"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për Zvërnecin, qytetarët: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll Rripin e Gazës, duke thënë në një tryezë në Katar se SHBA-ja do ta “bënte atë një zonë të lirisë”. Ai shtoi se nuk ka mbetur më asgjë për të shpëtuar në tokën palestineze.
Trump e përmendi për herë të parë idenë për Gazën në shkurt, kur tha se SHBA-ja do ta rindërtonte atë dhe do t’i detyronte palestinezët të shkonin gjëkundi. Plani i tij u dënua gjerësisht, dhe palestinezët, vendet arabe dhe Kombet e Bashkuara thanë se një gjë e tillë do të përbënte spastrimit etnik.
Shumica e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është e zhvendosur brenda vendit, si pasojë e luftës së Izraelit, e cila i ka vrarë gati 53.000 palestinezë dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Duke folur para një grupi zyrtarësh dhe biznesmenësh në Katar, Trump tha: “Kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira: ta bëjmë një zonë të lirisë, duhet t’i lejoni Shtetet e Bashkuara të përfshihen”.
Trump tha se kishte parë “pamje ajrore ku, dua të them, nuk ka pothuajse asnjë ndërtesë në këmbë. Nuk është se mund të tentosh të shpëtosh diçka. Nuk ka ndërtesa. Njerëzit po jetojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura, gjë që është e papranueshme”.
“Dua që ajo (Gaza) të bëhet një zonë lirie. Dhe, nëse është e nevojshme, mendoj se do të isha krenar që Shtetet e Bashkuara ta kenë atë, ta marrin atë, dhe ta bëjnë zonë lirie”, shtoi ai.
Trump ka thënë më parë se dëshiron ta shndërrojë Gazën në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.
Palestinezët e kundërshtojnë fuqishëm çdo plan që nënkupton largimin e tyre nga Gaza, duke e krahasuar këtë ide me “Nakba”-n e vitit 1948, apo “katastrofën”, kur qindra mijëra u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës që çoi në krijimin e Izraelit. Shumë prej tyre thonë se më parë do të parapëlqenin të jetonin në rrënojat e shtëpive të tyre.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar idenë e Trump si “vizion të guximshëm” dhe ka thënë se ai dhe presidenti amerikan kanë diskutuar se cilat vende mund të jenë të gatshme të pranojnë palestinezë që largohen nga Gaza./REL
KOSOVË- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi parlamentar i LDK-së kanë dalë me një deklaratë të p&e...
SLLOVENI- Statuja e parë u dogj nga persona të panjohur, ndërsa e reja u zhduk në mënyrë misterioze. Një vepër prej br...
BOSNJE- Agjencitë policore në B-H janë të pafuqishme për të zbatuar urdhër-arreste për udhëheqësit e RS. Arr...
ITALI- Sipas një raporti paraprak të publikuar sot në Mbretërinë e Bashkuar, jahti luksoz 56 metra i gjatë, i cili verën e ...
MOSKË- Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, th...
PORTUGALI- Lideri i partisë së ekstremit të djathtë të Portugalisë, Chega, u rrëzua sot gjatë një tubim...
KOSOVË- As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare të enjten, nuk është shënuar ndonjë...
KOSOVË- Lista Srpska ka reaguar për mbylljen e një salle sportive në Mitrovicën e Veriut, e cila ishte shfrytëzuar nga struktura...
SHBA- Komisioni Evropian informoi sot TikTok-un për pikëpamjen paraprake se kompania nuk përmbush detyrimin e Aktit të Shër...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me liderët e partive politike në vend për zhbllokimin e ngërç...