Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TURQI- Turqia do të paraqesë një kërkesë më 7 gusht që zyrtarisht t’i bashkohet rastit për gjenocid, të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Turqia vazhdimisht ka kritikuar Izraelin për bombardimin e Gazës gjatë luftës kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbështet kauzën palestineze dhe ka dënuar “barbarinë” e Izraelit, shtet që sipas tij, “vazhdimisht ka shfaqur qëllimin e tij për të zbatuar politika masakruese”.
GJND-ja veçse ka urdhëruar Izraelin që të bëjë gjithçka për të parandaluar gjenocidin gjatë ofensivës së tij, që e nisi si kundërpërgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit të Hamasit. Por, gjykata nuk ka urdhëruar një armëpushim. GJND-ja po ashtu ka urdhëruar Izraelin që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar që popullata palestineze e Gazës të ketë furnizime me ushqime bazike dhe në maj, kjo gjykatë bëri thirrje për ndaljen e operacioneve ushtarake në qytetin Rafah, në jug të Gazës.
“Ekipi ligjor i Parlamentit tonë më 7 gusht do të dorëzojë një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që t’i bashkohemi rastit”, tha Erdogan, pas një mbledhjeje të kabinetit presidencial më 5 gusht.
“Prandaj, ne do të bëjmë aplikimin zyrtar në emër të Turqisë”.
Turqia është një nga shtetet më kritike ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Gazë. Hamasi po ashtu ka mbështetje nga armiku i kamotshëm i Izraelit, Irani. Tensionet rajonale janë rritur ditëve të fundit, pasi më 31 korrik në Teheran u vra lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Irani ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin, i cili nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është zotuar për një përgjigje ushtarake, duke rrezikuar që ta çojë mbarë rajonin në prag të luftës.
Erdogan ka dënuar vrasjen e Haniyehut, duke e cilësuar si “akt të neveritshëm” që synon të minojë kauzën palestineze dhe të dekurajojë dhe kërcënojë popullin palestinez. Lideri turk shpesh ka krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me Adol Hitlerin, duke thënë se trajtimi që u bënë Izraeli palestinezëve përbën gjenocid dhe se shteti duhet të ndëshkohet nga nivelet më të larta ndërkombëtare.
Erdogani po ashtu ka kritikuar shtetet perëndimore për mbështetjen që i ofrojnë Izraelit, veçanërisht ka kritikuar SHBA-në. Afrika e Jugut ngriti rastin në GJND në dhjetor të vitit 2023, duke argumentuar se Izraeli ka shkelur Konventën e Gjenevës me aparteidin e pretenduar, pushtimin dhe bllokadën që ka vendosur në Rripin e Gazës.
Dhjetëra shtete kanë shprehur mbështetje për rastin kundër Izraelit. Por, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe disa shtete të tjera janë kundër këtij rasti.
Duke iu bashkuar rastit në GJND, Turqia do të dorëzonte një “deklaratë për intervenim” duke iu bashkuar procedurave gjyqësore. GJND-ja duhet që zyrtarisht ta miratojë kërkesën e Turqisë për t’iu bashkuar rastit.
“Turqia qëndron me Palestinën gjatë këtyre ditëve të vështira të [luftës] për mbijetesë dhe mbështet vëllezërit dhe motrat palestinezë me të gjitha mjetet”, tha Erdogan më 5 gusht./ REL
Foto ilustruese LONDËR- Aksionet europiane u hapën më lart të mërkurën, ndërsa tregjet globale financiare presin të...
pamje nga ngjarja SHBA- Një qen ka shkaktuar zjarr në shtëpinë e tij pasi kafshoi një power bank (bateri e jashtme) në T...
Foto ilustruese IZRAEL- Lindja e Mesme përballet me krizën më të madhe ndër vite, teksa po përgatitet për një luft&...
Elon dhe Vivian SHBA- Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, po sjell në vëmendje të kaluarën e supozuar të ndy...
Kamala Harris dhe Walz SHBA- E nominuara demokrate për presidente, Kamala Harris, dhe kandidati i saj për nënpresident, guvernatori i Mineso...
Waltz SHBA- Prej korrikut, kur nënpresidetja amerikane, Kamala Harris, e ka fituar përkrahjen e demokratëve kryesorë për të z...
Musk dhe Trump SHBA- Donald Trump ka njoftuar se do të zhvillojë të hënën mbrëma një "intervistë të ...
Foto ilustruese GJERMANI- Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi një hotel u shemb pjes&eu...
SHBA- Kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së dhe ish-presidenti, Donald Trump tha se kandidati i Partisë Demokratik...
SHBA- Vendimi i Joe Bidenit për t’u tërhequr nga gara për një mandat të ri si president i SHBA-së dhe për t’ia ...