BOTA

"Universiteti i Beogradit ende i trazuar"/ DW: Studentët në protestë masive për tragjedinë në Novi Sad

I.A Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 15:22

"Universiteti i Beogradit ende i trazuar"/ DW: Studentët në

SERBI- Universiteti i Beogradit është ende i trazuar. Pak ditë pas bllokadës 24-orëshë të një prej akseve më të rëndësishme rrugore të kryeqytetit serb, studentët kanë nisur protestën e tyre të radhës: një marshim prej 80 kilometrash drejt Novi Sadit. 

Në çastin që do të mbërrijnë në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, ata do t'i bashkohen studentëve vendas dhe do të marrin pjesë në protestën masive, në përkujtim të 15 vetëve që humbën jetën nga shembja e çatisë të stacionit të trenit në Novi Sad, tri muaj më parë, në orën 11:52, në mesditën e 1 nëntorit. Të paktën 400 studentë do të marshojnë për 2 ditë deri në qytetin e Serbisë Veriore. 

Petar Gardovic është një ndër pjesëmarrësit. Ai studion në fakultetin e Shkencave Politike në universitetin e Beogradit. Gardovic i tha DË se nuk e shqetëson aspak fakti që do të përshkojë 40 kilometër në ditë, sidomos kur kujton arsyen e këtij marshimi. 

"E gjitha çka ne kërkojmë është në fakt diçka që është krejt normale në çdo shtet normal: që kushdo që ushtron dhunë apo vret, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe ata që janë fajtorë të përballen me pasojat e veprimeve të tyre”  tha ai. 

Marshimi 2-ditor i studentëve do të shoqërohet nga njerëz në automjete që do të shpërndajnë ushqim, ujë dhe mjekim. 

Studentët synojnë të ecin gjatë ditës dhe të kalojnë natën në stadiumin e qytetit të Indjijas, i cili është në mes të  Beogradit dhe Novi Sadit. 

Gjatë së hënës, përfaqësues të lartë të qeverisë deklaruan në konferencën për shtyp se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe u bënë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë. 

Por vetëm pak orë më pas, studentët që po ngjisnin afishe ku bëhej thirrje për protesta të reja, u sulmuan nga një grup meshkujsh të cilët dolën nga ndërtesa ku gjenden zyrat e partisë në pushtet, "Partia Progresive Serbe”, SNS. 

Presidenti Aleksandar Vuçiç njoftoi se në 10 ditët e ardhshme do të merrej vendimi nëse koalicioni qeverisës do të emërojë kryeministrin e ri apo vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare të parakohshme. 

"Qeveria është tolerante dhe e durueshme, por kjo s'do të thotë se mund të dëmtohen jetë të tjera njerëzish” – tha Vuçiç, duke shtuar se detyra kryesore e qeverisë që ai drejton është të ruajë stabilitetin në shoqëri. 

"Asgjë nuk arrihet me forcë” – vijoi më tej presidenti serb. "Ose mbase mundet, por para se kjo të ndodhë, dikush duhet të kryejë një krim. Duhet të më vrisni mua, përndryshe nuk pranoj”. 

Por fjalët e presidentit dukshëm nuk patën asnjë ndikim tek studentët. Ata planifikojnë të bllokojnë tri urat mbi lumin Danub në Novi Sad për 24 orë, duke nisur nga e shtuna. 

Organizatorët presin që t'u bashkohën jo vetëm studentë nga i gjithë vendi por edhe profesorë universiteti dhe mësues të gjimnazeve dhe shkollave fillore, shumë prej të cilëve nuk kanë marrë pjesë në mësim gjatë ditëve të fundit, duke treguar hapur mbështetjen e tyre ndaj protestave studentore.  

Fermerë me traktorë dhe grupe motoristësh kanë arritur tashmë në Novi Sad. Ndërkohë, shumë figura të larta të politikës serbe kanë përdorur median sociale për të inkurajuar njerëzit që t'u bashkohen demonstrative. 

