Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA - Grupet që mbrojnë të drejtat e emigrantëve po kritikojnë urdhrin e Presidentit Donald Trump për t’i vendosur emigrantë pa dokumente në bazën detare amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë. Sipas korrespodentes së Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ndërsa emigrantët janë mbajtur në Guantanamo edhe nga administratat e mëparshme, grupet që mbrojnë të drejtat e emigrantëve thonë se ajo që po bën zoti Trump është ndryshe.
Baza detare amerikane në Gjirin e Guantanamos në Kubë është e njohur kryesisht për strehimin e të dyshuarve për terrorizëm, përfshirë ata që janë dërguar pas sulmeve të 11 shtatorit dhe talebanëve.
Këtë javë, baza detare e Guantanamos u vu përsëri në qendër të vëmendjes ndërsa zyrtarët po përgatiten për të zhvendosur aty rreth 30 mijë emigrantë, që janë cilësuar si ‘kriminelët e rrezikshëm” dhe individët që “është e vështirë të dëbohen”, sipas urdhrit të Presidentit Donald Trump.
“Ky numër mund të rritet, kjo varet nga vendet që nuk do t’i marrin kriminelët e tyre dhe që na i dërguan neve. Ata u futën nëpër grupet e njerëzve dhe hynë të sigurt në territorin tonë. Ata u dërguan nga ato vende që tani do të përballen me sanksione të ashpra”, ka thënë presidenti Trump.
Grupet që mbrojnë të drejtat e emigrantëve thonë se është e ligjshme, sipas ligjit amerikan, ndalimi i emigrantëve për një periudhë të shkurtër në pritje të largimit të tyre.
Por nëse vendi i origjinës nuk është i gatshëm t’i pranojë ata, ndalimi pa afat është i paligjshëm. Në Guantanamo, thonë ata, emigrantët nuk mund të apelojnë vendimin.
“Është në thelb një vrimë e zezë. Ju po dërgoni njerëz në një vend ku ata nuk do të kenë aftësinë të kontaktojnë avokatët. Ata do të jenë jashtë kontaktit me familjet e tyre. Ata do të izolohen plotësisht. Dhe me sa duket, nga ajo që tha vetë presidenti, synimi është që t'i mbajmë atje për një kohë të pacaktuar”, thotë Bill Frelick, nga organiyata Human Rights Watch.
Në Shtetet e Bashkuara, emigrantët pa dokumente mbahen në qendra paraburgimi dhe madje edhe burgje, thotë Projekti Ndërkombëtar i Ndihmës për Refugjatët.
Autoritetet amerikane kanë ndaluar emigrantë në det dhe i kanë mbajtur në Guantanamo më parë. Flitet për dhjetëra mijëra nën administratën e ish presidentëve Reagan e Clinton dhe më pak se njëqind nën administratën e Presidentit Biden. Organizata për mbrojtjen e emigrantëve thotë se ajo që Presidenti Trump dëshiron të bëjë është ndryshe.
“Nuk ka ndodhur kurrë që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë dhe arrestojnë individë brenda vendit në shkallë të gjerë si pjesë e një fushate deportimi masiv dhe t’i dërgojnë ata në Guantanamo. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, thotë Hannah Flamm, nga Projekti Ndërkombëtar i Ndihmës për Refugjatët.
“Guantanamo është vendi i përsosur për emigrantët që kanë kryer krime”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth në fillim të kësaj jave.
“Jemi duke zbatuar urdhrat e presidentit për t’u siguruar që të kemi një vend për emigrantët e paligjshëm me të kaluar kriminale ndërsa deportohen jashtë vendit”, deklaroi ai.
Zyrtarë të tjerë thanë se emigrantët pa dokumente që nuk kanë kryer krime mund dërgohen gjithashtu në Guantanamo.
“Rojet bregdetare ndalojnë individë në det. Ata mund t’i çojnë direkt në Gjirin e Guantanamos”, deklaroi Tom Homan, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Trump zgjodhi Guantanamon sepse nuk ka më vende që qendrat e paraburgimit, tha të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
“Kjo është një arsye e rëndësishme pse Kongresi duhet të miratojë sa më shpejt fondet që Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe organet federale të imigracionit të kenë mjetet që u nevojiten për të ndaluar këta individë”, deklaroi ajo.
Administratat e ish-presidentëve Obama dhe Biden u përpoqën pa sukses që të mbyllnin kampin e Guantanamos, të ndërtuar gjatë kohës kur George W. Bush ishte në Shtëpinë e Bardhë, pas ndërhyrjes në Afganistan që filloi menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001./VOA
Donald Trump SHBA - Ministrat e Jashtëm arabë kanë refuzuar transferimin e palestinezëve nga toka e tyre në çdo rrethan&eum...
Pamje nga protesta SERBI - Një numër i madh studentësh dhe qytetarësh janë organizuar të shtunën për bllokimin e tr...
SERBI- Universiteti i Beogradit është ende i trazuar. Pak ditë pas bllokadës 24-orëshë të një prej akseve më t&eu...
MALI I ZI- Qytetarët në Mal të Zinë shenjë proteste për shkak të çmimeve githnjë e më të la...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 31 janar se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin mund të bisedojnë shumë s...
TIRANA- Dy perosna janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se grabisnin banesa dhe biznese. Bëhet me dije se në pranga kanë ...
LINDJE E MESEM- Grupi militant i Hamasi njoftoi dhe Izraeli e konfirmoi identitetin e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën bazuar n&eu...
EUROPA- Fjalët “komuniteti i pensionistëve” të sjellin ndër mend imazhe të njerëzve të ulur nëpër kar...
VENEZUELA- I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell dhe Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro patën një diskutim të re...
SHBA- Një avion transporti u rrëzua në Filadelfia të premten rreth 30 sekonda pasi u ngrit, duke dëmtuar disa shtëpi në nj&...