BOTA

Turizmi masiv: Si po veprojnë rajonet e prekura turistike?

n.f Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 10:57
Turizmi masiv: Si po veprojnë rajonet e prekura turistike?
Foto ilustruese

GJERMANI- Në shumë destinacione turistike evropiane shtohen protestat kundër ekzagjerimeve të industrisë së pushimeve. Kërkesat për limitimin e saj po bëhen gjithnjë e më të forta. Kur demonstruesit në Barcelonë i spërkatën me ujë nga pistoletat plastike turistët, që nuk po merrnin vesh se ç`bëhej, protestat kundër turizmit në Spanjë kishin arritur kulmin. Më parë disa mijëra vetë kishin protestuar në Ishujt Kanarie, në Ishujt Baleare dhe në Andaluzi.

Me më shumë se 85 milionë vizitorë të huaj në vit Spanja është destinacioni i dytë më i kërkuar i turizmit në botë, pas Francës. Pakënaqësia për pasojat e turizmit masiv po rritet edhe në destinacione të tjera evropiane. Në shumë vende, në Barcelonë, Venecia, Paris dhe Greqi, po mendohet se çfarë mund të bëhet për të kufizuar numrin e turistëve.

Barcelona: Fundi i qiradhënies për pushuesit

Meqenëse shfrytëzimi i hapësirës së banimit, për t`ia dhënë me qira turistëve, ka një ndikim drastik në tregun e zakonshëm të qirave, në kryeqytetin e Katalonjës në veri të Spanjës është planifikuar anulimi i të gjitha ofertave deri në fund të vitit 2028. Administrata e qytetit shpreson që më shumë se 10.000 apartamente, që deri tani u janë dhënë ligjërisht pushuesve, të vihen përsëri në dispozicion të tregut të qirave afatgjata. Gjatë protestave kundër turizimit në Barcelonë, demonstruesit kritikuan ndër të tjera edhe çmimet e qirave, të cilat rriten prej vitesh. Vitin e kaluar rajoni i Katalonjës kryesonte statistikat e turizmit spanjoll me 18 milionë vizitorë.

Mallorca: Kufij për blerësit e imobilieve?


Dyndje turistësh në MajorkaFotografi: Schoening/imageBROKER/picture alliance
Edhe në ishullin mesdhetar spanjoll të Majorkës ka pasur javët e fundit demonstrata kundër turizmit. Mungesa e hapësirës së banimit është edhe atje një nga problemet kryesore. Ndër të tjera në ishull debatohet edhe për kufizimin e shitjeve të pasurive të paluajtshme personave, të cilët nuk janë banorë të Majorkës. Megjithatë se si do përputhet kjo me ligjin e BE, është e paqartë. Së fundmi janë forcuar edhe kontrollet në sektorin e dhënieve me qira për pushuesit. Në Palma për shembull, në kryeqytetin e ishullit, ka një ofertë të madhe të paligjshme të akomodimit turistik. Vitin e kaluar në ishull erdhën rreth 12,5 milionë turistë, aq shumë sa kurrë më parë. Prej disa kohësh ekziston një limit për kroçierat në portin e qytetit.

Ishujt Kanarie: rekorde pushuesish dhe paga të ulëta

Edhe Ishujt Kanarie shënuan vitin e kaluar një rekord me më shumë se 16 milionë turistë. Megjithatë pakënaqësia në grupin e ishujve në Atlantik po shtohet. Në muajin prill rreth 60.000 vetë morën pjesë në një demonstratë, që shënoi fillimin e protestave kundër turizmit në Spanjë. Pjesëmarrësit kërkuan ndër të tjera shpërndarje më të drejtë të pasurisë së krijuar nga turizmi. Edhe pse biznesi me pushuesit ecën mirë, pagat mesatare në Ishujt Kanarie janë veçanërisht të ulëta. Por ndryshe nga pjesa dërmuese e destinacioneve masive turistike, në Ishujt Kanarie deri sot nuk ka ende taksë turistike.


Paris: Turistët duhet të paguajnë shumë më tepër

Ndërsa në kryeqytetin francez një taksë e tillë për bujtësit ekziston prej shumë vitesh. Të ardhurat prej saj përdoren për investime, nga të cilat përfitojnë vendasit. Që nga fillimi i vitit pushuesve në Paris u kërkohet të paguajnë dukshëm më shumë, tarifat janë dyfishuar. Në varësi të kategorisë së hotelit tani duhet të paguhen deri në 14.95 euro në ditë. Edhe në Paris, ku priten dhjetëra mijëra vizitorë më shumë për Lojërat Olimpike, çështja e mungesës së banesave është akute. Prandaj administrata e qytetit ashpërsoi së fundmi rregulloret për qiratë turistike. Që atëherë pushuesve mund t`u jepet me qira vetëm banesa kryesore, pronarët e të cilëve jetojnë aty. Përveç kësaj dhënia me qira për pushuesit lejohet vetëm për më së shumti 120 ditë në vit - pas regjistrimit paraprak.

Amsterdam: Nuk ka më hotele të reja

Amsterdami po luan një rol pioner në limitimin e turizmit masiv. Ndryshe nga destinacionet e tjera turistike kryeqyteti holandez e ka përcaktuar tashmë se ku e ka kufirin e kapacitetit. Administrata e qytetit vendosi që çdo vit të mos ketë më shumë se 20 milionë bujtje në shtëpitë që jepen me qira për turistë. Kjo vjen si rrjedhojë e një nisme qytetare, e cila kërkonte nga këshilli bashkiak që të rregullonte më mirë fluksin e vizitorëve. Përveç kësaj asnjë hotel i ri nuk aprovohet më tani, përveç rasteve kur mbyllen hotele ekzistues. Në të ardhmen numri i kroçierave në port do të jetë po ashtu i kufizuar.

Greqi: Kufizime për kroçierat në Mykonos

Një masë të tillë mund të ketë së shpejti edhe në Greqi. Kohët e fundit qeveria njoftoi, se do të limitojë numrin e kroçierave, që ndalojnë në disa nga ishujt shumë të preferuar si Santorini dhe Mykonos. Sipas Zyrës Gjermane të  Statistikave askund në BE përqindja e pushuesve për banor nuk është aq e lartë sa në Egjeun jugor. Ka më shumë se 100 turistë bujtës për çdo banor vendas. Edhe në Greqi pushuesit tani duhet të gërmojnë shumë më thellë në xhepat e tyre. Që nga ky vit gjatë sezonit do të merret e ashtuquajtura taksë e krizës klimatike, e cila paguhet për secilën natë dhe shkon deri në dhjetë euro, në varësi të kategorisë së hotelit.


Venecia: biletë hyrëse për vizitorët ditorë

Ai që nuk qëndron edhe gjatë natës në qendrën e vjetër të Venecias që nga ky vit duhet të paguajë për hyrjen në ditë të caktuara. Deri tani janë paguar pesë euro, por vitin e ardhshëm shuma në disa ditë mund të dyfishohet. Qëllimi i kësaj mase është të frenojë turizmin ditor, pasi ekskursionistët ditorë, që vijnë vetëm për disa orë, shpenzojnë pak para në qytet, por kontribuojnë megjithatë në mbipopullimin e tij. Rreth pesë milionë pushues vizitojnë Venecian çdo vit./ DW

turizem protesta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan