Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

SHBA- Ndërsa përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë thirrje për rivendosjen e Kanalit të Panamasë nën kontrollin amerikan, ndërsa ripërsëriti thirrjet për t’i blerë Danimarkës, Groenlandën.
Groenlanda, territori gjysme-autonom danez i mbuluar me akull, është sërish në objektivin e presidentit të ardhshëm amerikan. Të dielën, zoti Trump emëroi ambasadorin e ri amerikan në Danimarkë.
Në një postim në median sociale ai shkruante se: “Për arsye të Sigurisë Kombëtare dhe Lirisë në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.
Republikani Trump sugjeroi gjithashtu marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë. Ai i quajti “krejtësisht zhvatëse” tarifat e vëna nga Panamaja për të përdorur rrugën jetike të transportit detar.
“Nëse nuk respektohen parimet morale dhe ligjore, të këtij gjesti madhështor të dhurimit, atëherë ne do të kërkojmë që Kanali i Panamasë t’i kthehet plotësisht Shteteve të Bashkuara, shpejt dhe pa asnjë diskutim”, tha zoti Trump.
Duke hedhur poshtë akuzat e zotit Trump për tarifa të larta, Presidenti Jose Raul Mulino, tha se çdo metër katror i kanalit do të vazhdojë t’i përkasë Panamasë.
“Tarifat nuk janë trillime. Janë përcaktuar publikisht në një seancë të hapur, duke marrë parasysh kushtet e tregut, konkurrencën ndërkombëtare, kostot operacionale dhe nevojat për remont dhe modernizim të kanalit”, tha presidenti i Panamasë.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se Groenlanda nuk është për shitje. Thirrjet e Presidentit Trump në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë, për të blerë Groenlandën nuk u materializuan.
Sidoqoftë, deklaratat e tij para marrjes së presidencës më 20 janar kanë tërhequr vëmendjen e disa partnerëve dhe aleatëve.
Këtu përfshihet edhe Kanadaja. Zoti Trump e quajti Kryeministrin Justin Trudeau “guvernator”, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund ta përvetësojnë fqinjin e saj verior, ndërsa e kërcënoi atë vend me 25% tarifa.
Ndërsa mbetet i paqartë qëllimi përfundimtar i zotit Trump, të hënën, djali i tij, Eric Trump, postoi në rrjetet sociale një foto të manipuluar të presidentit të zgjedhur duke blerë Kanadanë, Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë në dyqanin e kompanisë Amazon./VOA
ANGLI- Mbreti Charles gjatë një mesazhi për ditën e Krishtlindjes ka falenderuar të gjithë mjekët që kanë q&...
donald trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e ...
AZERBAJXHAN- Një video e tmerrshme është publikuar, ku tregon momentin pak para se të rrëzohej avioni në afërsi të...
rexhep tajip erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka dërguar një mesazh të ashpër luftëtarëve kurd...
SIRI- Autoritetet e reja të Sirisë kanë djegur sasi të mëdha narkotike sot, duke përfshirë një milion pilula kapt...
UKRAINË- Gjysmë milioni banorë në rajonin e Kharkiv të Ukrainës mbetën pa ngrohje pas sulmit masiv të Rusisë n&eu...
BOSNJE-HERCEGOVINA- Konkluzionet e miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska paraqesin kërcënim pë...
Mbreti i Spanjes, Felipe VI SPANJË- Mbreti i Spanjës Felipe VI përdori fjalimin e tij tradicional në prag të Krishtlindjeve pë...
KAZAKISTAN- Një aeroplan me 67 persona në bord u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan. Avioni Embraer E190AR operohej nga li...
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka bërë thirrje për një negocim për t'i dhënë fund luftës n&eu...