Moti/ Diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës së sotme, shtrëngata të izoluara në jug
Ditën e sotme (10 gusht) vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta...
Ditën e sotme (10 gusht) vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta...
Sivjet prodhimi vendas i qumështit ka shënuar rritje, si rezultat i zgjerimit të fermave të mëdha dhe përmirësimit të ...
Dashi Monotonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gjithë kohës te m&e...
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhë...
Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Mallakastër, veçanërisht në krahun e Drenies, ku era e fortë e nisu...
Detyrimet e prapambetura të institucioneve publike vijuan të rriten edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, në një...
Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Krujë, duke rrezikuar një biznes në zonë. Aktualisht, në...
SPAK ka kryer një kontroll në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj is...
Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e së shtunës qytetin e Krujës, duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt ...

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se marrëveshja e mbrojtjes e nënshkruar nga Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite nuk e shënjestron Iranin, megjithëse u shpreh se, teknikisht, ajo është e njëjtë me Nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj njërit konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve të aleancës.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se paktit – i nënshkruar më 7 gusht nga udhëheqësit e tre vendeve – mund t’i bashkohen edhe Egjipti dhe vende të tjera, pasi të zgjidhen një sërë çështjesh teknike.
“NATO është një aleancë e madhe ushtarake ku bëjnë pjesë 32 vende. Ne kemi nisur këtu si tre vende dhe duhet të ndërmarrim hapa shumë modestë, por konkretë”, tha ai.
Fidan i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu se do të krijohet një komitet ministrash, i ngjashëm me atë brenda aleancës së NATO-s, si dhe një sekretariat i përgjithshëm, me seli në Arabinë Saudite.
Kryediplomati turk nuk tregoi se çfarë çështjesh duhet të zgjidhen që t’i hapet rrugë bashkëngjitjes së Egjiptit në marrëveshje ku bëjnë pjesë shtete me shumicë myslimane sunite. Irani ka popullsi shumicë myslimane shiite.
Më 7 gusht, udhëheqësit e Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit u takuan në qytetin saudit të Mekës për të nënshkruar marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes, që synon forcimin e “parandalimit kolektiv ndaj çdo akti agresioni”.
Qeveria turke tha se “marrëveshja nuk bie ndesh me angazhimet e aleancave ekzistuese ndërkombëtare të Turqisë, përfshirë ato që qëndrojnë në thelb të NATO-s”. Turqia është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s.
“Marrëveshja është veçmas e rëndësishme në dritën e sfidave dhe kërcënimeve në rritje me të cilat përballet rajoni, që para së gjithash janë sulmet terroriste, kontrabanda e armëve dhe kërcënimet ndaj vendeve fqinje dhe rrugëve ndërkombëtare detare”, tha Turqia.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur pasiguria po rritet në Lindjen e Mesme, teksa në horizont ende nuk duket një përfundim i konfrontimit mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Vitin e kaluar, Arabia Saudite nënshkroi një marrëveshje strategjike të mbrojtjes së ndërsjellë me Pakistanin, e cila përfshinte një klauzolë të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, ku thuhet se “çdo agresion ndaj cilitdo prej vendeve do të konsiderohet agresion ndaj të dyja vendeve”.
Arabia Saudite, aleate e SHBA-së dhe prej kohësh rivale e Iranit për ndikimin rajonal në çështjet politike, ushtarake dhe fetare, ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve iraniane me raketa dhe dronë, pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt.
Thatësira historike, vala rekorde e nxehtësisë dhe rënia e niveleve të Danubit po e godasin rëndë Evropën Qendrore dhe...
Mediat shtetërore iraniane kanë publikuar një video të papublikuar më parë të liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei...
Nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit në lumin Danub, të shkaktuara nga vala e të nxehtit dhe thatësira që ka p&...
Hunter Biden, djali i ish-Presidentit të SHBA-së Joe Biden, në një intervistë me BBC u emocionua kur foli për shëndetin e bab...
Përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit përballen me pengesa të reja, pasi Irani ka paraqitur një listë të...
Një re e dendur tymi dhe hiri vullkanik është lëshuar nga Etna, një nga vullkanet më aktivë në botë, duke detyruar ...
Një video që deri më tani nuk ishte bërë publike është publikuar nga policia, duke zbuluar sjelljen e Jamie Lee Komoroski pak...
Publikohet një video e re tronditëse nga kamerat e sigurisë brenda një shkolle në periferi të Bangkokut, ku mëngjesin e s&eum...
Një anije është goditur nga një municion i pashpërthyer rreth 18 milje detare në lindje të Khasabit, në Oman, duke shk...
Një dron i paidentifikuar shpërthyeu sot në hapësirën ajrore të Bullgarisë, pranë kufirit me Rumaninë. Sipas aut...