]
marine le pen
FRANCË- Udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen do të apelojë dënimin kundër saj, njoftoi avokati i saj Rodolfo Beauselou. Marine Le Pen u shpall fajtore sot për keqpërdorim të fondeve publike nga një gjykatë e Parisit dhe u dënua me privim të së drejtës për të kandiduar në zgjedhje për pesë vjet.
"Kjo është një goditje për demokracinë," u tha ai gazetarëve jashtë selisë së partisë së ekstremit të djathtë Rally National në Paris.
Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar. Gjykata i ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.
Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim, dy prej të cilëve do të pezullohen. Dy të tjerët, ndërkaq, do t'i kalojë me etiketë elektronike dhe jo në paraburgim. Ajo, gjithashtu, u dënua me 100.000 euro gjobë.
Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera partiake, u akuzuan për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante. Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi se kishte kryer “parregullsinë më të vogël”. Për zgjedhjet e vitit 2027, ajo tha se do të ishin përpjekja e saj e katërt dhe e fundit për të marrë kryesimin e Presidencës franceze.
marine le pen
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
31 Mars17:07
Analiza: Çfarë do të ndodhë tani me Marine Le Pen dhe partinë e saj të ekstremit të djathtë?
FRANCË- Politikania franceze e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fonde...
n.f
BOTA
31 Mars17:06
Opozita turke denoncon keqtrajtimin e studentëve të arrestuar gjatë protestave për Imamoglun
TURQI- Lideri i opozitës turke, Ozgur Ozel ka denoncuar keqtrajtimin e studentëve të arrestuar gjatë protestave pas burgosjes së...
n.f
BOTA
31 Mars17:04
Raporti: Numri i vrasjeve në Suedi në vitin 2024 ishte në nivelin më të ulët në një dekadë
SUEDI- Numri i vrasjeve në Suedi, e cila ka luftuar për vite me radhë për të frenuar dhunën e bandave, ra në viti...
E.D
BOTA
31 Mars16:44
Trump tha se do kërcënojë Rusinë me “tarifa dytësore”/ Reagon Kremlini: Putini mbetet i hapur për çdo kontakt me presidenti amerikan
RUSI- Kremilini ka njoftuar sot se presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për çdo kontakt me homologun e tij amerikan Donald Trump...
r.ll
BOTA
31 Mars15:58
Armëpushimi në Ukrainë/ Presidenti finlandez: Trumpit po i mbaron durimi me Putin, SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj naftës ruse
trump, stubb
SHBA- Presidenti i Finlandës, Alexandër Stubb thotë se presidentit amerikan Donald Trump po i mbaron durimi me homologun rus Vl...
r.ll
BOTA
31 Mars15:57
Shpërthim në një minierë qymyri në Spanjë, pesë persona humbin jetën, katër të tjerë plagosen
foto ilustruese
SPANJË- Një shpërthim në një minierë në Spanjën veriore të hënën në m&eu...
r.ll
BOTA
31 Mars15:55
Ndihma më e madhe ushtarake e Suedisë për Ukrainën: 1.4 miliardë euro paketë për mbrojtjen ajrore, artilerinë
ministri
SUEDI- Qeveria suedeze njoftoi sot një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, në total rreth 1.4 mil...
e. d
BOTA
31 Mars15:23
Tërmeti shkatërrues në Myanmar/ Rritet bilanci i viktimave, mbi 2000 të vdekur dhe 3900 të plagosur, 270 persona ende të zhdukur
MIANMAR- Numri i të vdekurve nga tërmeti i janë prekur me magnitudë7.7 që goditi Mianmarin të premten është rrit...