Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis permes një postimi në Facebbokm ka folur lidhur me varësinë e fëmijëve dhe të rinjve nga platformat sociale. Mitsotakis është shprehur se do të fokusohen në mbrojtjen e të miturve nga varësia dixhitale, por pa demonizuar teknologjinë
Sipas kreut të qeverisë greke në 30 dhjetor, në një aktivitet të veçantë me të gjithë ministrat përkatës, ai do të prezantojë planin gjithëpërfshirës për të trajtuar këtë problem real. Mitsotakis thotë se po përpiqen të ndërtojnë një mjedis që do t'i mbrojë fëmijët nga përdorimi i tepërt apo abuzimi i teknologjisë, pa i privuar ata nga mundësitë që ajo ofron.
"Kalimi në çështjen vendimtare të varësisë së fëmijëve dhe të rinjve nga mediat sociale. Ne nuk kemi nevojë për dokumentacion të veçantë shkencor për ta vërtetuar këtë. Ka një problem dhe duhet të marrim masa të menjëhershme. Si qeveri ne kemi marrë iniciativën që fillimisht të hapim debatin publik për këtë çështje, duke u bërë thirrje prindërve që të bëhen aleatë në përpjekjen për të hartuar një politikë efektive për të përballuar varësinë dixhitale. Duam të sensibilizojmë të gjithë, forcat politike, komunitetin shkencor e arsimor, prindërit dhe fëmijët. Pa demonizuar teknologjinë, ne fokusohemi në mbrojtjen e të miturve nga varësia dixhitale.
Më 30 dhjetor, në një aktivitet të veçantë me të gjithë ministrat përkatës, do të prezantojmë planin tonë gjithëpërfshirës për të trajtuar një problem real. Në fazën e parë, do të kemi një platformë të quajtur parco.gov.gr, me të gjitha udhëzimet sesi prindi mund të aktivizojë cilësimet në celularin e fëmijës që do ta mbrojnë atë si nga përdorimi i zgjatur, ashtu edhe nga shikimi i përmbajtjeve problematike, ofenduese apo të rrezikshme për të miturin. Brenda tremujorit të parë të vitit 2025 do të vazhdojmë edhe me zbatimin e aplikacionit dixhital “Kids Wallet” i cili do të lehtësojë më tej prindërit që të kufizojnë keqpërdorimin e celularit nga fëmijët e tyre, si dhe ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme apo që shkaktojnë varësi. Në të njëjtën kohë, do të zhvillohet një fushatë informuese për të ndihmuar prindërit të përdorin këto mjete.
Ne nuk jemi naivë. Ne e dimë që të vetëm si shtet nuk mund ta zgjidhim problemin. Prandaj synimi ynë është të marrim drejtimin në nivel evropian. Ne do të kërkojmë të punojmë me ofruesit për të harmonizuar praktikën dhe për të formuar një kornizë të re që do të mbrojë fëmijët. Një kornizë që do të ruajë një sërë të drejtash të reja dixhitale të fëmijëve tanë dhe do të detyrojë platformat dhe kompanitë e teknologjisë t'i respektojnë ato dhe të zhvillojnë aplikacione përkatëse të mbrojtjes. Ne nuk synojmë ndalime të ashpra, drakoniane apo horizontale që nuk mund të zbatohen. Ajo që duam është të ndërtojmë një mjedis që do t'i mbrojë fëmijët nga përdorimi i tepërt dhe/ose abuzimi i teknologjisë, pa i privuar ata nga mundësitë që ajo ofron. Çelësi është në ekuilibër.", thuhet ndër të tjera në postimin e Mitsotakis.
Asma-Assad RUSI- Kremlini ka hedhur poshtë raportet e mediave turke që sugjeronin se gruaja e Bashar al Assad donte të divorcohej dhe të...
presidenti rumun RUMANI- Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, emëroi të hënën kryeministrin aktual Marcel Ciolacu për t&eum...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgosurit federalë të dënu...
trupat koreane RUSI- Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS) besojnë se Pheniani tani po planifikon t&eu...
Francois Bayrou FRANCË- Kryeministri francez François Bayrou ka thënë se do të emërojë kabinetin e tij të ri "par...
Trevi i Romes ITALIA- Shatërvani ikonë Trevi i Romës u rihap të dielën pas tre muajsh rinovime, pikërisht në kohën ...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi të dielën të rikthejë kontrollin amerikan mbi Kanalin e Panamasë, duke ak...
LINDJE E MESME- Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja...
Papa Francesku SANTA MARTA - Papa Françesku ka bërë thirrje për një armëpushim në të gjitha frontet e luftës...
meksike MEKSIKË- Një avion i vogël u rrëzua të dielën në një zonë të pyllëzuar në Meksik&e...