një baba nga Pakistani ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi dyshohet se i ka vendosur vajzës së tij një kamerë...
Një burrë nga qyteti minerar Vorkuta në Rusi mbeti i shokuar kur u kthye në apartamentin e tij pas tre vitesh mungese dhe e gjeti atë...
Një histori tronditëse familjare ka përfunduar me një dënim të rëndë për Dale Warner, i cili në vitin 2026 u...
Pronarët e anijeve nuk pritet të rifillojnë menjëherë tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit, edhe pas njoftimit pë...