A do të ishin zgjedhjet e parakohshme zgjidhje e ngërçit? 

Serbia gjendet në mesin e një krize të thellë politike. Por a do të krijonin zgjedhjet e parakohshme një rrugëdalje nga kriza aktuale?

Qytetarët që janë kundërshtarë të qeverisë thonë se protestat e tyre do të ndalojnë kur të plotësohen kërkesat e studentëve dhe të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. 

Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA), një organizatë e pavarur që synon të forcojë kulturën demokratike dhe aktivizmin qytetar në Serbi, monitoron prej vitesh proceset zgjedhore në vend. 

"Serbia duhet të zgjidhë një sërë parregullsish dhe problemesh sistemike, në mënyrë që të krijojë kushtet për zgjedhje të ndershme, gjëra të cilat politika serbe nuk ka interes për t'i ndrequr” – thotë drejtori i CRTA-së Rasa Nedeljkov, 

"Kemi faktuar një sërë akuzash, të cilat kanë përfunduar kushedi se në cilin sirtar” – tha Nedeljkov për DË. Këto akuza lidhjen me blerjen e votave, presionin mbi nëpunësit publikë dhe parregullsi në regjistrimin e votuesve. 

"Para së gjithash – thotë Nedeljkov – duhet të jemi të sigurtë që institucionet serbe, prokurorët dhe sistemi gjyqësor kanë vullnetin e duhur për të zbatuar ligjin dhe të përçojnë mesazhin e qartë tek të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin zgjedhor, se shkelja e ligjit nuk do të tolerohet”. 

Nedeljkov thotë se minimumi i kërkesave që duhet të sigurojë shteti janë liria e shtypit, mundësi të barabarta për të gjithë në procesin zgjedhor dhe një regjistër i përditësuar votuesish. Gjithsesi, shtoi ai, është e vështirë të thuhet se sa kohë do t'i duhet Serbisë që t'i bëjë të mundura të gjitha këto. 

Bojkoti opozitar, i mundshëm 

Shumë parti opozitare kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë nëse mbahen zgjedhje së shpejti.

Ata bëjnë thirrje që kërkesat e studentëve të plotësohen dhe të formohet një qeveri tranzicioni e cila përveç të tjerash, të shtrojë rrugën për zgjedhje të lira. 

"Ne nuk do t'i miratojmë manipulimet e Aleksandar Vuçiç” – thotë Radomir Lazoviç, deputet i partisë "Fronti i Gjelbër-Majtist”. 

Lazoviç i tha DË se opozita kërkon një qeveri tranzicioni që "garanton vërtet zbehjen e pushtetit të Partisë Progresive Serbe”. 

Partia qeverisë SNS e ka refuzuar deri tani formimin e qeverisë së tranzicionit. Dhe me sa duket, edhe komuniteti ndërkombëtar nuk po i bën ndonjë presion liderit serb Vuçiç, i cili është në pushtet prej shumë kohësh.

Qeveria mburret se gëzon mbështetje jo vetëm nga Lindja, por edhe Perëndimi. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë mbështetjen e tyre ndaj Vuçiç dhe qeverisë që ai drejton.  

Serbia është vend kandidat i Bashkimit Europian. Gjithsesi, deri tani Unioni vetëm ka deklaruar se "do të vijojë të monitorojë ngushtësisht zhvillimet”. 

"Si një parti pro-europiane që është e mendimit se anëtarësimi në BE-së është vendimi më i rëndësishëm strategjik për sa i përket se ardhmes së Serbisë, më duhet të them se jam thellësisht i zhgënjyer dhe i pakënaqur me qëndrimin zyrtar aktual të BE-së për Serbinë" - tha Lazoviç. "Unë i bëj thirrje BE -së që të ndryshojë politikën e saj, e cila mbështet Aleksandar Vuçiç, dhe të qëndrojë në anën e qytetarëve të Serbisë, të cilët po bëjnë thirrje për drejtësi."/DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan