Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
FRANCA- Autoritetet franceze liruan të mërkurën drejtuesin e aplikacionit për shpërndarjen e mesazheve ‘Telegram’, Pavel Durov, pasi e mbajtën për katër ditë në paraburgim për ta marrë në pyetje mbi dyshimet se platforma e tij është përdorur për aktivitete të jashtëligjshme. Durov u arrestua të shtunën në aroportin e Parisit, “Le Bourget”, në kuadër të një hetimi të nisur muajin e kaluar, mbi dyshimet për 12 vepra penale.
“Pas një hetimi është vendosur që Pavel Durov të lirohet dhe ai do të dalë përpara gjykatës. Ekziston mundësia që ndaj tij të ngrihen akuza”, thuhej në deklaratën e prokurorisë së Parisit.
Akuza të tjera ndaj zotit Durov, që ka shtetësi franceze, përfshijnë dyshimet se plaforma e tij është përdorur për të krijuar materiale ku shfaqeshin abuzime seksuale me fëmijët, trafik droge, mashtrim dhe përkrahje të transaksioneve të krimit të organizuar dhe se rrjeti ‘Telegram’ refuzoi të jepte informacion ose të vinte në dispozicion të hetuesve dokumenta, siç e parashikon ligji.
Arrestimi i tij nxiti reagim në Rusi. Disa zyrtarë qeveritare e cilësuan arrestimin e tij si të motivuar politikisht dhe një provë se Perëndimi vepron me standarde të dyfishta në raport me lirinë e fjalës.Ky reagim ka nxitur pikëpyetje nga kritikët e Kremlinit pasi në vitin 2018, vetë autoritetet ruse u përpoqën ta bllokonin ‘Telegramin’, por dështuan, duke u tërhequr në vitin 2020.
Në Iran, ku ‘Telegrami’ përdoret gjerësisht, pavarësisht se u ndalua zyrtarisht pas vite të tëra protestash kundër teokracisë së vendit, arrestimi i zotit Durov në Francë, nxiti reagim nga udhëheqësi suprem i Republikës Islamike. Ajatollah Ali Khamenei lavdëroi Francën për faktin se ishte "e rreptë" me ata që "shkelin rregullat vendase për përdorimin e internetit”.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se arrestimi i zotit Durov nuk ishte një akt politik, por pjesë e një hetimi të pavarur. Presidenti Macron postoi në rrjetin social X se vendi i tij "është thellësisht i përkushtuar" ndaj lirisë së shprehjes, por shtoi se "liritë gëzohen brenda një kuadri ligjor, si në mediat sociale ashtu edhe në jetën reale, për të mbrojtur qytetarët dhe për të respektuar të drejtat e tyre themelore".
Në një deklaratë të postuar në platformën e tij pas arrestimit të zotit Durov, rrjeti ‘Telegram’ tha se i përmbahet ligjeve të BE-së dhe se masat i tij rregullatore ishin "brenda standardeve të industrisë dhe po përmirësoheshin vazhdimisht".
“Është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj janë përgjegjës për abuzimin e plotformës”, thuhet në postimin e ‘Telegramit’. "Pothuajse një miliard përdorues në rang botëror përdorin ‘Telegramin’ si mjet komunikimi dhe si burim jetik informacioni. Ne jemi në pritje të një zgjidhjeje të shpejtë të kësaj situate”, thuhej në deklaratë.
Durov është shtetas i Rusisë, Francës, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetit të ishujve të Karaibeve St. Kitts dhe Nevis. Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha të martën se ishte "duke ndjekur nga afër rastin" dhe i kishte kërkuar Francës që t'i sigurojë zotit Durov" të gjitha shërbimet e nevojshme konsullore në mënyrë urgjente".
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se shpresonte që zoti Durov "të kishte në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për mbrojtjen e tij ligjore" dhe shtoi se Moska është "e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen që kërkohet" për drejtorin e rrjetit ‘Telegram’, si qytetar rus.
“Por situata është e ndërlikuar nga fakti se ai është gjithashtu shtetas i Francës”, tha zoti Peskov.
Rrjeti ‘Telegram’, që thotë se ka thuajse 1 miliard përdorues në mbarë botën, u themelua nga zoti Durov dhe i vëllai i tij, pasi ai vetë u përball me trysni nga autoritetet ruse. ‘Telegrami’ vazhdon të shërbejë si një platformë e përhapur informacioni në Ukrainë, ku mediat dhe zyrtarët shpërndajnë informacion lidhur me luftën./ VOA
Deario Wilkerson SHBA- Autoritetet amerikane të Tenesit ishin në kërkim të një të arratisuri, të kërkuar n&eum...
VENEZUELA- Kundërshtarët e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, protestuan më 28 gusht në përpjekje për të ringjallur pr...
WASHINGTON– Personat që dëshirojnë të dhurojnë veshkën e tyre përballen me një rrezik më të ulët ...
RUSIA- Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të mërkurën se u ka 92 amerikanëve hyrjen në territorin e sa, përfshir&eum...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të mos kufizojë lirinë e individëve, përfshirë t&eum...
GJERMANIA- Forcimi i së djathtës ekstreme në lindje të Gjermanisë, e cila ka në qendër politikat kundër emigrantë...
ARKTIK- Ndërsa Kina dhe Rusia kërkojnë të thellojnë bashkëpunimin në Arktik, analistët nënvizojnë shqet...
Manuel Sarrazin KOSOVA- I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të qëndro...
GREQIA- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme rreth o...
Emmanuel Macron dhe Aleksandar Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që të nëns...